Categories
Journal

Baksuzi

Erdudi ka apliku për vizë pune n’US. Edhe meniherë mas aplikimit sistemi i procedimit t’aplikimeve ka ra. Paramendo me ra sistemi n’Amerikë! (e pabesueshme për shqiptarët) tashti sistemi osht ndreq, ama Erdudi hala nuk ka informata se çka osht bo me vizën e tij.

Tu e pas parasysh fatin që e ka ai, pres me ra edhe sistemi i dhënies vizave, me shku ambasada ose ajo që i jep vizat n’pushim. Krejt kto për arsye se Erdudi, edhe sipas fjalëve të tij e t’xhixhit, osht baksuz.

Ama baksuzi i tij nuk përfundon me kaq. Ka 2-3 herë që brenda ni sezoni t’futbollit, un e Erdudi bojm muhabet për Milanin n’pushim t’pjesëve. (btw veq Erdudi m’thirr n’telefon për pikë t’qefit. Tjert gjithë kan noj punë a problem). Edhe gjithë here që folim n’pushim t’pjesëve, edhe mu kon tu fitu Milani, n’fund ka me lshu fitoren prej dorës. Zakonisht hup. (amo jo mo… Bertolaciiiii!).

 

Tashti paramendo, prej gjithë atyne miliona vetave që jon tu e kqyr Milanin, mjafton veq unë e Erdudi me fol n’telefon edhe mu prish kahja e lojës. Pa marr parasysh çka bojn krejt ata miliona shikues, na dy e vendosim fatin e Milanit!

 

Budallaki a po? Bile edhe ato e MADHE (me caps LOCK).

 

Ka njerëz që e akuzojnë fatin, nafakën, Zotin, kojshin, hejterat, për dështimet e tyne. Bile bile ka edhe njerëz që akuzojnë ‘sehirbazat’ (prej turqishtes Magjistar… çka po i kqyrni serialet? Msoni diçka pi tyne) se po ndikojnë me fatin e tyre. N’fakt me jetën e tyre.

 

Fati osht ni send që njerëzit ia lojn fajin kur jon t’dobt (Pos nëse lujn futboll. Shtyllat jon krejt fat)

 

Ama, pse po e akuzojmë vetveten si ‘isha i panafakë’, ‘jo unë s’kom nafakë’, ‘ja mu s’ma don’, ose si Erdudi ‘a kom apliku unë? Prite druvarin edhe kah Atlantiku tashti’. Sendet ndodhin! Sistemet prishen, ekipet hupin, ama që unë ose ju kemi direkt ndikim n’to harrojeni.

 

Njerëz baksuza nuk ka. Ka veq njerëz me vetbesim t’dobët. E nëse ju nuk keni besim n’vetvete qysh pritni dikush tjetër me pas besim n’juve.

E derisa provoni me ja lon fajin fatit, ose e mbiemëroni vetën ‘baksuza’, osht mirë me kalu n’tema tjera të jetës e me ja lon punën ekspertave t’sistemit, qysh ka bo Erdudi për mu rregullu punët e tyne.

 

Pa mar parasysh a veshni dresën e ekipit t’juj kur t’ken top, a dilni prej shpis me kom t’djathtë, a t’majtë (a mu kon noj i fortë me dal n’dur, ose tu e bo yllin), a i rendoni kimikat e indeksin qysh t’duhet para provimit, a ktheni fletën e provimit kah ana e majtë me dorën e djathtë, a kah ana e djathtë me dorën e djathtë, a shtini librin nër jastëk kur t’msoni (budallaki e klasës t’katërt), ajo çka ka me ndodh, ka me ndodh – e nëse ndodh e keqja fajësojeni edhe Alfred Holt-in.

 

E me pas kuptu Galliani që saherë që folim unë e Erdudi hup Milani, na kish transferu të dyve (me parametra Zero kishim shku). Edhe ai kish besu se gjithë ai njeri vesh kravata t’verdha tu besu që i sjellin fat! Dud hesapi.

 

Pernime zor osht mi hjek kto sende, kto bestytni. Ama injoroni. Bohuni t’fortë. S’jeni baksuza, jeni njerëz t’mirë. Pa marr parasysh a bini me fjet n’krah t’djahtë a t’majtë, dita nesër ka me ju shku mirë si ti kishit bo krejt punt sot.

 

 

e ky n’foto osht Frane Selak, msus kroat qe i ka pshtu 7 here vdekjes – ka pshtu pi rrotullimit t’trenit, pi rrezimit aeroplanit, dy here ju ka kall kerri, e ka gjujt veten me pushke, ia ka mshu autobusi, ia ka mshu kamioni, edhe n’fund e ka fitu llotarine…

frank selak