Ideja për një spin-off i ‘The Blacklist’ nuk ka qenë e keqe. Edhe realizimi i këtij spino-offi s’ka qenë i keq. Në fakt ka shumëçka mirë të përpunuar.
Tom Keen zhvendoset në Nju Jork për të hulumtuar trashëgimin e babait të tij të vdekur. Por, me të arritur mëson që i ati i tij vetëm ka mashtruar për vdekjen e tij. bile ka një mision për Tomin, ta vendos si spiun brenda firmës së gruas së tij, nënës së Tomit.
Që nga këtu nis ajo loja e dyfishtë, e cila në shumë raste merr drejtime të kundërta. Derisa Tomi futet në qejfin e nënës së tij, e cila nuk e di se e ka bir, ai vazhdon të mbledh informata për babanë e tij të cilin të gjithë e dinë të vdekur. Është seri e shkurtër, tetë episode dhe mund ta shihni edhe nëse nuk keni përcjell katër sezonet e ‘The Blacklist’, por megjithatë nuk e ka atë shijen e njëjtë sikur dikush që di gjithçka për Tom Keen tash katër vite.
Famke Janssen vjen në rolin e të ëmës së Tom Keen, derisa Terry O’Quinn (për shumicën John Locke i ‘Lost), vijnë në rolet ndihmëse. Është një kast më i gjerë, që bën punën mirë.
Pak SPOILERAAAAA
Seria më ka pëlqyer pasi ka vetëm tetë episode. Edhe fundi ka mbetur me mundësi për të vazhduar sezonin e radhës. Për tetë episode nuk do të hezitoja ta shihja. Për më shumë, zor.
Ka qenë përvojë interesante të shihnim Tom Keen në epiqendër të tregimit. John Locke gjithmonë është i lezetshëm në ekran. Me vete sjell atë misterin që i përshtatej me rolin në fjalë, duke mos ditur a ti besoje apo jo. Nuk di, ndoshta plastika apo kujdesi i veçantë e bënte Famke Janssen të dukej më shumë si motra sesa si nëna e tij. Por, është nja njëzet vite më e vjetër, kështu që krejt normale duket të jetë në bazë të ligjeve të natyrës.
Ligjet e natyrës sfidohen me projektin që kanë, për të cilin gjithçka zhvillohet aty. Ndoshta mund të mos pajtohesha me eskalimin e tepruar të situatës në fund. Për këtë, ky sezon meriton një notë personale: 3/5.