Është një skenë, ndoshta në episodin e gjashtë, ku Berri ikën me motoçikletë. Në aspektin teknik, mendoj që ka qenë ndër aksionet më atraktive që kam parë në televizion vitin e kaluar.

Ngjashëm mendoj që nga komeditë e nominuara për Emmy këtë vit, Barry është komedia më e mirë.

Në pjesët teknike, regjia shkëlqen në shumë momente tjera, duke mos çaluar nga dy sezonet paraprake. Mendoj që për ata që dëshirojnë të bëhen regjisor, mua si shikues do më kënaqnin sa më shumë kënde si ato te Barry.

Edhe një skenë e çmendur është kur zihen çeçenët në plantacionin e tyre, derisa në prapavijë luan ‘Africa’ e Totos, por rusisht? Apo është në gjuhën ukrainase? Sidoqoftë, është top skenë.

Dialogët janë të shkëlqyeshëm, si gjithmonë. Brenda një episodi ke muhabet romantik ndërmjet Noho Hank dhe të dashurit të tij, ke muhabet depresiv ndërmjet Berrit e Kusinos, dhe muhabet familjar ndërmjet Berrit e Sellit.

Sigurisht që Noho Hank është karakteri im i preferuar në këtë seri, dhe jo vetëm për shkak të stilit të flokëve (qelat unite!).

Nëse thellohemi pak më shumë në të, e gjejmë një karakter që nuk është i keq, por dëshiron të bëhet. Dhe ky tentim transformimi e bën të këndshëm si karakter Nohon.

E kundërta e Berrit pra. Te Berri, vazhdon qëllimi për transformim, i cili nuk po vjen, dhe në këtë sezon e gjejmë një dorëzim të tijin duke provuar të shpaguaj fajin që ka ndaj Kusinos e Sellit. Dhe ky shpagim vjen me të vetmen gjë që ai të bëjë mirë – të vrasë ose të shfaq gatishmëri të vrasë!

Fundi, na zë të gjithëve në një moment të papritur. Ndoshta është fundi i Berrit, pasi që të dy personat që dëshiron tu bëjë mirë e kanë tradhtuar. Dhe kjo për të është më keq se të mbetet në burg!

Arrijmë në një pikë filozofike që prekë zhvillimin e karakterit të Berrit. E njëkohësisht sfidon atë të Nohos. A jemi të predestinuar të jemi ose të keq ose të mirë, pa qenë të aftë të ndryshojmë pa marrë parasysh motivimin?

Komedi me titull, art në realizim, e thurur me filozofi, është Barry! Nota personale: 5/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: