I pari i futbollit, Sep Blater deklaroi se ky kampionat ishte më i miri, i veçantë nga të tjerët. Pyetje me vend do të ishte:
“Çfarë ishte e veçantë për këtë kampionat?” – do të ishte pyetje shumë me vend që nuk do të kishte përgjigje të arsyeshme.
Topi, vuvuzelat, gjyqtarët, tribunat e zbrazëta, ishin arsye të mjaftueshme për të vlerësuar këtë kampionat si jo-të veçantë. Jabulani prishi ditën dhe ëndrrën e disa portjerëve dhe kombërateve. Gjyqtarët eliminuan dy kombëtare në mënyrë të drejtpërdrejt, dhe ndikuan në suksesin apo mos-suksesin e disa të tjerave. Tribuna të zbrazëta në kampionat botëror, në gjysëmfinale të kampionatit botëror është turp. Kanë mundur t’ua japin falas atyre fëmijëve afrikanë dhe të bënin diçka vërtetë humane. Dhe vuvuzelat. Arsye më e madhe për të urrejtur këtë Botëror, dhe për të mos u kthyer në Afrikë. Kurrë më!
Kampionët
Spanja është kampione e re e botës. Njëjtë si Greqia në vitin 2004 që u bë kampione e Evropës. Spanja luajti me një formacion tepër bezdisës. Nuk lejonte futboll imagjinativ e as nuk bënte. Luante monoton 70 minuta për të shënuar në minutat e fundit. Fuste 4 mesfushorë qëndror të cilët nuk lejonin të merrni frymë mesfusha kundërshtare. Falë Zotit, kishin David Vilan që shënonte sa herë i jepej mundësia, një portjer si Iker Kasilas, që mbronte shumë gjëra që nuk mbrohen, dhe një qendërmbrojtës tepër të mirë, i cili ishte i vetmi në këtë kampionat që fuste fanellën nën pantollona! Xherard Pike.
Aragones fitoi kampionatin evropian para dy viteve, por loja e Spanjës ishte shumë më kreative, më efikase. Ishte një kënaqësi të shikoje Spanjën e asaj kohe. Del Boske vrau atë kreativitet. Megjithatë është kampion bote, kush mërzitet për kreativitet!
Havi, Iniesta, Alonso, Buskets. Të gjithë këta janë mesfushor qëndror që luajnë në rrethin e e mesfushës. Kur bllokon këtë pjesë atëherë skuadra kundërshtare e ka shumë vështirë të depërtojë. Edhe më vështirë bëhet kur ke në mbrojtje një Pike dhe Serhio Ramos. Të kesh Pujol në mbrojtje është avantazh për kundërshtarin. “Njeriu nga shpella” siç e quajnë në Spanjë, ishte ai që shënoi golin që i dërgoi në finale, mirëpo po të ishte Robeni italian, sot shtypi spanjoll do të fyente Pujollin deri në pafundësi.
David Vija, ishte më i merituari për titullin e Spanjës. Jo veq që shënoi 5 gola, por ishte i vetmi që sulmonte. Fernando Torres flente.
Sidoqoftë, Spanja pati një futboll të mirë që u solli titullin. Mbanin topin, për shkak të mesfushës që e përmenda, lodhnin kundërshtarin me pasime, duke prishur nervat e tyre, dhe shënonin në fund të ndeshjes. Kështu u fitua titulli, dhe mbetet vetëm t’i urojmë spanjollët.
Konkurrentët për titull
Holanda është mëkat që nuk fitoi titullin. E kam parë si favorite që në fillim, por si zakonisht favoritët e mi zakonisht përfundojnë të dytët.
Loja finale ishte diçka si agresive nga ana a tyre, edhe pse në stërvitjen e fundit dukeshin të gjithë të lumtur dhe të buzëqeshur. Kanë merituar shumicën e kartonëve, sidomos De Jong i cili në stilin “kung-fu” goditi Alonson. Dikush thoshte se fitorja e Spanjës, ishte fitore e futbollit! Fitorja e kampionatit botëror bazohet në lojën që bëhet në 15 deri në 20 ndeshje, duke filluar nga kualifikimet, ndeshjet parapërgatitore dhe finalja e madhe. Holanda ishte perfekte në të gjitha këto. Edhe në finale arritën të çanin atë renditje komplekse të Spanjës. Të udhëhequr nga Shnajderi i cili fitoi gjithçka që mund të fitohej këtë sezonë, dhe me një Roben, jo në formën më të mirë sipas meje, sigurisht ai lëndimi para kampionatit ndikoi deri në një masë në paraqitjet e tija. Dërk Kajt, ka qenë në hije të dy të parëve, mirëpo ai ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në suksesin e “portokallëve”. Mbrojtja ka qenë pika më e dobët, ndoshta, megjithatë janë mbajtur mirë gjatë kësaj gare. Kanë qenë të ndihmuar shumë nga dyshja para tyre, Van Bomel-De Jong. Van Persi për mendimin tim ka qenë jo në maksimum të formës së tij. Ndoshta për faktin se nuk është mësuar të luaj qendërsulmues i parë qëndror. Padyshim që Huntelar në ato pak minuta ka treguar se është më i adaptuar se Van Persi në pozitën e qendërsulmuesit.
