Categories
lomsh

Baton – a mund ta bëj përsëri?

Pas fitores së dyfishtë të Ferrarit në Bahrein, shumëkush ka menduar se mund të kthehemi në kohërat e arta të Ferrarit, kur Mihael Shumaher dominonte me Edi Irvajn, pastaj me Rubens Bariçellon, e së fundmi me Felipe Masan. Ishte Shumi që fitonte gjithnjë, ndërsa të tjerët mund të renditeshin para tij vetëm nëse Shumi do të ishte jashtë gare. E mërzitshme, a po? E po përveç fansave të Ferrarit askush nuk do ta dëshironte këtë. Vitet e fundit ia kanë kthyer shkëlqimin Formula 1. Ky shkëlqim për shumë veta, përfshirë mua, dukej se do të humbte pas garës së parë. Por, ja që nuk do të ndodh. Shpresojmë.

Fitorja e Baton në Melburn më befasoi për të mirë. Shumë veta mendonin se suksesi i tij vitin e kaluar ishte një befasi e rastësishme, si dhe një mrekulli e Roz Braunit në konstruktimin e makinave të Braun GP. Pas garës së Melburn, besoj se kjo teori nuk qëndron më. Baton dhe Bariçello po kanë suksese me skuadra tjera, njëjtë e ndoshta edhe më shumë se Roz Braun me Mercedes GP. Shumi mëzi që arriti të siguroj pikë, ndërsa Rosberg me shumë fat u rendit i pesti në fund.

Shumaherit do ti duhet ndoshta pak kohë deri sa të adaptohet. Mos të harrojmë, ka pushuar tri vite, e edhe mosha mund të ketë pakëz ndikim në këtë mossukses të Shumit. Rosberg është duke shkuar mirë në këto dy gara, dy her në pozitën e pestë.

Ferrari në garën e parë shkëlqeu. Në të dytën bën dy ndalime në box. Mund të ia lënë fajin strategjisë së skuadrës që nuk u ngjitën më larg, por edhe fatin, që nuk përfunduan më poshtë. Tek Ferrari mund të vërejmë një luftë të ftohtë brenda skuadrës. Edhe pse Masa është vozitësi i parë, ai akoma qëndron nën hijen e Shumit, dhe Raikonenit, dhe duket sikur dëshiron të dëshmojë se është më i mirë se Alonso. Alonso në anën tjetër po vozit më mirë se Masa në këto dy gara. Ishte mesi i garës kur Alonso tentoi disa herë të kalojë Masan, por ky nuk e lejoi. Po të mos hiqte dorë Alonso ka mundur të ndodh një tragjedi për Ferrarin, pasi të dy makinat kanë mundur të dalin jashtë garës. Interesante ishte përgjigja e Alonsos në radion e skuadrës. Kur i tregonin se Hamilton po afrohej vazhdimisht, dhe tregonin kohën që po zvogëlohej, Alonso u përgjigj siç ai di: “I don’t wanna know (Nuk dua ta di, nuk më intereson)”. Kjo dëshmon se Alonso dhe Hamilton akoma janë të ftohtë ndaj njëri-tjetrit.

Robert Kubika, befasoi të gjithë duke arritur të përfundojë në pozitën e dytë. Askush nuk pret që Reno këtë vit të arrij ndonjë sukses, e as podiume. Edhe pse jam një fans i Renos, nuk mendoj se suksesi i Kubikas do të përsëritet këtë vit, dhe të shohim atë, apo Petrovin, që nuk arriti të pëfrundojë as këtë garë, të ngjiten në podium.

Tek Red Bull diçka nuk po funksionon. Vetel javën e kaluar pati fat në fatkeqësi. Megjithëse makina e tij dështoi ai arriti të ngjitet në podium. Mirëpo, këtë jav edhe ai pak fat i kishte ikur. Makina e tij dështoi kur ai ishte duke udhëhequr garën, dhe kjo është një gjë mjaft e pikëllueshme për Vetelin. Ueber, bëri gabim duke tentuar të pëfitoj nga lufta Alonso-Hamilton, dhe nuk i bëri keq asnjërit sa i bëri vetes. Red Bull duhet të ndryshoj diçka, nëse dëshirojnë të arrijnë fitore, e cila po ju ikën nga dora që dy herë.

Luis Hamilton ishte mjaft i nevrikosur në skuadrën e MekLaren. Dhe kishte plotësisht të drejt. Ai u fut dy herë në box, përderisa Baton vetëm një herë. Edhe pse pati një fundjavë problematike me policinë australiane, dhe pozitën e 11 në kualifikime ai arriti të bëj, ndoshta garën më të mirë në karrierën e tij. Edhe pse nuk jam shumë fans i madh i tij, Hamilton më magjepsi të dielën. Ishte i pandalshëm, dhe po të mos ishte Ueber, sigurisht Baton do të përfundonte ndoshta edhe në podium. Megjithatë në fund ishte i pafat.

Sa i përket Batonit, ai tregoi formën e tij prej kampioni. U vendos papritmas në pozitë të parë, falë një strategjie të mençur të ndërrimit të gomas. Deri në fund ai asnjëherë nuk ishte i rrezikuar as nga Kubica e as nga vozitësit tjerë. Baton, dëshmoi se është një kampion i vërtetë.

Gara e ardhshme zhvillohen në Malejzi të dielën me datë 4 prill.

Luan Morina