Si thonë te ne, “vaji i burrit është kënga,” të lë të dyshosh nëse një burrë që këndon po humb “burrërinë” apo po manifeston një dhimbje në të vetmen mënyrë që guxon ta bëj ai.

Shumë këngë, nga ato qytetare e folklorike, nëpër rokun e ish-RSFJ trajtojnë dashurinë, veçse në forma të ndryshme, apo bazuar në thënien popullore, e pak “të tepruar”, në vajtime të ndryshme.

The Beatles

Nuk mund të mohojmë që The Beatles kanë reformuar tërë botën, e nuk kanë lënë pa prekur edhe vendin tonë, sidomos në një kulturë ku kënga është konsideruar si diçka e keqe dhe e turpshme, supozoj.

The Beatles i këndojnë jo vetëm dashurisë, por ky film ngjizë muzikën e tyre me luftën e Vietnamit duke u fokusuar në një dashuri transatlantike me një vajzë amerikane dhe një artist të vendlindjes së Beatles, Liverpooli.

Ngjarja thellohet edhe më shumë derisa hallakaten e kaluara e karaktereve dhe ndërlidhja që kanë me njëri-tjetrin nëpër krejt ngjarjen e cila pos një rrëfimi interesant, fotografie të ëndshme, sjellë edhe kryeveprat e Beatles nëpër ngjarjet me të cilat ndërlidhen.

Jeta është muzikë

Diskografia e pasur e The Beatles mund të shoqërojë njeriun në periudha e ngjarje të ndryshme të jetës. Across the Universe është një shembull i mirë me ngjarje të ndërtuara për të mishëruar këngët e The Beatles në veçanti, e ndërlidhur muzikën si art në përgjithësi me njeriun dhe jetën.

Evan Rachel Wood si Lusi, Jim Sturges si Jude – dy nga disa prej karaktereve të veprave të The Beatles vijnë në rolet kryesore, me Julie Taymor si pjesë e ekipit të skenaristëve dhe regjisore për të cilën Across the Universe mbetet vepra më e mirë e karrierës së saj.

Është një ode e këndshme për The Beatles që nuk u bënë padrejtësi, përkundrazi, sjellë një jetë me The Beatles, ashtu siç e kanë pasur shumë veta në pjesën e dytë të shekullit të kaluar, e pse jo, edhe në çerekun e parë të këtij shekulli. Nota personale: 5/5