Gjermania ka shfaqur një sistem loje që nuk është parë deri në këtë garë. Më së miri është vërejtur në fazën e dytë, ndaj Anglisë dhe Argjentinës. E keni parë si sulmonin anglezët? 6 veta me 4 mbrojtës, e nganjëherë edhe vetëm 2. Askush nuk i konsideronte favoritë. Aq më pak pas lëndimit të kapitenit Mihael Ballak. Por, kush e përmendte Ballakun në botëror. Fillojmë nga trajneri. Joakim Lëv nuk ishte fort i brengosur për dukjen e tij. Pulovër i kaltërt, i kuq, apo i jargovanët atij nuk do ti interesonte. Krijoi një superskuadër me një disciplinë të përkryer. Nuk kishin mëshirë për kundërshtarët. Mesut Ëzil ishte ai që shpërtheu në këtë kampionat. Ishte fantastik sidomos kundër Ganës. Në ndeshjet e fundit nuk e jepte maksimumin, por, megjithatë ishte i shkëlqyeshëm. Bastian Shvajnshtajger është lojtari tjetër që shkëlqeu tek gjermanët. Ishte lider i vërtetë sidomos në gjysmëfinale ndaj Spanjës, por ja që fati nuk ishte në anën e gjermanëve. Boateng, Lam, Klose, Podolski, Fridrih, të gjithë ishin fantastik. Por, asnjëri nuk ishte si Tomas Myller. Golashënuesi më i mirë i kupës dhe futbollisti më i mirë i gjermanëve padyshim. Ka mahnitur të gjithë. Lojtar perfekte që akoma nuk ka zhvilluar 10 ndeshje për kombëtaren. Deri në fillim të sezonit të kaluar ishte lojtar amator. Është një ndryshim i madh i këtij lojtari. Dhe shpresojmë që vetëm të vazhdoj për të mirë. Mund të jetë gjermani më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit, edhe pse nuk ka gjak të gjermanit më të mirë Gerd Myller.
Për gjermanët mund të shkruaj me faqe të tëra, por mjafton kaq. Mëkat që nuk fituan kupën.
Ata që na knaqën
Uruguaji ishte skuadra që më kënaqi me lojën e tyre. Ndeshja e parë ndaj Francës ishte njo lojë e rezervuar. Mirëpo ajo që erdhi më pas bëhej dita-ditës më e bukur. Oskar Tabarez nuk kishte shumë yje para kampionatit. Në fund doli me së paku tre yje të reja. Kush e ka menduar se Muslera mund të jetë aq portjer i mirë. Që Suarez do të shënoj edhe më shumë gola, ka kaluar shifrën e 50 golave në sezonin 2009/2010, dhe që do të mbroj atë që nuk mundi ta mbronte Muslera. Kush ka menduar se Lugano është një lider i pazëvëndësueshëm, një kapiten i vërtetë. Dhe askush nuk ka menduar se Diego Forlan do të zgjidhet futbollisti më i mirë i kësaj gare.
Uruguaji ishte skuadra që luante futbollin ndoshta më të mirin. Bënin lojë të hapur, sulmonin me tre sulmues, dhe krijonin raste për shënim. Përpos mbrojtjes të udhëhequr nga Lugano, një mesfushe tepër të fuqishme fizikisht, ata kishin një treshe sulmuese vrastare, Kavani – Suarez – Lugano. Luanin futboll pa frikë se do të mposhteshin apo menjanoheshin. Ishte ndoshta strategji e rrezikshme, por, të kënaqte syrin me futboll të vërtetë.
