Categories
Journal

Bërllogu

Nesër osht e enjte.

Dje ka qenë e martë.

T’martave e kan marr bërllogun gjithë. Ka vjet që n’katund ofrohen shërbimet e tilla, komunalitë si mbledhja e bërllogut. Ama, përkundër ofrimit t’kushteve t’përmirsume t’jetesës, bashkë-katundarët nuk po ecin me kohën. Nuk pi shfrytëzojmë t’mirat që po ofrohen n’maksimum.

Bërllogu kushton 5 euro n’mujt, ose 60 euro n’vjet n’total. 5 euro n’mujt po i bjen 1 euro e 25 cent n’javët. Dmth 2 makiato e gjysmë që i pinë shumica. Ama, nuk besoj që mbeten me dy makiato n’javët shumica e familjeve. S’paku n’total i pin tri makiato, ose i harxhojn 2-3 euro n’telefon (tashti me viiibera e ksi sende nashta edhe hiq). Mirëpo, nuk munden mi nda 1euro e 25 cent n’javët me hjek bërllogun.

Fmija rrugës nuk e mbajn letrën e akullores n’dorë, apo noj bërllog t’imët për me hedh n’shportat që jon vendos nëpër bandera (fal ni bashkëfshatari zemërmirë) se me pas bërllog n’dorë osht marre. Ma marre se me hedh n’midis t’rrugës. Nuk e kan fajin msusat e prindërit. Msusat ju thojnë qka duhet me ju thon, ama edhe vet cigaret i gjujn n’oborr t’shkollës, e kaniher edhe i pijnë brenda se kush guxon mi denu ata loqkat. Edhe prindt te shpija e marrin bërllogun e e gjujn te reka/lumi. Edhe fmija vet mendon që fryma i ban shumë sende. Edhe ato që i gjujn ata kanë me përfundu te reka. Mirëpo para bërllogut, fryma ka bajt edhe shumë mend – t’ktyne tipave.

Jo krejt bërllogu merret me kamion nesër n’mëngjes. Ka sende që edhe duhet mu kall (s’jem tu e mbrojt ambientin veq na, fabrikat jon ma t’ronda), ama shumicën e sendeve i marrin. Edhe ato për veq pesë euro.

Mirëpo, kush me dal n’mal e n’fusha me gjujt bërllogun. Edhe unë edhe qeni jemi t’quditum e t’gërrditun me këtë mentalitet që ndoshta n’skenën ma t’mirë natyrë ta prish me llojlloj bërllogu, pampersa, blloka, tesha, qkasmos. Ai qeni qen, nuk i kryn nevojat n’midis t’rrugës, po shkon e gjen ni vend, pikë strategjike n’botën e tij, vend që nuk osht kurr n’midis t’rrugës, apo dikund ku shkel koma e njeriut. Tani m’thojn pse pe don qenin ma shumë se njerzët? Se njoni ka kulturë, tjetri s’ka.

Mbledhja e bërllogut osht punë bujare, edhe pa asni fije stresi. Osht diçka që kisha pas qef me bo nojhere, mu knaq tu fshi bërllogun e njerëzve. I kan rrogat pak t’ulta, ama edhe ata kan mundsi mi nda 5 euro n’mujt për me largu t’kqijat prej shpis.

Tekefundit 5 euro nuk jon kurgjo. Kisha pagujt edhe njo 5 euro shtesë me i hjek do bërlloga që gjujn bërllogun ku mujn e ku s’mujn.