Eh, Hardhome, njona prej betejave ma t’mira n’këtë serial. Kur do ta kemi tjetrën? Ky mjekërkuqi edhe kjo gwendolina bajagi çift i mirë i kishin bo. Veq po thomë. Shyqyr që ma n’fund dy Starka bashkë po i shohim. Mirë që s’vonoj shumë. S’jem msu me pa ksi sene emocionale ktu. Btw, tullusum si Sansën n’këtë univers s’kom. Tashti ni udhëtim i llojit të Përhiturës n’t’kalumen. Osht ndërtu seriali që Dëbora me u bo mbreti i kësaj dynjaje knej. Ajo beteja n’Hardhome?! Po përgatitet edhe diçka e tillë n’Veri kysmet.
S’pari, shyqyr që Melissandre paska qaforen. S’dyti – cat fightttttt! Paramendojeni duel n’mes gwendolinës edhe melissandres. Edhe kthehet Daja Peter me krejt virtytet e veta. A ka nojsend që s’din ky! Edhe Arronët s’di sa ronci kan pas deri tashti. Nashta si Bolltonët nashta ju nihet krisma dikur ma vonë. Amo tu u bazu n’mbretin që e paskan. Diplomacia/politika e ushtria. Bazat dhe themelet e negocimit në to. S’po m’pëlqen marrëveshja që mrrijtën me kto qytetet. Si gjithë Tirioni i ka llafet e holla. Varisi me kalu ni episod pa fol hiq?! WTF!!! Misandei e ky djali, çift harmonik po duken.
Tashti te ky samurai i fundit edhe shoku i budspanserit. Okej, pasna dikon që po m’shkojka ma shumë nerva se Sansa – ky shoku i budspanserit, lord of friendzone. Po m’intereson me pa qysh ka mu transformu n’qato që osht nis. Ashiqare ky e ka marr thikën. Trika t’vjetra jon kto. Po Edhe tash n’qytetin e shenjtë që paska orgji publike me sa po duket. Khuuu, me dhe e sulmojka!!! Myte tullusumin se ashtu kshtu se ka larg. Ju thash që thikën se ka lon. Stop it, he’s already dead!!!
Po dihet që qetu kan mu taku kta. Bash po m’intereson plani i Khalisit. Btw kjo muzika, xixë!!!
Prej ni mbretneshe te tjetra! Nuk osht serial i mirë për mbretnesha tybe. Ose t’shtin mu poshtru tu hec cullak nëpër qytet, ose t’marrin t’qojn te vejushat, ose t’shtin mi la gjynahet! Okej, kadale. Bajagi monolog i thellë ke i atij tipit. Pa u bo VanGaal, ky na dha ni filozofi që gjithçka çka boni për njerëzimin ka vlerë, edhe me jau mbath shputat e këmbëve, edhe që kurgjo që nuk ju knaq juve po veq e boni pse e bojn tjert nuk ka vlerë. Nejse, kthjellemi tash. S’paku gjallë koka Lorisi. Kjo Maxhidja kom mëndu që m’ka pëlqy, ama najn!
Dhe mbreti bon zbulim epokal! Për pak me kuptu që nana s’ja don grun. Çka kishin bo ju mos me jav dasht nana grun?! Nëse jo tashti mi pas pas 13-14 vjet! U desht me na kallxu çka i ka thon harabeli. Opaa, Maxhidja n’sfilatë n’episodin tjetër kysmet a?! Kanga e Lanisterëve osht loqkë, btw!
Osht qudi qysh Theon ka hala nifar mendje t’pastër. Mas krejt atyne s’kisha prit mu kon njeri. Motra e tij. Qysh ja bon Beyonce ‘to the left, to the left’, tek grupi i atyre antipatikëve. Kur jemi tek Theoni, Remzija. Për ni torturues kaq t’Zoti nuk shkon ni asi thike që mëzi që e qëron ni mollë. Sigurisht thikat e mira i run për ‘biznese’ tjera. Zor që Remzija osht si krejt tjert. Taksirati.. epo qaq e pat kjo. Remzija vazhdon serinë e fitoreve sikur Warriorsat sivjet.
Dëborës nuk pi shkojnë flokët e shkurtra. Veq kta dy t’kuqtë frik e kan. Po vjen era romancë. Paramendoni n’episodin e fundit ky vigani i egërsirave mu ul n’fron, derisa kjo e përbetumja e Starkave tu i rrit dy fmit e tij. Nejse, Remzija po shkrujka. Edhe ato çfarë letra se!!! Nime ni detaj n’letër, kur i thotë Dëborës dashnor i egërsirave. Allahile a ka met kush pa ni për lidhjen e tij me atë qikën!!! Të shtatë mbretnit kokan mush me këtë muhabet. Per këtë arsye s’kem pas lufta qe gjashtë episode. N’Vinterfell po nxehet situata! Dy mijë?! Unë prita 200-300. Bohuni gati, lufta po nis! Remzisë po i vjen fundit se tamon puna me vdek Dëbora apet.
T’kqyrim çka po bon Khalisi. Boll u tuta që pe nis atë fjalimin e saj bija e kujt e sene. Mirë po i thotë do sene amo… Çka kanë kta me këtë punën e ‘fuck’-it!!! Po ‘horny’ njërës bree. Ani qytet i shenjtë. MOTHER OF DRAGONS!!!
Tashti… Khalisi po i bon dy ushtri. Lanisterët po përgatiten me marr pushtetin prej fanatikëve, Boltonët po i presin dy sulme. Edhe n’bazë t’promos t’vdekurit po kthehen, bashkë me ta edhe Brani. Edhe 7 ditë t’plota deri t episodi tjetër. Mbijetojmë diqysh!!!!
You must be logged in to post a comment.