Nuk ka kombinim ma të rrezikshëm se padituria edhe frika!

Të paditurit frikacakë i bëjnë skllevërit më të mirë, dhe prandaj prej Bizantit, Bullgarit, Serbit, Otomanit, e deri te vetë shqiptari – Enveri e masanej Edi, kanë sunduar mbi popullin tonë!

Skllavëria kurrë nuk ka qenë në dyshim për popullin tonë, sidomos për analfabetët funksional – këta që mendojnë se janë të dijshëm, po në fakt nuk dijnë kurgjo!

Nëse jo i huaji, atëherë i joni, nëse jo politika, atëherë feja, gjithmonë dikush për merak ka shfrytëzuar klasën e mjerë të cilët kmetin e klerikët i kanë parë si të dërguar të Zotit.

Përmbushja e qejfeve edhe epsheve të tyre, ka marrë formën e një adhurimi ndaj Zotit.

Fjala e plakut të familjes që nuk ka ditur shkrimlexim, e ndikuar nga ndonjë vasal i sundimtarëve apo klerik fetar, gjithmonë ka dominuar mbi fjalën e nipit të tij doktor a mësues!

Dituria dhe shkollimi është shpërfillur duke përdorur traditat, kinse për të ruajtur origjinalitetin pellazgo-ilir krahas sundimtarëve që ndryshonin vetëm gjuhën e të folurit.

Tash e 1000 vite, hala jemi në të njëjtën pozitë, sepse evolucioni mbase nuk na prekë neve!

Hala në vitin 2023 kemi njerëz që të bëjnë gabime fillestare në shkrimlexim, sepse puna e rrogëtarit në një vend të huaj gjithmonë ka lënë në hijen diturinë e një të shkolluari.

Tipike për një popull që ka ADN-ën e urisë dhe skllavit – paraja, një kafe, pesë qebapa kryejnë punë. Për 20 euro t’i shiste katër vite të së ardhmes e pastaj ankohej kur pasaardhësit e tij ia mbathnin jashtë.

Edhe sot shumica manipulohen shumë lehtë – tu kqyr bërlloga që as shpija e vet nuk i kqyr, e tu ngu derse të njerëzve që as shpija e vet nuk i ngon.

Qysh osht ni fjalë e urtë – Mos kqyr çka boj, kqyr çka them!

Maksimumi që kemi arritur ta bëjmë, është të refuzojmë dhe veprojmë me inati nga çdo gjë që na japin këta bërllogat e TV-së. Për pjesën tjetër do të duhet guxim i madh.

Guxim i madh të bësh një kërkim në internet dhe të marrësh krejt “derset” që i marrin si urdhra prej njerëzve që nuk ngihen as me mercedesa e të lënë kufomën mbi dhe sepse nuk ke paguar “hakun”/benzinën e tyre.

Me qenë rob i mirë i Zotit nuk osht lehtë. Aq ma pak kur kojshia yt mezi ngopet, e ti gogëson mas iftarit!

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: