a e mbani n’mend aparatin ‘klasik’, aton qe ke rreziku me djeg filmin nese s’ke dite me vnu mire, e jo veq 36 fotografite qe i ka pas n’maksimum?
tashti, ka fmi qe kane mrri n’moshe te diplomimit edhe nuk e dine cka ka qene ai mjet…
Keta fmi nuk e majn n’mend ate mjet, as kasetat ndoshta, mirepo i majne n’mend do fjali qe i ka permend secili politikan qe prej liderit ma paqesor kosovar e tutje – ‘… me Kosoven n’Bashkimin Evropian edhe ne NATO’!
Nizet vite qe osht kry lufta bohen veren e ardhshme, edhe na nuk jemi as n’hapin e pare drejt inkuadrimit n’BE a NATO! Jo ne ato, po nuk jemi as n’Interpol, e edhe aty ku na kane pranu – Agjencionin per Akreditim, na kane perjashtu! Nuk osht permend moti, jo?
20 vite!
20 Dita t’Flamurit t’festume n’liri, edhe krejt cka mbetet jane urimet turbofolke qe ngjasojne n’kanget tallava – nuk kane kurrfare kuptimi mirepo krejt vallezojne me to! Edhe urimet per kete feste jane t’tilla – krejt urojne, flasin per dicka imagjinare a nuk levizin prapanicen me punu kurgjo per kete vend!
Puna per kombin nuk osht pune 9-5, pese dite ne jave! Per kombin, per shtetin nuk punohet, jetohet! Ckado qe bon, bohet per ni t’entitet kombetar qe iu sherben ne menyre t’barabarte t’gjithve! Mirepo, na jemi t’interesum vec per veti, edhe nuk dime me mendu per shoqerine, per bashkine! Per Skenderbeun fryhen majtas e djathtas, a nuk e kujtojne as fjale e urte kryesore t’cilen e ka lexu secili neper librat e historise s’paku tri here gjate shkollimit themelor.
Librat.
Shumica e popullsise nuk i lexon as librat qe i kane obligim, edhe nese i lexojne i bojne per ni peseshe a ni note. Msimet nuk i mbajne ne mend. Libra per qef me lexu a? Veq budalla e bon kton!
Qe 20 vite perseriten t’njejtat fjale, qe 20 vite flitet qysh krejt dynjaja ia ka inati shqiptareve, psh me rastin e Nobelit per Kadaren. Qe 20 vite, e me shume jemi n’vend numrim, me t’njejtat budallakia, me t’njejtit njerez qe i glorifikojme sikur me qene shkenctare.
Qe 20 vite n’liri edhe ma shume veta citojne ‘forca ben fuqine’ se sa Gjergj Fishten. Konica iu kujtohet vec kur vizitojne Panairin e Librit per me bo ni foto mu fry kishe t’knushen. E cka me thone per Nolin – ma t’mirin qe njeh ky popull, ma t’zotin…
Edukoni popullin. Edukoni qe Llajkat e statusat nuk i bojn ma t’menqur. As baqelorat e masterat kur nuk dijne me perdor prejsen e piken t’cilen e vendosin 2km larg shkronjes t’fundit!
Nuk jemi popull qe kemi shume per me festu, per mu livdu! Jo sot. Perndryshe, edhe 20 vite mas, ka mu kon i njejti berllog, e njejta fjali tu prit mu jetesu ‘… me Kosoven n’Bashkimin Evropian edhe ne NATO’.