si race, si komb jemi ma t’vequmt edhe me historine ma t’pasun n’ballkan… na jemi t’trashegum direkt prej Ilirise, neper arbereshe e deri te shqiptare… osht nje trashegimi qe edhe Habsburget na e kane lakmi… nejse na e kishin pas lakmi, se ni popull nuk mundet mi ndrru tre emra e me mbete gjenetikisht i paster… nuk munden me kalu 2800 vjet edhe njerez me mbet t’paster gjenetikisht, si race…
amo kemi qef me besu qe si na s’ka kerkush… shqiptar 100%…
jane tri menyra ne te cilat kemi mujt me ardh n’jete… nja osht qe jemi prej adamit e eves, tjetra osht prej shimpanzave/majmunave…
asnjoni prej ktyne nuk ka qene 100% shqiptar… as nderkohe nuk kemi ardh prej ndonje planeti tjeter si race e veqante, 100% shqiptare… as ni shimpanze nuk osht shndrru as gradualisht n’shqiptar gjate kohes… tashti duhet me zbulu ni teori tjeter per me dale 100% shqiptar, teori qe besoj se ka me qene zor me formesu, tu e dite qe edhe kto dyja qe i permenda bajagi dyshohen nga palet e kunderta…
prej enkelejdve e knej, shumimi nuk ka qene ekskluzivisht mrenda ni fisi… nuk ka mund me qene… dyndjet barbare, bizantinet, galet, franket, greket, mongolet, sllavet, turqit, krejt kta qe kane ardh knej, kane lon dicka prej fares tyne… edhe ata faren e vet e kane pas t’perzime me japonez, aborigjen, indian, arab, spanjoll, afrikane… as ata s’kane qene fare e paster e tyre…
ndoshta keni pa ni video qe tregon trashegimin e ADN-se te shume persona te cilet kane edhe prej racave tjera, e leje ma prej tyne… edhe prej feve tjera…
myslimane, katolike, ortodoks, budiste, hinduist, cifute, ateista… krejt kta jane t’perzime n’mes vete… ngjashem si kombesite… edhe ngjyrat e lekures…
edhe per fund del ni produkt i perzim i cili n’shumicen e rasteve e ka ni koke, dy krahe, dy kembe, dyhere10 gishta… edhe asnjana prej 206 ashtave nuk osht krejt shqiptare… ni asht qe e keni n’trup osht turk, ni gisht i komes osht serb, njona bire e hundes osht indiane, veshi i shmajt italian, njoni kuk gjerman… ngjashem edhe bira e hundes myslimane, gishti i madh i dores t’djahte katolik, vetlla e djathte cifute…
edhe tashti nese dojm mu bo ma shqiptar nuk ish kon ide e keqe me pre qat gishtin e komes serb, ose me rru qat vetllen qifute…
amo problemi osht qe nuk jon t’ndame kshtu pjeset e ADN-se… adeninen, guaninen, citozinen, e timinen i keni n’cdo pjese t’trupit… edhe secila bart ka pak informacion prej gjithe ktyne gjeneratave paraprake qe nuk ju len mu kon 100% shqiptar…
kur ti urreni kombesite e fete tjera, atehere urreni edhe ni pjese t’juven… nashta dy-tre qerpike, bash qata qe ju hin n’sy gjithmone…
gjasat per me kon 100% shqiptar jane zero… edhe 50% mu kon jane zero… ngjashem edhe per fe… mundeni mu drejtu e mi thone vetit dicka, po nuk mundeni me mohu qe s’jeni race e paster… kerkush s’osht…
veq hupni kohe tu e urrejt tjetrin e tu u provu mu bo dicka qe pa marr parasysh sa flamura i nxjerrni pi gjirit si avnija te kafeneja, e pa marr parasysh sa here luteni e faleni, nuk mundeni kurre me mrri maksimumin e paster…
menyra e trete qe keni mujt me ardh n’jete, edhe ajo te cilen une e favorizoj mas shumti osht qe me ju pru lejleku… osht ni film Storks, kqyreni nese nuk ju shkon nerva zani i Andy Sambergut… amo mos i besoni… osht trillim, ngjashem si pretendimi qe jeni race e paster shqiptare…