Categories
Filma

2018ta n’Film

  1. First Man
    Damien Chazelle pas kamerave me një ansambël të mrekullueshëm para kamerave, në ri-krijimin e misionit më të rëndësishëm në historinë moderne të njerëzimit. Mjeshtërore të dyja palët për filmin më të mirë të vitit.
  2. A Quiet Place
    Njëra ndër kryeveprat e vitit nga John Krasinski. I papërshkrueshëm!
  3. Deadpool 2
    Nuk është film super-heronjsh. Është film i përkryer!
  4. Cold War
    Kohë artistike në një luftë të ftohtë. Një klasik i Pawel Pawlikowskit.
  5. Aquaman
    Më shumë se që kam pritur nga DC. Një botë e re, e perfeksionuar me prekjen e James Wan. Filmi më i mirë i DC-së që nga trilogjia e Nolanit.
  6. Mission: Impossible – Fallout
    Çfarë finale e Ithën Hant! Me shumë gjasë filmi më i mirë i serisë, ndonëse as i parafundit nuk mbetet mbrapa. Fenomenal!
  7. Life Itself
    Një histori që në fillim mund të duket e përzier, por që vjen e qartësohet në stilin e ‘This Is Us’ nga kreatori i këtij seriali.
  8. Instant Family
    Tregim inspirues me një mesazh madhështor. Filmi familjar më i mirë i vitit.
  9. Love, Simon
    Një tregim i këndshëm adoleshence që shkëlqen në secilin aspekt.
  10. The Ballad of Buster Sruggs
    Pesë tregime, mini-filma të vëllezërve Coen, secili më i mirë se tjetri!
  11. Vice
    Adam McKay edhe një herë sfidon shoqërinë e verbër amerikane me një histori frikësuese të Dikut. Edhe kësaj radhe ka me vete Christian Bale me një aktrim të përkryer.
  12. Roma
    Mjeshtëria e Cuaron shihet qysh në skenën e parë hyrëse. Vazhdon deri në fund me njërin nga filmat më të mirë artistik të vitit.
  13. Green Book
    Duopol i këndshëm i Mortensen e Ali, dhe e gjithë kjo nën drejtimin e Peter Farrellyt!
  14. Crazy Rich Asians
    Një rom-kom klishe që arrin të kalojë në një nivel shumë më të lartë se sa një film i zakonshëm i Hallmark.
  15. Sorry to Bother You
    Film i veçantë me një dyshe aktorësh të nënvlerësuar.
  16. Bumblebee
    Resetim i duhur i Transformers. Filmi më i mirë i krejt kësaj serie padyshim.
  17. BlacKkKlansmann
    Tregim goxha i mirë. Mbi të gjitha një fotografi e ëmbël.
  18. Ben is Back
    Lucas Hedges është ndër aktorët më premtues. Viteve të fundit ka shkëlqyer në rolet e fëmijëve të trazuar, ngjashëm si Julia Roberts në rolet e nënave në telashe. Kombinim perfekt.
  19. Sicario 2: Soldado
    Nuk kam pritur të del kaq i mirë vazhdimi i dytë. Një fotografi mahnitëse ngjyrosur me një skenar goxha të mirë.
  20. Ready Player One
    Steve Spielberg me një produkt mbresëlënës.
  21. Beautiful Boy
    Edhe një tregim për adoleshencë të trazuar. Një harmoni skenike e shkëlqyeshme e Steve Carrell me Timothee Chalamet.
  22. Avengers: Infinity War
    Filmi me të hyrat më të mëdha ndonjëherë, por jo më i miri. Megjithatë, një para-gjellë e mirë për finalen e madhe të kësaj faze të Marvel.
  23. The Incredibles 2
    Më në fund vazhdimi i njërit ndër filmat më të mirë të vizatuar. Edhe më i mirë se i pari!
  24. The Equalizer 2
    Denzel Washington edhe më mirë se në të parin. Barazues!
  25. Bohemian Rhapsody
    Nëse njofton dikë me Queen, misioni është arritur. Biografi e mirë. Film i mirë.
  26. Fantastic Beasts: Crimes of Grindelwald
    Parapërgatitje për një periudhë magjike të Harry Potter. Për ‘potterhead’-at, tashti kanë nisur gjërat të kenë një kuptim edhe më të qartë.
  27. The Favourite
    Ndoshta filmi më i rëndomtë i Yorgosit, por pa humbur prekjen e tij. Për fillestarët me grekun, një hyrje e mirë në botën e tij.
  28. Spider-Man into The Spider-Verse
    Përzierja e universeve është padyshim inovative. Ansambël fenomenal.
  29. Tomb Raider
    Angelina Jolie tashmë është histori! Shumë, shumë më i mirë, pak edhe falë teknologjisë, se sa origjinali.
  30. Isle of Dogs
    Wes Anderson si zakonisht. Por, asgjë e veçantë.
  31. Ant-Man and the Wasp
    Ndryshe nga filmat tjerë me super-heronj, një zhytje në një botë më të veçantë.
  32. Can You Ever Forgive Me?
    Richard E. Grant zonja e zotërinj. Dhe Melissa McCarthy ashtu siç duhet të jetë më në filma!
  33. Mile 22
    Triler fantastik në llojin e atyre të Mark Wahlberg. Pak e përziejnë me abstraktin e lokacionit, por është një kombinim i shkëlqyeshëm i trilerit me aksion.
  34. Searching
    Qasje e re në regji, aktrim i shkëlqyeshëm i John Cho. Tension fund e krye falë një skenari të shkëlqyeshëm.
  35. Mamma Mia: Here We Go Again
    ABBA edhe një herë. Edhe atë pa Meryl Streep. Si mos ta duash?
  36. Creed 2
    Provon të japë një qasje më ndryshe në tregimet e Rockyt dhe pasardhësve. Por, i njëjti tregim përsëri.
  37. Eighth Grade
    Tregim modern teknologjik adoleshence. I nënvlerësuar padyshim.
  38. Mary Poppins Returns
    As afër të parit. Pos Emily Blunt, pjesa tjetër e të rinjve është më mirë të mos ishte angazhuar fare.
  39. Bad Times at El Royale
    Loçkë film. Pak i përzier. Ka mundur të jetë më i lehtë për shikuesin, ama klasik!
  40. Holmes and Watson
    Nëse prisni Sherlock të Moffatit me Cumberbatch, atëherë ky s’është për juve. Komedi e mirë, e tepruar në disa raste, ama e gjykuar padrejtësisht.
  41. Don’t Worry He Won’t Get Far on Foot
    Joaquin Phoenix dhe aftësitë e tija të jashtëzakonshme të aktrimit.
  42. Black Panther
    Paramendojeni listën e filmave me super-heronj që s’janë nominuar – Wonder Woman, Batmanët, Logan, dhe tjerë. As afër tyre nuk është, por…
  43. The Miracle Season
    Tregim prekës, TV film që përmbush të gjitha të mirat për një film familjar sportiv.
  44. Revenge
    Çfarë filmi! Horror i përzier me triler. Hakmarrje e mrekullueshme.
  45. Sgt. Stubby: An American Hero
    Filmat me qen janë gjithmonë të përkryer. Por, kur bazohen në qen të cilët janë të shpërblyer njëmend për heroizëm në luftë. Fantastik!
  46. Entebbe
    Triler i shkëlqyeshëm, tension përgjatë tërë filmit. Goxha mirë i realizuar.
  47. The Mule
    Clint Eastwood në një Gran Torino karakter, në një situatë krejt më ndryshe. Për moshën që e ka, super-film.
  48. Tag
    Histori e këndshme, komedi, film mirë i realizuar.
  49. The Commuter
    Liam Neeson e nis çdo vit me një aksion. Ky mund të jetë ndër më të mirët e këtij zhanri që ka bërë ai së fundmi.
  50. Solo: A Star Wars Story
    Hani solo nuk është aq i mirë sikur me grupin. Shpërdorim i një tregimi që ka mundur të jetë shumë më i mirë.
  51. Christopher Robin
    Ewan McGregor në një histori interesante, mirë të realizuar.
  52. Super Troopers 2
    Qasje e këndshme, komike në lidhjet amerikano-kanadeze.
  53. Johnny English Strikes Again
    Rowan Atkinson dhe budallaqet e tija si agjenti i njohur, për të tretën herë. E njëjta, por a na duhet një tjetër lloj i Xhoni Inglish?!
  54. Leave No Trace
    Një film i ngjashëm me Captain Fantastic. Tregim goxha i mirë, fotografi e bukur, dialogë të këndshëm.
  55. Red Sparrow
    Histori spiunimi mirë e përpunuar.
  56. White Boy Rick
    I bazuar në ngjarje të vërtetë, një tregim prekës, por mirë i shtjelluar.
  57. Annihilation
    Në shikim të dytë ndoshta do të ngjitej më lartë vepra e Alex Garland, por…
  58. If Beale Street Could Talk
    I gjatë, i kotë, ka mundur të jetë shumë më i mirë. Një tregim i keqpërdorur.
  59. Early Man
    Si ka lindur futbolli, dhe gjëra tjera.
  60. Death Wish
    Bruce Willis si zakonisht. Por, me pak shije.
  61. Smallfoot
    Tregim interesant, risi e mirë e animuar.
  62. The Predator (2018)
    Përbindëshi më i mirë i vitit. Bile edhe disa çaste komike aty-këtu. Shumë, shumë më i mirë se Venom.
  63. The Nutcracker and the Four Realms
    Magjia e bën Keira Knightley të panjohur, por më të mirë se shumë filma që pasojnë.
  64. Venom
    Tom Hardy s’mjafton!
  65. At Eternity’s Gate
    Dafoe është njëri nga aktorët e mi të preferuar. Por, regjia, lëvizjet e tepërta e kamerës nuk ishin për lukthin tim.
  66. Peter Rabbit
    Lepujt të plasin nervat, sidomos zëri i Peterit. Por, Domhnall e Rose janë të mirë.
  67. Vox Lux
    Natalie Portman këndon vetëm në pjesën e dytë. Dhe atë nuk e bën mirë. As Jude Law nuk është në formën e tij
  68. Uncle Drew
    Së paku diku ka ndihmuar ekipin Kyrie Iriving. Por me Shaq, Reggie, e Chris të gjithë fitojnë!
  69. Boy Erased
    Aktrim i shkëlqyeshëm i Lucas Hedge, por skenari duket se i kanë ‘dhënë zor’ shumë!
  70. Widows
    Tregim i përzier, i zgjeruar, me përfundim banal! Pa lidhje!
  71. The Grinch
    Shumë, shumë më i dobët se i kaluari! Tentimi për t’i vënë një prekje të re po prish shumë filma!
  72. Jurassic World: Fallen Kingdom
    Riciklim jo aq i mirë.
  73. Traffik
    Nuk është triler i keq, por prapë shkon disa hapa më shumë se që do të duhej.
  74. Mary Queen of Scots
    A është kjo mënyra e re si u shpjegojmë historinë gjeneratave? Me pornografi? Ngjarje e ndarë në dy fronte, skenar i tmerrshëm, dialog i mangët, e krejt kjo tentohet të mbulohet me skena intime të dhunshme.
  75. I Feel Pretty
    Amy Schumer në rregull, por Emily Ratajkowski në film?! Seriozisht?!
  76. A Star Is Born
    Mbivlerësimi i filmave si ky është problem i të sotmes.
  77. Den of Thieves
    Shumë i përzier pa nevojë. Ka mundur të jetë një film shumë më i mirë.
  78. Game Night
    Komedi e mirë, karakter anësor i mirë, por teprohet me krim.
  79. Gringo
    Komedi më e errët se që duhet. Pos aktrimit të David Oyelowo, asgjë tjetër nuk shkon me këtë film.
  80. The House with a Clock In Its Walls
    Jack Blackut i kanë hije filmat me fëmijë. Nuk është për të mos u duruar as ky.
  81. Truth or Dare
    Horror që shkon nja dy shkallë më shumë se që duhej për t’u prishur në fund.
  82. Blockers
    Edhe një dëshmi që John Cena është The Rock2. Film i mirë.
  83. A Simple Favor
    Komedi e mirë e Paul Feig pa gruan e tij. Anna Kendrick kundër Serenës në një film që arrin të ofroj edhe një dozë sekreti.
  84. Unsane
    Aktrim i shkëlqyeshëm i Claire Foy, në një horror shqetësues.
  85. Book Club
    Film për 50 Shades of Grey që del shumë më i mirë se sa të tre filmat 50 Shades së bashku.
  86. Hotel Transylvania 3
    Vazhdimi i tretë sjellë rënie të pritshme në cilësi. Mjaft më!
  87. Overboard
    Anna Faris është më mirë të mbetet në TV.
  88. Pacific Rim: Uprising
    Gjë e mirë është që mund të mos vazhdojë më.
  89. The Seagull
    Disa vepra janë për të mbetur vetëm vepra letrare, jo të prishen në filma sikur këto. Madhështia e Çekovit është e rëndë për shumicën e film-bërësve.
  90. Night School
    Kevin Hart. Në shkollë.
  91. Second Act
    Jennifer Lopez. Në punë.
  92. Ralph Breaks the Internet
    Filmi i parë ka qenë një respekt ndaj video-lojërave klasike. I dyti krejt e kundërta!
  93. Adrift
    Filmat për mbijetesë në oqeane janë tepruar. Nuk është faji tek Adrift sa tek paraardhësit.
  94. Ocean’s Eight
    Cate Blanchett e Sandra Bullock as afër djemve!
  95. Life of the Party
    Melissa McCarthy. Në fakultet!
  96. Robin Hood (2018)
    Boll ma!
  97. Teen Titans Go! To The Movies!
    Shumë i plakur për t’u lidhur edhe me një univers të vizatuar.
  98. Tully
    Amësi e rëndë për Charlize Theron. Ngjashëm si Garland, edhe Reitman vjen në një pozitë të pazakontë, por…
  99. Rampage
    Edhe një herë Dwayne Johnson duhet të shpëtojë botën!
  100. The Spy Who Dumped Me
    Komedi e mirë e Mila Kunis me Kate McKinnon, por që përzihet palidhje me Justin Theroux.
  101. Skyscraper
    Prapë Dwayne Johnson në shpëtim të botës! Nejse, një banese!
  102. The Happytime Murders
    Filmat që përziejnë njerëzit me kukulla janë më të këqij se filmat që përziejnë njerëzit me vizatime.
  103. Sherlock Gnomes
    Holmes&Watson janë lule!
  104. A Wrinkle in Time
    As në të 90tat e Oprah’së s’do ia kishte dalë ky film!
  105. Show Dogs
    Will Arnett me qenë që flasin.
  106. The Meg
    Një lloj i ‘Sharknados’ me qëllime për t’u dukur serioz, por me dështim të paparë!
  107. The Hurricane Heist
    Katastrofë film. Realizim amator, sikur videoja e FFK-së.
  108. 12 Strong
    Edhe sa filma për Afganistan do të kemi?
  109. The 15:17 to Paris
    Apo për sulme terroriste në Paris?
  110. The First Purge
    Ideja e skenaristëve për vazhdimet e Purge është të shtojnë më shumë dhunë, dhe kjo nuk po funksionon.
  111. Midnight Sun
    Nuk di as vet pse kam vendosur t’i jap shansin këtij filmi për plot 27 minuta!
  112. Fifty Shades Freed
    Gjithçka pas këtij filmi do të ju duke te mirë, edhe 110 filmat e mësipërm.