billi

David Yost ka lujt n’katër filma, ku n’njonin prej ktyne filmave ka qenë vet producent… njoni prej tre filmave t’mbetun ka qenë filmi i power rangers: mighty morphin (ata t’part)… davidi i ka lujt poverenxhin e mavit, billin… bill osht shkurtesë për emrin william… edhe klintoni e ka emnin william…

Nja ni shekull e gjysë para këtyne billave, njoni permahi, tjetri pernime, ka jetu nifar billi tjetër i cili ma shumë osht njoft për mbiemnin e tij…

Ky billi jonë që po përmendim sot osht kon shumë i dhont ma biblës, edhe tu u bazu në profecinë daniel 8:14 qe thotë “Ai më tha: “Deri dymijë e treqind ditë; pastaj shenjtërorja do të pastrohet”” ka nis me mëndu që toka ka mu pastru për dymijë e treqin ditë, edhe masanej ka mu kthy krishti… mirëpo, ky billi jonë ka vendos mi njeh ditët që nga vendimi për mu rindërtu Jerusalemi, edhe n’bazë t’ksaj i ka që n’vitin 1843 ka mu bo kijameti edhe ka mu kthy krishti…

Amo nihere ka hezitu me dhon datë t’sakta tu lon ni vjet hapësirë ndërmjet 21 marsave të 1843 e 1844…. masi kjo kohë ka kalu pa incident, kijametin e kanë shty për 18 prill 1844 tu e përmirsu kalendarin…  apët kijameti s’ka ardh… masanej i kanë shkru ni gazete që i kanë keqllogarit do data edhe në gusht kanë thon që data e fundit osht kon 22 tetori 1844… edhe qysh pe shihni as atëherë s’ka mbaru bota… ka pas histeri masive sa njerzt i kanë shit shpit e pasunitë edhe kanë met rrugve… tani kur kanë met pa kurgjo jon qu i kan kall kishat millerite – sekti i ktij billit tonë që njihet si william miller…

Nejse, mos t’i gjuhemi kti se ky s’pas faj… për majanët e dijmë krejt 2012ten, tani qysh m’kan tut edhe mu mediat 2000ten e senne, pak kohë mas eklipsit t’dillit… btw edhe n’98ten u pat fol për ni kometë… ni sekt ‘porta e parajsës’ patën besu fuqishëm n’këtë fund t’botës, edhe nime e pat qellu, bajagi do anëtarë t’ksi sektit e patën myt veten qat’here, kshtu n’grup, t’dëshprum që kometa nuk i ka mytë… n’2000ten ka qenë problemi që kishe kompjuterat s’kan mujt mi mat datat mas 2000tes edhe kjo ka qenë mosvet…

Kalendari i majanëve osht kry, kometa ka kapërcy e ka shku rrugës veten, na hala jemi ktu… s’paku deri n’2880 kur pritet ni asteroid me na rrok… mirëpo qysh osht bo merak sa jon bo merak rumi, junus emre, e marko polo për neve, qaq na bjen neve mu bo merak për ata që vijnë mas 800 vjete…

Na mujm me harxhu kohë, si do sekte aktive, tu prit fundin e botës, amo kjo veq humbje kohe edhe gajle e panevojshme osht… përdorne ligjin e mërfit – çka osht e shkrume me ndodh keq ka me ndodh… tekefundit unë e ti sun e nalim fundin e botës, amo mujmi me jetu çdo moment që e kemi knej…