Categories
Dokumentarë

Apocalypse Earth – Sezoni 1

Pa marrë parasysh çfarë kështjellash e pallatesh ndërtojmë, të gjitha mund të zhduken për disa sekonde. Dëshmi shtesë për këto, sikur nuk kemi mjaft, na sjellin episodet e ‘Apocalypse Earth’.

Kjo seri e History Channel, sjellë fenomenet e katastrofave natyrore të cilat gjithmonë kanë shkatërruar ndërtimet dhe jetën e njeriut anembanë globit. Por, si çdo produksion amerikan, edhe ky më shumë përqendrohet në tragjeditë natyrore amerikane.

Tragjeditë natyrore nga zjarri, ajri, uji, dhe dheu, janë të ndara nëpër gjashtë episodet, të cilat nisin me vullkanet, duke sjellë pamje nga më të rrallat e katastrofave që ndiqnin shpërthimin e vullkaneve të përmasave të ndryshme nëpër planetin tonë. Tornadot e uraganet më shumë na sjellin tragjeditë amerikane, derisa ngricat, cunamit, dhe tërmetet kanë një hartë më të gjerë.

Sigurisht që nuk është diçka e këndshme, por këto gjashtë orë na sjellin disa nga tragjeditë që na rikujtojnë që gjithçka që ndërtojmë me vite, edhe vet jetët tona, mund të zhduken brenda pak çasteve, nga vet natyra dhe fenomenet e saja, nga të cilat mund të ikim, por nuk mund të fshihemi. Nota personale: 3/5