Categories
Milan

Bee Taechaubol – Genoa vs Milan

Paret

Ku janë paret? Vonesat e Mr. Bee na bëjnë të dyshojmë për të ardhmen e shitjes! Megjithatë ky nuk duhet të jetë problemi ynë si fansa. Së paku jo deri të shfaqet Berlusconi dhe të thotë që duhet të shesim. Pagat e lojtarëve janë në rregull tani. Askush nuk merr më shumë se 4 milionë euro neto në sezon. Montolivo duhet të paguhet më pak. Nejse…

Vonesat e Mr. Bee duket të kenë të bëjnë me garancitë për të futur skuadrën në bursë. Nuk është diçka që nuk duhet të bëhemi aspak merak. Por, shitja na garanton investime dhe mbi të gjitha interesim për skuadrën tonë. Gjithashtu ky paragraf shërben për të devijuar vëmendjen nga loja e dobët e për tu përqendruar në një çështje më të ‘rëndësishme’!

Abetarja

E mbani në mend që kur keni nisur klasën e parë jo menjëherë jeni futur në abetare. Së pari kanë qenë disa faqe me figura, korbin e dhelprën etj. Ka qenë periudhë nerva-prishëse për dikë që ka pasur përgatitje paraprake dhe ka ditur tashmë disa shkronja.

Ngjashëm është edhe mbrojtja jonë. Së pari jemi duke u adaptuar me lojtarë jashtëzakonisht të rinj, por të talentuar. Nevojitet kohë, dhe gjatë kësaj kohe do të kemi gabime fatale, përjashtime, e edhe autogola të cilët po mungojnë. Edhe largimi i Romagnolit, edhe pse pak i tepruar nga ana e referit është pjesë e kësaj rritjeje, maturie.

Po të ishte ndonjë trajner tjetër do të angazhonte lojtar me ‘përvojë’ si Bonera, Zaccardo, Mexes, Muntarin, Essienin etj. Sinisa po angazhon Ely e Romagnoli, qartazi i vetëdijshëm që përvoja nuk arrihet në bankën rezervë apo në fushat e Milanellos.

Riciklimi

Ardhja e Boateng do të jetë riciklim i bërllogut që ka nisur me Balotellin. 45shi po tregohet i mirë, ama ka prishur sulmin. Unë akoma preferoj Adrianon-Baccan dhe jo rotacion që shpesh po na kushton me përgjysmimin e cilësisë së sulmit – njëri, kryesisht shoku i Balotellit po është në gjumë.

Boateng do të stërvit, por janë disa rregulla që të lejojnë të nënshkruash me lojtarë të lirë. Nuk di si janë këto në Itali, dhe nëse Boateng ka pasaportë të BE-së. Pos që nuk besoj se do të sjell ndonjë dobi për neve në fushë, ardhja e tij vetëm na dëshmon se po kthehemi në një klasë ngelçash të cilët vijnë të dëshmuar veten se janë gati të kalojnë një klasë më lartë. Ngjashëm si klasës IV/6 në vitin e dytë të gjimnazit, edhe Milanit vetëm se do ti shkaktojnë probleme të përgjithshme. Sa  jemi në këtë seri, të marrim edhe Vikash Dhorasoon, apo Johan Vogelin. Meritojnë edhe një shans!