Është koha për të mos vazhduar më. Ose maksimumi 13 episode për të mbyllur historinë, edhe pse në fakt s’ka mbetur gjë për tu mbyllur nga tregimi i dy vajzave të varfra.

Ky sezon është tepruar, ka dal jashtë binave, edhe në fakt s’di qysh kam arritur ta përfundoj me kohë. Zakonisht seritë që më dalin prej qejfi i vazhdoj me shikim maratonë duke kaluar skena të kota – (seritë me super-heronj si Arrow e The Flash).

Teprimi i parë ka ardhur me evlatin e Sofitë edhe Oleg. Derisa të dytë ishin çift argëtues, fëmija ka prishur atë harmoni. Më kujton në masë të madhe Shqiponjin e Sarandës edhe Bekimit tek ‘Kafeneja Jonë’ – një fëmijë me aftësi të jashtëzakonshme.

Pastaj është bërë bajat muhabeti i Maks si vajzë që nuk i intereson gjë për dashurinë, por vendos të ecën krejt vendin për të gjetur bukuroshin e saj. Ndërkohë Karollajn gjen të dashurin e saj të ri, i cili ka familje të çuditshme, dhe që të prish nervat.

Nuk di kah të vazhdoj, kah të lëviz, pasi në secilën anë ka gjëra të kota tek kjo seri tani. Është tepruar dhe kjo po lëndon skenarin i cili në fillim ka qenë i mirë, por është plakur si gjithçka këtu. Një sezon shtesë vetëm sa do të milte edhe atë pak shije që i ka mbetur.

Jo, s’do të ndihmonte as shtimi i karaktereve të reja, e as ‘burrërimi’ i Hanit. Ka qenë mirë, ide e mirë, seri e mirë. Mjafton kaq. Nota personale për sezonin e gjashtë: 2/5

 

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: