Categories
Journal

31 pantollona

osht ni mesele me pantolla…

dikujt i vijn tamon per trupi, ama qe mu ose m’kane ardh tamon t’gata e t’ngushta, ose tamon t’gjona po t’gata… per qato une gjithe o dasht mi shkurtu ose mi kthy n’fund te komt…
dikush ka provu mi gjet tamon, ka kep a ku ta di cka… une thjeshte e kom pranu kete ‘te mete’ edhe jom msu me jetu me kto… tash e tri dekada t’kryme me sukses…

prej qe jom msu me shkru, s’jom nal… e kom doreshkrimin katastrofe… sikur ekg diqysh, nashta tu u ngut mi shkru rezultatet e Stroblave ktunihere, e Peterkes me Funakin, a nashta 11shen e Milanit… honEdon jom kon diqysh jo-normal nga pikepamja e shumices… dikur jom msu me jetu edhe me kete send…

shumica e shkrimeve, ose ma mire me thone shkarravinave qe muni mi pa n’kete mur, e kahdo qe grryej, munden me ju ngja n’karakterin e ‘Ditari i te cmendurit’ te Gogolit… nime ai n’mesin e shume cmendinave ai fol me qen, t’cilin e konsideron ma t’menqur si do njerz… derisa une hala s’kom nis me fol me qen (ose nashta veq s’po du me ju kallxu sekretet e kuvendeve t’kafsheve qe majm… p.s. koha jone po vjen :p ), vazhdoj me kon ai qe dikur msohet…
s’paku s’jom si karakteri i ‘Hundes’ se Gogolit…derisa si Gogoli s’munem kurre me shkru, e as qe tentoj, vazhdojme me shkarravina…

e per ato ma t’quditshmet e njekohesisht edhe ma familjaret qe i shkruj, nuk pres as kuptim as besim; i cmendur do te pritja te konsiderohem prej tjerve, te mos i kuptoj as ato qe i shkruj… aq ma pak ato qe i ondrroj… por, neser mund te vdes, e per qato, sot shkruj, me shpraz shpirtin…

nime osht version i paragrafit te ‘maces se zeze’ te Poe, ama bajagi pershtatet me kto t’mijat…

p.s. une mu kon si shumica m’kisha blloku, e lere ma me ma uru ditelindjen
e edhe pse shoqnija e ngushte e kane ni adet me m’dhuru dhurata per ditelindjet e tyne, une zakonisht s’kom vakt n’kete dite se dikush duhet me vazhdu me lujt Age of Empires, a San Andreas… po, hala…
edhe per fund, seni i vetem qe kom mrri deri tashti osht qe kurre s’kom provu me dal prej vetes per mu pershtat per pantolla, a per ‘filozofine’ e dikujt, ‘normalen’… kurgjo ma shume…