Filma

Wilson (2017) – Recensim

Koncentrimi rreth karaktereve të çuditshme duket të jetë misioni i Craig Johnson në filmat e tij. Pasi sjell Majllon, portretizuar nga Bill Hader, tek ‘The Skeleton Twins’ (zor që e keni pa), tashti ai futet edhe më thellë në bërjen e çuditshme të karakterit kryesore tek Wilson.

E Wilsoni një burrë në moshë të mesme, i vetmuar, i çuditshëm, neurotik, dhe jashtëzakonisht i sinqertë – portretizohet në përshkrimin zyrtar të filmit. Në fakt edhe është. Goxha shumë. Wilsoni është një i humbur në kohë i cili preferon të jetën e kaluar, klasike, me sa më pak teknologji dhe kapitalizëm. Adhuron librat dhe muhabetet reale me njerëz për gjëra rrallë të debatuara. Pra, duket si diçka që ndoshta shumica aspirojmë të bëhemi, mirëpo me zhvillimin e ngjarjes disi prishet. Së paku mua më del prej qejfi.

Ai takohet me ish-gruan e tij, dhe mëson që foshnja që ka pasur me të nuk është abortuar por adoptuar. Tani nisen në mision për të takuar atë, dhe këndej e tutje bëhet bajat. Nisin disa ngjarje, ndodhi të bezdisshme, të panevojshme, goxha klishe. Thjesht humb gjithë atë që premton në fillim.

Skenari është bërë nga dikush i quajtur Dan Clowes për të cilin kjo është novela e tretë grafike e adaptuar në film. Goxha shumë lë për të dëshiruar në këtë aspekt. Ngjashëm si në regjinë e Craig Johnson.

Woody Harrelson në rolin e Wilsonit sjell një karakter të çuditshëm. Ai bën krejt atë çfarë kërkohet, e çfarë pritet nga ai, por vendimet që merr skenari për të janë të bezdisshme. Laura Dern nuk më është dukur se përshtatet me të si një çift në rolet kryesore. Judy Greer e Cheryl Hines me punën e të cilave mund të jeni njoftuar më parë, nuk janë asgjë të veçanta.

Ngjashëm si puna e kastit, skenarit, dhe regjisë, filmi mbetet dëshpërues. Ideja është e mirë, por demolohet shumë herët. Aktrimi i Woodyt provon ta shpëtoj. Pak. Nota personale: 2/5