Filmat për padrejtësitë që bëhen në kontinentin e Afrikës kanë histori po aq të gjatë sa vet kinematografia. Të gjithë kanë një trajektore nëpër të cilën zgjedhin temën e njëjtë të cilët e portretizojnë pak më ndryshe nga njëra-tjetri. Më thjesht, nuk ka film hollywoodian që portretizon diçka pozitive për Afrikën. Hiq më ndryshe nuk është as ‘Beasts of No Nation’.

I  vetmi dallim te ky film janë karakteret dhe personat e implikuar në këtë tregim. Tregimi i bazuar në novelën e Uzodinma Iweala, sjell rrëfimet e Agu, një çun luftëtar në një luftë civile në një vend të paemëruar afrikan. Filmi ndjek rrugëtimin e Agus nëpër ambientin kaotik të luftës, një ambient vështirë i kapshëm për çdo njeri normal të rritur në frymë perëndimore.

Si çdo film lufte, edhe ky sjell rrëfimin e njëjtë, por që provon të kap edhe atë pjesën që nuk është e lidhur vetëm me beteja e aksion. Provon të sjell mënyrën se si formësohen ‘komandantët’ e këtyre luftërave, si binden në qëllimet e kësaj beteje. Më sjell, është një abetare për të qenë lider i këtyre nismave pseudo-çlirimtare.

Aktrimi i Abraham Attah është në nivel, por shpresoj të ketë më shumë se vetëm ky rol. Idris Elba nuk dëshpëron, si zakonisht. Sjell ‘komandantin’ në mënyrë të përkryer duke qenë edhe karakteri kryesor në tregimin e Agus.

Cary Joji Fukunaga ka bërë një punë të mirë si skenarist e producent, e edhe regjisor. Por, më shumë do të preferoja të ishte koncentruar në sezonin e dytë të ‘True Detective’ që ka qenë goxha më dobët se i pari. Talenti i Fukunagas nuk ka nevojë për tu dëshmuar, por le të shpresojmë që do ta përqendroj të tërin tek sezoni i tretë i ‘True Detective’, nëse do të ketë.

Pra, ‘Beasts of No Nation’ është edhe një tregim për tmerrin e luftërave afrikane që fatmirësisht kësaj radhe nuk është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Nota personale: 4/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: