Categories
Journal

Genti

Jo Genti nuk osht powerrangeri i kuq… as i gjelberti… i ziu kish mujt mu kon veq nëse i kishin vesh teshat n’baze t’ngjyres t’shpirtit qe e kan… per shembull une e kisha vesh t’portokallt….

Genti duket mu kon djalosh, masi rrin me Drenin po supozojmë… amo edhe Dreni din me bo zgjidhje jo t’menqme t’shoqnis, per shembull ai rrin me Lisin… dmth as Dreni s’osht perfekt… as unë… amo aq ma pak Lisi… ose ose Genti… nejse tash po flasim për Gentin…

Genti osht arrogant… amo s’osht pis… as i flliqtë… s’paku s’doket mu kon… Dreni e din ma mirë, amo masi as Dreni s’osht pis… as Lisi… atëherë supozojmë që as Genti s’osht pis… edhe Dreni e Lisi e njohin Ermanin… Ermani osht loQkë…

Gentit i kanë shku nerva ata njerz që e kanë kritiku shqipnin mas lojës me Francën… i kanë shku nerva se nuk i kanë ditë senet… i kanë shku nerva ata njerz që tash kur kemi mrri n’Evropian kan nis me kqyr Shqipninë… uh nime, i kanë kqyr edhe dy lojë ma herët – ato me Serbinë, edhe pse kanihere, nejse shumë here e kanë qit ka serialet e 21shit mi kqyr serialet…

Ata njerëz që nuk e din çka osht Franca e çka jem na, munden me prit na me fitu mi mujt kejt, se tekefundit na jem shqiptarë edhe na jemi ma t’mirët n’botë edhe pse qe 500 vjet histori krenohen me Skënderbeun edhe nanë Terezën… do psikopata edhe me Enveri…

Pos që jemi ma t’mirët na i dimë edhe krejta senet… me ni lojë na dimë me t’kallzu për krejt historinë e futbollit, plus dalim ma eksperta se Di bIassi që si ka thirr ata t’Kosovës për inati… nëse bjen muhabeti për universet paralele, vrimat e zeza, apo noj temë t’rond, atëherë t’thojm ti s’je normal, po mos fol ksi budallakina se po trenohesh e sene… për futboll folim lehtë se i dimë krejt…

Genti fol shumë për futboll, amo kryesisht e ka ni kulturë debati… fol me Qasje konstruktive ku nuk e shan apo nënçmon mendimin e bashkëbiseduesit… n’fakt i përshtatet kulturës t’bashkëbiseduesit… kur jep noj analizë apo noj mendim bazohet n’fakte e n’qëndrime me kuptim… nuk përdor fjalë banale, aq ma pak n’publik… n’shumicën e rasteve…

Kur t’jenë puna për Unitedin krejt paragrafi nalt bjen poshtë…

Për dy sene njeri nuk mundet mu kon racional – për senet që i don edhe ato që i urren… edhe mos mu shitni franquza me m’kallxu sa njerz loqka jeni që nuk urreni kërkon e sene… njeri normal don edhe urren… roboti japonez jo…

Amo osht normale kjo… me Gentin bohet muhabet edhe pse nuk osht njoni prej dy vetave me t’cilët boj muhabet të thellë për futboll… njoni prej këtyre dy vetave m’ka sugjeru mos mi nguc barcelonistat… e ka pas për t’mirën teme… m’ka thon që munen me m’ndje penalisht për pedofili që po ngacmoj ndjenjat e fmive që përbajn shumicën dërrmuese t’fansave t’balcelonës… qato s’fundmi s’po flas shumë… qato s’po dal me hec me nepismenin….

Genti osht i rritur, i ka dy dekada s’paku që i bjen mu kon ‘pak’ ma i ri se unë… megjithatë unë kom kqyr futboll para se genti mu kon… edhe kur them kom kqyr, nuk them ni lojë ose dy… them çdo lojë t’mundshme që ka qit televizori… edhe tip 1×2 t’enjteve ka mrt2 që s’ka pas futboll po veq kanë fol për to… për bast…

Genti rrallëherë përdor shkallën sipërore… fmija gjithë e përdorin… tashti nuk e kom ofendu gentin kurrë ma shumë se tash që e kom përfshi me ni fjali me fminë…

Fmija që nashta nuk i kanë as pesë vjet që kanë nis me kqyr futboll, na flasin për historinë sot… edhe ma e keqja osht që shumë fmi tjerë që mendojnë si kta jon n’internet… edhe kur njoni e qet ni fjalë, krejt e pëlqejnë se mënojnë njejt… edhe tash kur t’bohen shumë llajka diqysh s’ta qet mu rrok me ta se njoni t’shan edhe tani edhe aty kërcasin llajkat… kshtu që ose shun, ose shtyhesh deri n’fund… mirëpo nëse i ngojmë fjalët e albertit ‘mos u shty me budallë se ia kapërcen edhe atij për kah budallakia’ atëherë nalmi edhe veq e thojmë t’tonen edhe nuk i ngojmë tjertë… bohemi arroganta, edhe e ngushtojmë rrethin… nuk osht e thonme që pajtohemi me rrethin, ose që unë pajtona me kta dy që boj muhabet për futboll… amo kta jon racional, kanë kulturë n’muhabet, edhe nuk shkojnë me hallakat kupa provinciale për me vërtetu diçka…

Nuk osht marre me shpreh mendimin tond edhe pse kundërshtohet nga shumica dërrmuese… osht e lodhshme edhe s’ja vlen, amo s’ja vlen me mshel gojën… osht budallaki me prit krejt mu pajtu me ty…. na s’jemi Envera me diktu qysh me mëndu n’momentin që na shfaqet diçka e re n’ondërr…

osht mirësjellje me bo debatu me kulturë, edhe kanihere me ngu dikon, jo n’bazë t’moshës a gjinisë, po n’bazë t’diturisë… sa ma shumë ngoni e kqyrni aq ma shumë msoni… bile osht mirë me mëndu dy here para se me shkru diçka, jo me ja fut sikur unë ktu…

osht ma mirë me pas ma shumë Genta që i din senet, që nuk shajnë e ofendojnë n’moment, e ma pak nepismena që nuk e njohin kush osht david alaba e t’flasin për historinë e futbollit… nejse ju flasin juve nëse i lejoni, nëse boni injorantë, arrogant, edhe i kurseni nervat e juve prej shqiptarëve të gjithëdijshëm atëherë dini mu knaq tu kqyr futboll…

mos u bo filozof, bonu si Genti…