Categories
TV Reviews

Loki – Sezoni 1 (pa spoilera)

E keqja është që kohën e shohim si diçka lineare që lëvizë vetëm në një drejtim. Pak a shumë sikur një rreth i ngujuar në botën dy dimensionale që do të lëvizte vetëm në një rrafsh, pa pasur idenë që ekziston dimensioni i tretë ku mund të lëvizë lirshëm, dhe të kalonte tek nga pika […]

Categories
Filma

The Birds (1963) – Recensim

Mjeshtri i trilerit, Alfred Hitchcock kryesisht na frikëson pa bërë shumë potere. Ashtu janë pjesa më e madhe e filmave të cilët në heshtje ndërtojnë llahtarinë që do të na tmerrojë. ‘The Birds’ është më ndryshe. Në San Francisko, në një dyqan kafshësh, një pasanike që merr çfarëdo që dëshiron takon një avokat. Mellani do […]

Categories
TV Reviews

Brooklyn Nine-Nine – Recensim Serie

Andy Samberg ka qenë njëri ndër aktorët e preferuar kur kisha filluar të shikoja Saturday Night Live, në fund të 2000tave. Sidomos mbresëlënëse ka qenë pjesa e këngëve të adaptuara me The Lonely Island. Ta shihja në një seri si ‘Cuckoo’, më ka bërë të mendoja që nuk do t’ia dalë pas largimit nga SNL. […]

Categories
lomsh

Judas and the Black Messiah (2020) – Recensim

Filmi nis me një shpjegim të thuktë se çfarë na pret në dy orët e ardhshme. Inspiruar nga ngjarje të vërteta, Bill O’Neal jep një intervistë për televizion kur e pyesin se çfarë ka për t’i thënë të birit të tij. Para se të dëgjojmë fjalët e tija në vitin 1989, kthehemi tek revoltat racore […]

Categories
Filma

Reminiscence (2021)

Nick Bannister është një hetues privat i mendjes, dhe pos endjes nëpër mendjet e klientëve të tij, ai shfrytëzon makinën e tij edhe për vetveten. Kjo ndodh pasi në jetën e tij futet një kliente që do t’i ndryshojë jetën, Mae. Ajo çfarë dukej të ishte një rast i zakonshëm, për të bëhet një obsesion […]

Categories
TV Reviews

Seinfeld – Recensim Serie

Seinfeld është tani në Netflix! Bashkë me komeditë tjera si ‘The Big Bang Theory’ e ‘Modern Family’, provon të mbulojë mungesën e komedive tjera më të njohura tek ne si ‘Friends’ e ‘The Office’. Ndonëse me “trakë të qeshurash”, Seinfeld përshtatet më shumë me fansat e The Office e Modern Family, se sa për ata […]

Categories
lomsh

Flutura B

Nganjëherë është shumë e rëndësishme mu kthy mbrapa edhe me gjet momentin, pikën e kthesës, kur jeta, ka marrë një drejtim tjetër nga ajo që ka mund të ishte sot. Me gjet atë momentin kur në vend të opsionit të parë ke zgjedh opsionin B, edhe me ndjekë rrugën nëpër B që ta ka pru […]

Categories
lomsh

CODA (2021)

Njerëzit me të meta nuk kanë nevojë për dhembshurinë e ndihmën tonë sa kanë nevojë për pranimin e tyre si të barabartë në shoqëri. Dhe ky pranim i njerëzve që kanë mungesë të gjymtyrëve, ndjenjave, apo hendikepe tjera, në shoqërinë tonë ende mbetet tabu, dhe shihet si e metë e një familjeje, diçka për tu […]

Categories
lomsh

Succession – Sezoni 1&2

Njerëzit e çuditshëm janë ata që nuk ndjekin një linjë të jetës, profesionit të tyre, dhe i tillë është Adam McKay. I njohur për filma komedi bizare, të cilat më pëlqejnë, me Will Ferrell në rolet kryesore, McKay ka ‘devijuar’ nga zhanri i tij duke u përzier edhe në politikë – Vice; e ekonomi – […]

Categories
Filma

Citizen Kane (1941)

Në “Kujtime, ëndrra, reflektime,” Carl Gustav Jung dëfton gjërat nga e kaluara e tij dhe si ato kanë ndikuar në jetën e tij më pas, fillimisht duke pranuar që ky libër më shumë i ishte shfaqur si detyrim se sa si dëshirë për ta shkruar. Në mesin e shumë gjërave në këtë përmbledhje autobiografike ai […]