(spoilerat nisin kah mesi, me paralajmerim kuptohet)

E para dhe ma kryesorja, Hana osht gjallë, o popull, se ni njeri i bukur, ni engjullushe si ajo s’munet me vdek. vdekja osht per bala edhe katunar si ai papaki gjyshi jem n’katun që s’ka lidhje me filma, edhe hala kesh me frekuencën e quzës.

Hannah Baker është një kuçkë si shumica e vajzave e cila kërkon vëmendjen e të gjithëve, e rritur si një princeshë e babit e mamit, që flet ngjashëm si snobja e cituar më lart. Një snobë të cilës kur i dështojnë të gjitha planet në jetë dhe e sheh që është fundosur aq thellë në humnerë sa që e di se nuk mund të këndellet, vendos të bëj aktin qyqar që bëjnë dështuesit, vrasin veten dhe atë në mënyrën më të dobët të mundshme. Tregim klishe për kuçkat që dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes, sepse mendojnë që dy gjinj dhe një prapanicë rrumbullake i bën sundimtare të botës. Sepse, bota është e tyre!

I lumtë dora mikut tim i cili pati cicëruar ‘derisa ti bohesh krejt Elhaid Cufi për të, ajo veç po ondrron si e trent për djalin e keq’(while you go all Elhaid Cufi on her, she’s already dream-fucking the bad boy)

Tash, nëse mendoni pse ka aq shumë probleme në shoqërinë tonë, shihni paragrafët lart. Një pjesë e konsiderueshme do të përkufizonin krejt serinë ’13 Reasons Why’ me paragrafët e lartpërmendur. Dhe këtu është problemi me neve si shoqëri, dhe jo vetëm neve shqiptarëve, por në masë të madhe me rininë e këtyre ditëve. Një gabim, edhe ti duhet të mbarosh me jetën sepse të tjerët janë aq të përkryer sa që do të merren me ty gjithmonë. Ky obsesion në jetën e të tjerëve, në gabimet e të tjerëve është njëfarë kamuflazhe për problemet, të metat që i kanë thellë në vete. Pa marr parasysh sa të përkryer shiten, të gjithë kanë anët e errëta, pikëlluese.

Edhe pse në momente mund të duket si një seri e mbivlerësuar, klishe, sidomos në episodet e para, ’13 Reasons Why’ është një nga seritë më të mira që mund të jetë prodhuar së fundmi për tinejxherët. Është mësimi i përkryer që zëvendëson vendimin bizar të hartuesve të kurrikulës e cila parashihte të heq pedagogët nga shkollat tona.

Vetëvrasja, turpërimi publik, dhuna psikike e edhe fizike të cilën mund ta përkthej si ‘bullying’ nuk është lojë! Nuk është tabu, nuk është diçka që përmendet vetëm në filma e seriale. Është koha të flitet për këtë problem, është koha të merren masa në parandalimin e Hanave tjera.

E tash… SPOILERAAAAAAA

Fillimi i serisë duket i mërzitshëm. Hana është një vajzë e cila kërkon vëmendje dhe me gjasë ka fshehur veten diku pasi dikush prej djemve i ka thyer zemrën. Kemi gjithçka që duhet të ketë një seri moderne – tinejxherë me probleme, të urtë, maço; kemi çifte homoseksuale, çifte heteroseksuale, çifte zezake, si dhe të gjithë këta janë prezent edhe tek fëmijët. Kemi të pasur, kemi mesatar, kemi të varfër. Pra, janë të përfshira të gjitha shtresat e shoqërisë. Shumë klishe a po? Epo, shoqëria është e përzier, dhe përkundër ‘klishesë’ është një botë reale.

Mirëpo, me kalimin e episodeve, e vërejmë që ‘puna s’osht hajgare’ edhe që megjithatë Hana ka vrarë veten. Me kalimin e episodeve mësojmë që nuk e ka vrarë veten pse një djalë nuk i ka kthyer SMS, apo e ka tradhtuar për një vajzë tjetër, gjë që duket në fillim kur Xhastin nis të merret me Xhesikën. Mënyra qysh janë shtjelluar gjërat, tema ka qenë mjeshtërore. Ndoshta ata që e përqeshin serinë nuk kanë mbërritur në episodet e gjashta e lart. Edhe unë kam mundur të isha një prej tyre po të hiqja dorë pas episodit të parë apo dytë, siç bëj zakonisht. Mirëpo durimi duhet, dhe kur ka një ndarje të lartpërmendur, atëherë dihet që diçka ka këtu.

Kur them që seria është shtjelluar mirë, mendoj në zhvillimin e tregimit për karakteret të cilat ndryshojnë fytyrën me kalimin e episodeve, e gjithashtu dyshimi mbi Kllej mbetet deri në fund. Dikur nis të dyshosh që Toni mund të ketë gisht në gjithçka. Tani heq dyshimet nga Xhastini, tani kthehesh prapë tek ai. Dikur nis të dyshosh edhe në Sherin. Kjo është ajo çfarë të mban me ngjarjen, pasiguria se secili mund të jetë fajtor sepse jo pa arsye janë pjesë e kasetave. Episodi i fundit i sezonit kur edhe psikologu hyn në listën e fajtorëve është kulmi.

Është shkruar për qejf. Është një seri që duhet të shikohet nga çdo audience. Nuk është veç për tinejxherë dhe atë vajza. Është seri që duhet të shikohet edhe nga djemtë, por mbi të gjitha dhe më së shumti nga të rriturit, prindërit.

’13 Reasons Why’ është një lëndë mësimore mbi jetën, pjesë edukuese për çdo tinejxherë, për çdo prind, e mbi të gjitha për çdo psikolog. Dhe kur të mendosh që ka psikolog që mendojnë se mund të ‘shërojnë’ introvertët e besimtarët një ditë, mjerë çfarë psikolog po diplomohen.

Njerëz, shumicës ndoshta i ka shkuar mendja të bëhet një Hana Bejker. Por, kjo nuk ka qenë zgjidhja. Tek e fundit veç sa ka nisur një cikël që po vazhdon me Aleksin. Të gjithë ata fajtorët janë ndjerë me faj, pos Brajs. Tregimi i Hanës le tu shërbej për të krijuar shoqëri, për të vlerësuar shoqërinë që kemi, familjet, e të gjitha bekimet. Le të shërbej të debatohet për Hana Bejkerët, dhe mbi të gjitha të parandalohen jo vetëm vetëvrasjet, por edhe arsyet që kanë shtyrë Hanën deri aty, dhuna psikike e fizike ndaj vajzave.

Nota personale për sezonin e parë, pasi sigurisht do të ketë edhe sezon të dytë (me Aleksin disi, pasi ishte ndër më të fshehtit): 5/5