Para disa javëve pata përgatitur një kolumne të titulluar Allegri-a. Pos që është një këngë shumë e bukur nga Cirque du Soleil, në njëfarë mënyrë kjo më bëri të mendoja për së paku një ndeshje se Allegri mund t’ia dalë mbanë me Milanin, të jetë ai trajneri legjendar që do të sjell trofe. Pastaj ndodhi si ndodhi dhe humba besimin tek Allegri. Megjithatë në ndeshjen e fundit Allegri bëri disa ndryshime interesante, të çuditshme ndoshta, por, interesante dhe më pëlqyen. E para është se vendosi sulmin që kam pritur për shumë kohë, Robinjo nën hije të Ibrahimoviç. Pas tyre vendosi Sedorfin, dhe nuk futi në lojë Pirlon, duke vendosur një mesfushë defanzive me tre mesfushorë dhe një lojtarë lidhës si Sedorf. Në mbrojte u fut Jepes në qendër që është më i gjatë se Sokratis. Largoi Robinjon kur kuptoi se nuk ishte dita e tij, vendosi Pirlon në një pozitë të re (vjetër – ka luajtur para se të vinte në Milan) dhe nuk aktivizoi fare Inzagin.

Në rregull patëm fat që nuk pësuam në fund, por sidoqoftë ne morëm tri pikë shumë të rëndësishme, dhe tani na duhet të kapim momentin të mposhtin Palermon dhe Interin, në kohën kur Lacio mund të fillojë të bie ndërsa Interi po vuan nga lëndimet.

Abiati mund ta konsiderojë veten me fat. Ka mundur të përjashtohet në fillim dhe të na sillte në një pozitë shumë të vështirë për pjesën e mbetur të ndeshjes. E kam përmendur edhe më herët. Pa marrë parasysh sa bukur mbron, ka intervenime të shkëlqyeshme, por më ngjan pak në portjerat turk, pas një lojë të shkëlqyeshme bën një gabim amatoresk dhe të humb lojën. Nuk ka ndodh akoma, por kam frikë se do të ndodh në të ardhmen. Abate ka depërtuar më shumë se herave tjera. Gjithnjë e kam përmendur që ai është më shumë futbollist ofanziv se defanziv, dhe ishte zgjidhje e duhur ndoshta që Antonini nuk u inkuadrua (nuk di a është i lënduar), dhe në vend të tij u vendos Zambrota. E kam përmendur pas ndeshjes me Ajaksin (ndoshta po e teproj me e kam përmendur) por Zambrota nuk po udhëheq mirë topin. Po ka raster kur po i ikën topi larg, dhe shumë lehtë mund të ndodh të ndalet topi nga mbrojta dhe të krijoj një mundësi kundërsulmi për kundërshtarët.

Jepes ndeshjen e parë zyrtare e zhvilloi i qetë, i rezervuar, dhe nuk mund të them se ishte vetëm gabimi i tij tek goli i parë. Nesta si gjithnjë është lider i mbrojtjes. Po shkëlqen në Serie A, edhe pse po mendoj se po ka probleme në Ligën e Kampionve. Megjithatë pa të mbrotja e Milanit nuk është e sigurt për momentin.

Ambrosini shënoi një gol dhe nuk është parë pothuajse tërë lojën. Në këtë ka ndikuar pozita e tij më defanzive dhe mos sulmet e vendasve. Personalisht më ka pëlqyer më shumë Ambrosini kundër Barit, se sa Pirlo në disa ndeshje gjatë sezonit. Arsyeja është që më mirë zhvillohet loja kur nuk prit që Pirlo të organizoj lojë kur nuk është në qejf, se sa të qarkullosh topin tek ai dhe të presësh të krijoj raste. Nga Ambrosini nuk pret këto gjëra dhe kërkon alternativa tjera. Gatuzo ka patur lojë solide. Ka qenë i lodhur nga ndeshja me Realin, por megjithatë ka ndihmuar mbrojtjen.

Tejmase jam i lumtur për golin e Flaminisë. E ka vërtetuar se është shumë më i mirë se gjithë mesfushorët tjerë. Unë i pëlqej lojtarët që nuk dorëzohen, vrapojnë për 90 minuta, dhe nuk gjithnjë janë në lëvizje me apo pa top. Për atë më pëlqen Flamini dhe Boateng. Robinjo ka patur dy herë rast të ngjashëm me atë të Flaminisë. Ka huqur dy herë Robinjo që është sulmues, përderisa Flamini ka shënuar atëherë kur iu dha rasti. Ka lëvizur, ka bërë depërtime, ka qarkulluar topin, lojtari i ndeshjes për mendimin tim. Edhe Sedorf ka qenë i mirë të dielën. Ka asistuar, ka krijuar pozita, dhe për çudi nuk më kujtohet që ka mbajtur shumë top. Kjo ka funksionuar sepse mesfusha e Barit ka bërë më pak presion dhe ka lejuar të mbanim top më shumë. Kanë sulmuar vetëm me anë të Barretos që ka qenë shumë i rrezikshëm disa herë. Kemi patur fat që herët nga loja është larguar Almiron. Robinjo nuk kishte ditën dje. Është turp të huqen ato raste që ka patur ai dje. Dhe çfarë raste ishin! Në rregull, një ditë mund të mos funksionosh, por të humbasësh ato lloj raste është mëkat. Megjithatë ka qenë i lëvizshëm, i shpejtë, dhe ka qarkulluar topin. Ndërsa Ibrahimoviç ishte lojtari më i mirë i ndeshjes së bashku me Flaminin. Ibra dje ka vrapuar, ka krijuar raste, ka asistuar i ka bërë të gjitha duke mos u treguar aspak egoist. Është kthyer në mbrojte, në mesfushë, ka kërkuar topin ka pasuar, ka qenë për mësysh. Mua më ka pëlqyer tejmase paraqitja e tij. Nuk ka shënuar, por ka qenë fantastik, dhe ky lloj Ibra na nevojitet për ndeshjet e mëdha, jo vetëm për Barin.

Më pëlqeu angazhimi i Pirlos si mesfushor ofanziv. Në atë pozitë ka luajtur para se të vinte nën urdhërat e Ançelotit. Nuk pati shumë kohë për tu dëshmuar. Pato shënoi një gol të mirë. Ishte i përkryer, pranoi topin shkëlyeshëm depërtoi, u ndal, mendoi, gjuajti aty ku nuk mund të arrinte portjeri i shkëlqyeshëm dje, Zhillet, dhe shënoi. Diçka për të mësuar për Robinjon.

Siç thashë në fillim shpresoj të vazhdojnë këto lojëra. Na nevojiten në javën në vazhdim që do të jenë vitale për sukseset tona këtë stinor.

Luan Morina

Kolumnist i rregullt për ACMilan-Shqip