Categories
Dokumentarë Filma

Billie Eilish- The World’s a Little Blurry (2021)

Jam i vonshëm në ‘zbulimin’ e gjërave që janë në trend. Ata që më njohin nga afër, e dinë që vite më vonë ‘zbuloj’ këngët që kanë qenë hite, dhe pastaj nuk di të ngopem me to.

Njëjtë ka ndodhur edhe me Billie Eilish.

Pasi më ka kënaqur arti i saj, në përmasa të njëjta me atë çfarë më ka bërë twenty øne piløts tri-katër vite më parë, dokumentari në lidhje me karrierën e saj më ka çmendur!

Xanny, bad guy, my strange addiction, bury a friend…

Mjafton të shihni titujt e këngëve të saja, që të shihni sa e turbullt është bota e Billiet. Kur futeni në tekste, e interpretimin e këngëve të saja, e vëreni sa shumë i ndjenë ato që thotë. E bënë të vështirë që të mos besoni që inspirimin për to e gjen nga rrethina e saj.

Por, ngjashëm siç mund të ndjesh depresionin e të gjitha shqetësimet e ngjashme, edhe mund të këndosh për to, derisa gjithçka është në rregull në sytë e tjerëve. Veç edhe një dëshmi që shëndeti mendor nuk është direkt i lidhur me statusin shoqëror, ndoshta?!

Është një meme në internet – ‘single ladies’ një kallaballëk shkruesish; ‘bohemian rhapsody’ vetëm Freddie Mercuryn.

Ajo çfarë më ka çmendur ka qenë thjeshtësia e realizimit të atyre që i konsideroj super-krijime të industrisë muzikore të viteve të fundit. Një laptop, një mikrofon, dhe BAM!

Veç edhe një dëshmi që talenti nuk kërkon shumë investime!

Sigurisht, shumë herët për të bërë një dokumentar për dikë që po përgatit vetëm albumin e saj të dytë derisa ende nuk ka të drejtë të vozisë! Por, numri i mediumeve në rritje kërkon produkte të cilat jo medoemos duhet të jenë cilësore. Por, ky dokumentar, për mua së paku, ka qenë i shkëlqyeshëm. Nota personale: 5/5