Categories
Journal

Armendi (ish-vlllau i Kushtrimit) dhe Kushtrimi (ish-vllau i Armendit)

vllaznit
@rkushtrim & @armendi

Rrallë herë i marr sendet ‘shtruar’, si të sigurta, pa vnu n’pikpytje definicionin/vërtetësinë e atyne. Ngjashëm ka qenë edhe me rastin e dy Krasniqëve në Twitter. Që prej vjeshtës të 2010tës që sillna në këtë rrjet (a)social gjithnjë kom lyp arsye me cicëru edhe me qenë aktiv edhe knej (anej osht FacebookU).

Tashti, ka shumë përdorues, twitter-asha shqiptar, po kah fillimi ka pas pak. Mundem mi njeh me gishta t’dores, po nuk po dal prej teme. Sigurisht njoni prej tyre ka qenë edhe Armendi. Njoni prej cicëruesve që nuk priton me hi n’debate t’frytshme, me këdo, kurdo, për idealet edhe besimin e tij. Padyshim osht ni veçori e shkëlqyeshme, e admirueshme, e lakmueshme. Për të qenë më i sinqertë osht njoni prej atyre përdoruesve që t’inspiron me qenë në Twitter, edhe nëse nuk je aktiv, boll osht vetëm me lexu cicërimat e tij.

Ngjashëm osht edhe Kushtrimi. Edhe pse pak më vonë se Armendin kom fillu me përcjell në Twitter, ngjashëm edhe ai t’knaq me tweet-at e tij. Ka t’njëjtat karakteristika, virtyte si Armendi. Osht ni bibliotekë e filmave (shumë më tepër se unë ka kqyr, i marr lakmi për kto, edhe jep vlerësime tepër të mprehta, m’shërben si mentor shpeshherë). Edhe Armendi kqyr filma bajagi shumë.

Kushtrimi punon në Ipko, aty punon edhe Armendi. Të dy janë besimtar të devotshëm musliman. Janë njohës të shkëlqyeshëm të social-mediave, fansa të teknologjisë mobile, futbolldashës (Armendi pak më aktiv, po ka zgjedh skuadrën e gabume; Kushtrimi osht n’rrugë të drejtë për kah futbolli). Mbi të gjitha kanë të njëjtin mbiemër.

Ka edhe shumë karakteristika, që nuk do t’ju lodh tu i përmend tashti. Mirëpo vetëm karakteristikat që i përmend ma nalt jon t’mjaftueshme me besu që jon vllazni të dytë.

Sipas teorisë teme (fatkeqësisht t’gabume), Armendi osht vllau i madh prej shumë vllaznive. Ai ja ka nis me punu n‘Ipko, tani kur o hap vend i lirë e ka marr edhe Kushtrimin – jo që ka nepotizëm aty po sun pe gjej asni Morina, a thu pse?! :O … nejse vazhdojmë…. Armendi abeja e ka zgjedh ekipen ma t’mirë kishem, po t’gabume, fëmija i dytë në familje, e ka zgjedh ekipën ma inferiore veq për inati t’abejes (94ta ka qenë vit i madh për Kushtrimin :D) Të dy kanë mjekra për qef, iu kan hije, edhe nuk ja kan inati njoni tjetrit se nuk e vërejnë si garë qysh e vërejn futbollin edhe filmat. Jon besimtar, t’sjellshëm, shumë njohës t’mirë të teknologjisë. Bash vllazni.

Për këtë arsye qysh prej fillimit kam pas bindjen që janë të lidhur familjarisht, tu nis prej mbiemrit e krejt sendeve tjera. Gjithnjë i kom bo pyetje për njoni-tjetrin, tu mEndu që jon vllazni, e kaniherë edhe i kom thirr n’shumës si vllazni 😀

Krejt kjo bindje m’osht shkatrru para ni jave. Krejt fajet i ka Fatmiri, i cili tashti veq njonin e kish djal t’halles, a e kundërta. Ka qenë një koncept që e kom kriju vetveti, ni ‘koncept magjik’ që osht përputh n’gjithçka. Tashti nuk ekziston mo. Tashti Armendi nuk osht vllau i Kushtrimit, e as Kushtrimi nuk osht vllau i Armendit. Ni pjese e jetës teme n’Twitter paska qenë e bazume n’koncept imagjinativ. Jeta jem nuk ka kuptim mo 😀

Tash e tutje, kom me bo ma shumë pyetje. Gjithmonë. E nëse edhe ju keni mëndu që jon vllazën, mos u boni merak. S’jeni t’vetmit. 😀

Luani

3 replies on “Armendi (ish-vlllau i Kushtrimit) dhe Kushtrimi (ish-vllau i Armendit)”

Eh, Egzon, pak veta e kanë dëshmu at’ ndjenjë zhgënjimi… 😀

Luan, dje e mora vesh per kete artikull.

Sa i perket ngjajshmerise, Armedin e kam pa per here te pare ne vitin 2007, per disa jave mu ngaterrojke me njefare Pleurati (sepse kurr nuk i shihja bashke)!

Keta dy Krasniqët:

– @Armendi: vone ia ka filluar futbollit (shihet nga preferencat e tij ndaj klubit qe s’ka nevoje me ia ceke emrin), por e ka nje te mire qe eshte shume aktiv (luan me rregull) edhe pse shpesh verehet qe ka problem me termat: futbolldashes – tifoz – lojtar – njohes i futbollit, etj.

– @rkushtrim: ky eshte rast m’a i rande! Si ne preferenca ashtu edhe ne aktivitete!
Por e ka nje te mire qe nuk i perzien: mbetet tifoz ne rrjetet sociale – ne TV nuk i percjell hiç(e lere ma ne stadium), si lojetar e kemi te njejtin problem (te dyte jemi jashte formes me te mire)!

Comments are closed.