Categories
lomsh

Rivaliteti i Red Bull

Ajo çfarë ndodhi në Stamboll në skuadrën e Red Bullit edhe një herë tregoi se marrëdhëniet në skuadra nuk janë gjithmonë “miqësore”. Të jesh duke udhëhequr me dy bolidë, dhe të përplasen në mes vete është tragjike. Kjo i ndodhi Kristian Hornerit, drejtorit të skuadrës së Red Bull, skuadër që ka ndërtuar një bolid shumë të shpejtë në krahasim me tjerat. Shumë mendime të ndryshme se kush ishte fajtor kanë lindur që nga e diela, dhe nuk është arritur asnjë përfundim, e asnjëri nga ngasësit nuk e ka pranuar fajin. Ueber në deklaratë për media tha se ka pritur nga Fetel të sulmoj nga ana e jashtme, ndërsa unë akoma nuk e kuptova gishtin që e sjellte rreth kokës Fetel pas përplasjes. Nuk e di kush ishte i çmenduri sipas tij, ai apo Ueber.

Teoria ime në këtë është që Fetel është dashur të heq dorë nga tejkalimi dhe të ruaj pozitën e dytë, pasi Ueber ishte në pozitën e parë dhe pa marrë parasysh a je koleg i skuadrës apo vëlla, Fetel është kandidat për titull për Ueber, dhe Ueber bëri gjën e duhur. Ai nuk e goditi Fetelin, por vetëm mbajti pozicionin e tij, pëderisa në bolidin e tij u përplas Feteli. Sidoqoftë Ueber u kthye në shteg dhe fitoi pikë, që e mbajnë në krye të renditjes. Edhe Fetel ka gjasa për titull akoma, por gjërat që ndodhën sigurisht do të ndikojnë në atmosferën e skuadrës së Red Bull.

Se rivaliteti nuk është vetëm tek Red Bull, dëshmon edhe fakti se vetëm disa minuta pas aksidentit të Red Bull-ëve, patëm edhe një duel të MeKlaren-ëve. Edhe Baton e Hamilton janë në një skuadër, nga një shtet, dhe janë dy kampionët e fundit të Formula 1. Dhe janë konkurrentë kryesor për titull së bashku me pilotët e Red Bull. Megjithatë ata dhuruan spektakël për gjysmë rrethi të garës, kur Baton tejkaloi Hamiltonin, për t’u rikthyer Luis përsëri në pozitën e parë. Ishte një duel që i kënaqi tifozët e Formula 1, por jo edhe Pedi Lou, drejtorin e MekLaren. Pas këtij dueli Lusi mbeti përpara Xhensonit, dhe siç duket është nevojitur intervenimi i shtabit për të qetësuar pilotët të cilët më pas kursyen karburantin dhe ruajtën pozitat që kishin deri në fund të garës.

Paramendoni po të mbeteshin pa karburante në rrethin e fundit. nuk mund të besoj se me të vërtetë kanë pasur kësisoj problemi. Por, bolidët e tyre ishin vërtetë konkurrentë, dhe të vetmit që arritën të mbanin tempon me Red Bull, përgjatë tërë garës. Diçka është duke u përmirësuar tek MekLaren.

Ashtu siç është tek Mercedesi  i Shumit, i cili ka pasur mundësi të ngjitej në podium po të mos kthehej Ueber, por ndoshta ndonjë herë tjetër. Edhe Reno, skuadra ime favorite ka dëshmuar se është më mirë se herave të kaluara. Kubika gjithmonë po jep maksimumin, ndërsa Petrov ishte pafat dhe nuk arriti të fitoj pikë. Ferrari nuk është në nivel. Dëshprim total për ta në Stamboll, kur dihet se Masa është “sulltan” i këtij shtegu.

Luan Morina

Botuar në Shqipmedia