Gana ishte krenaria e Afrikës. Mëzi kaluan grupin, me dy penallti të shënuara. Por, loja e tyre ishte shumë e mirë. Ata dominuan kundër SHBA-ve. Edhe kundër Uruguajit. Por, nuk ishte fati në anën e tyre. Shumë lojtarë dolën në pah në këtë skuadër. Portjeri Kingston, ishte ndoshta portjeri më i mirë në këtë garë dhe shtylla e Ganës. Kishte disa intervenime të shkëlqyeshme. Kevin-Princ Boateng do të mbahej mend nga gjermanët ai i cili e la Ballakun jashtë kombëtares. Kjo mund të konsiderohet si avantazh pasi gjermanët ishin më të lirë në lojë dhe u pa se çfarë bënë. Por, mbrojtës anësor më të mirë në këtë garë vështirë se do të mund të gjenim. Ja vlen të përmendet edhe Asamoah Gian. Çfarë gjuajtje ka ky njeri. Ishte fantastik. Ndoshta mund ta quajnë anti-hero, por ai shpiu Ganën deri në çerekfinale. Ishte lideri i skuadrës, pasi mungoi Esien. Po të ishte edhe Esien, Gana vërtetë mund të arrinte shumë, ndoshta edhe medalje. Sidoqoftë ganezët duhet të jenë krenar për atë çfarë arritën. Ata i ndali vetëm fati.
Ata që mendonin se ishin favoritët
Italia ishte kampione në fuqi. Mbronte titullin. Dhe Marçello Lipi mendoi se me ata që kishte fituar titullin mund ta mbronte. Ndoshta kishte harruar se tani të gjithë ishin 4 vite më të vjetër, dhe nuk kishte përcjellur Serie A tërë këto vite. Ishte një skuadër e plakur dhe pa kreativitet. Të luash baraz me një skuadër gjysëm-amatore si ajo e Zelandës së Re, dhe atë duke qenë kampion bote, është turp. Nuk është se Italia nuk ka futbollistë për të fituar titullin. Unë jam shumë i sigurt se kushdo tjetër në vend të Lipit me një skuadër pak më ndryshe do të fitonte titullin. Përzgjedhja e skuadrës ishte gabim i Lipit. Jo që la jashtë kampionatit yje si Kasano e Ballotelli, por edhe ata që shkëlqyen në edicionin e fundit i pushoi në pankinë. Në mbrojtje ishin dy shtylla statike. Kanavaro është plakur më, dhe më mirë të largohej nga kombëtarja para 4 viteve që të mos turpërohej. Kielini është mbrojtës statik, i dobishëm në ndërprerje dhe lojë me kokë. Duhet të luaj me një mbrojtës tjetër që është më i lëvizshëm. A mund ta paramendoni Kamoranesin dhe Iakuintan në formacion bazë, në kohën kur Italia ka edhe 10 lojtarë më të mirë për të dy pozitat. Kualjarella, Di Natale, Paxini, Borriello, këta ishin të ftuar që rrinin rezervë pa përmendur edhe ata që nuk ishin ftuar. Montolivo ishte i vetmi që arrinte të rrezikonte portën nga 30 metra, pasi sulmi nuk mund të gjuante asnjëherë në portë. Zambrota ishte i vetmi që depërtonte dhe bënte ndonjë harkim herë pas here. Në ndeshjen e fundit u pa edhe Kualjarela dhe Di Natale, si për ta fajësuar edhe më shumë Lipin. Ndoshta ua solli titullin e kampionit para 4 viteve, mirëpo tani ishte ai që i poshtëroi. Për këtë trajnerët e mëdhenj largohet nga skuadrat pas sukseseve të mëdha. Lipi gaboi. Rëndë.
Anglia ishte viktimë e një selektori tjetër italian. Fabio Kapello, është ai që ka shkëlqyer në kualifikime. 9 fitore nga 10 ndeshje. Humbja e fundit ishte ajo nga Ukraina, që ishte e qëllimshme në mënyrë që të hakmerren ndaj Kroacisë e cila i la jashtë Euro 2008. E po “çka të mbjellësh, korr”. Sigurisht ky nuk është justifikim racional, por së paku kroatët do t’i lehtësonte. Disciplina e rreptë e Kapellos u vërejtë edhe para kampionatit. Lojtarët ishin të lodhur, dhe kjo rezultoi edhe në ndeshjet që zhvilluan. Runi nuk është dashur të aktivizohet fare. Ky lojtar ka humbur shkëlqimi që kur u fut i lënduar ndaj Bajernit në Ligën e Kampionëve. Edhepse nuk kam pritur Heski ka qenë më i mirë se ai, por Defo edhe më i mirë se të dy. Xhejms Milner ka shkëlqyer me harkime në dy ndeshjet e fundit. Metju Apson ka qenë më i mirë se Terri në mbrojtje. Të tjerët nuk vlen të përmenden.
Goli i anuluar i Lampard, ka pasur ndikim në rezultatin e 1/8 së finales. Anglezët ishin në hov atëkohë dhe ndoshta do të mund të fitonin edhe ndeshjen, edhe pse Gjermania ishte vrastare nëkundërsulme. Megjithatë është dashur të fiojnë ndaj SHBA-ve dhe Algjerisë, që të mos ndeshen me Gjermaninë. Ka qenë favoriti im kryesor për të fituar titullin, duke pasur besim tek Kapello, por na dëshpruan të gjithëve. Edhe ajo kampanja “Don’t shave for England” ishte një gjë interesante. Mësuam se sa mund të rritet mjekrra për dy javë.
Argjentina nuk ka qenë favoritë për mendimin tim. Por, pasi shumica mendonin se ishte do ta fus në këtë pjesë të shkrimit.
Sinqerisht, si mund të prisni që një gjë e udhëhequr nga një njeri si Maradona të arrij sukses. Ai më shumë ishte në qendër të mediave për llomotitjet e tij palidhje duke fyer legjendat si Pele, duke treguar dashurinë e tij të madhe për Mesin (që shpesh na hutonte me ato fjalë) dhe duke planifikuar festën e kampionëve.
Ai nuk interesohej për skuadrën, formacionin, taktikën. Mendonte se Mesi mund t’i bëj të gjitha. E po, nuk është Barcelona, por është Argjentina. Nuk ka mbrapa një mesfushë me kreator si Iniesta e Çavi. Nuk është Mesi dikush që mund të udhëheqë një skuadër i vetëm. Nuk është se nuk e do Argjentinën, por thjesht nuk mundet.
Argjentina më mirë të ishte menjanuar në 1/8 e finales, të cilën e fitoi në mënyrë jo të drejtë, se sa të turpërohej nga gjermanët. E kam pritur se do të menjanohen nga ata. E kam cekur në shkrimin para fillimit të kampionatit.
Sidoqoftë, Argjentinës i duhet një selektor më i mençur dhe që do ta shihte Mesin si një lojtar të barabartë me të tjerët. Atëherë do të kishte sukses.
Brazili ishte favorit. Kishin skuadër, por s’di ku shkoi keq. Uh, po. Selektori. Dunga shkaktoi shumë polemika kur zgjodhi skuadrën për Botëror. La jashtë lojtarë mjaft të vleshëm për Brazilin duke filluar nga Pato e Ronadinjo. Gjithçka shkoi mirë deri tek holandezët. Aty dështuan, edhe luajtën mirë. Por, jo “brazilisht”. Po, kjo është mënyra si luajnë brazilianët. Futboll të shpejtë, me shumë pak kontakte me topin, futboll kreativ, që të kënaqë syrin. Vlen të përmendet Huan i cili ishte mbrojtësi që më ka befasuar këtë kampionat. Ishte tepër stabil dhe i sigurt. Më shumë është pritur nga Kaka, por ky njeri mendoj se nuk do të kthehet ashtu siç ka qenë më. Faji për menjanim i është lënë Melos. Nuk është korrekte e gjithë skuadra dështoi kundër Holandës.
11-shja më e mirë e kampionatit
Iker Kasilas
Pati dy intervenime vitale në finale. Ishte i sigurt përgjatë gjithë garës, dhe një kapiten i vërtetë që meritoi të ngriste trofeun në fund.
Filip Lam
Kishte shumë barrë me lëndimin e Ballakut. Kapiteni më i ri që kanë pasur gjermanët ndonjëherë në kampionate botërore. Ishte i shkëlqyeshëm si në mbrojte edhe në sulm.
Xherard Pike
Një mbrojtës i fuqishëm, lider i vërtetë. Po të kishte ndonjë tjetër në vend të Pujol, do të formonin dyshen më të mirë në kampionat. Ishte në krye të detyrës, dhe Spanja është me fat që ka një qendërmbrojtës si Pike.
Diego Lugano
Kapiten i skuadrës më të mirë në Botëror. Diego Lugano, një qendërmbrojtës i Fenerbahçes, që edhe pse ishte lojtar i lirë vitin e kaluar nuk ngjallte interesim tek skuadrat evropiane. Tani do të jetë më ndryshe. Ishte qendërmbrojtësi më i mirë në këtë Botëror.
Zherom Boateng
Shumica e njerëzve mund të mos pajtohen se Zherom Boateng është lojtari më i mirë në pozitën e mbrojtësit të majtë, por është. Dua të them, e keni vërejtur sa i fuqishëm është, sa i qetë, dhe i ri. Duhet të shtojmë përvojë tek ky lojtar, dhe mund të keni mbrojtësin më të mirë të majtë në botë.
Bastian Shvajnshtajger
Edhe një gjerman që shkëlqeu. Shvajnshtajger ishte lojtari më i mirë në pozitën e mesfushorit qëndror në këtë kampionat. Luante pak më i tërhequr se zakonisht, por ishte fantastik. Pothuajse të gjitha aksionet e gjermanëve ishin kreativitet i tij. Ai ishte “truri” që imagjinonte gjithë ato aksione nga shkalla më e lartë e futbollit modern.
Ueslli Shnajder
Nëse ka ndonjë lojtar që ka fituar më shumë se zakonisht këtë sezon është Ueslli Shnajder. Po të fitonte edhe këtë Botëror, do të ishte më shumë se xhekpot. Ueslli Shnajder eliminioi i vetëm Brazilin. Ishte aktori kryesor në atë shfaqje 30 minutëshe që shkatërroi Brazilin. Shnajderi është futbollisti më i mirë në botë për momentin dhe njëri ndër të paktët (së bashku me Forlan dhe Roben) që e meriton Topin e Artë këtë sezon.
Arjen Roben
Roben nuk ishte në maksimumin e tij. E kam përmendur që lëndimi ka ndikuar deri në një masë për mosparaqitjet e tij superiore. Megjithatë ishte i pandalshëm në anën e djathtë. Do të kujtohet si njëri që ka mundur ta përcaktonte finale, por disiplina në lojën e tij nuk e lejoi të rrëzohet në rastin e dytë.
Tomas Myller
Befasia më e këndshme e këtij botërori. Kush ka menduar se Myller mund të ketë një efikasitet më të madh se 50% të golave të shënuar në krahasim me ndeshjet që luajti. Mungesa e tij u vërejt në gjysmëfinale ndaj Spanjës. Vetëm një vit më parë ishte amator, ndërsa tani u stolis me medalen e bronztë. Gjermania ka të ardhme të ndritur. Ashtu siç ka Bajerni.
David Vija
Që David Vija është sulmuesi më i mirë në botë është vërejtur në Euro 2008. Njeriu i vetëm bombardonte portat kundërshtare. Njëjtë ndodhi edhe tani. Ishte i vetmi që shënonte për Spanjën, dhe atë me një mesfushë jo-ofanzive. Po të ishte një mesfushë më e mirë, Vija do të ishte edhe më i pamëshirshëm. Ka qenë shtylla kryesore e Spanjës në këtë Botëror. Do të jetë edhe më i rrezikshëm tek Barcelona.
Diego Forlan
Lojtari më i mirë i Botërorit. E ka merituar plotësisht këtë çmim. Ka shkëlqyer në secilën ndeshje, ka qenë gjithmonë ai që ka dhënë maksimumin dhe që nuk është ndalur për 90 minuta. Për më tepër ka shënuar gola fantastik. Dhe paramendojeni numrin e lojëve që ka luajtur këtë sezon. 70. Po, pra 70. Ka qenë i rregullt në ndeshjet e Primera Division, ka fituar Ligën e Evropës, ka arritur në finale të Kupës së Spanjës, ka luajtur ndeshjet parapërgatiore dhe kualifikuese me Uruguajin, si dhe tani në Botëror. Një futbollist krijuar prej “guri”. Një vazhdimësi me Atletikon, si psh. Superkupa e Evropës, mund ta fus në rrethin e kandidatit kryesor për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
Ata që s’ja vlen të përmendën
S’ja vlen të përmenden.
Luan Morina
Botuar në Shqipmedia dhe AlbaniaSport
Bravo, Luan. Po mpelqen menyra qysh e ki shkru. Dhe mendoj qe ke prek shumicen e gjerave kyqe te boterorit. Mandej, per do sene osht ceshtje shijesh, heheh.
Shume i pakenaqun edhe une jam me Boteroin, ndoshta pse ka ardh pas atij organizimi perfekt 2006-tes, po referimi, vuvuzelat,ni kombetare bahet kampione me 8 golla te shenum,Zelanda del kombetrja e vetme pa hubmje prej boterorit
Per mos me ta ba krejt rafsh, Urugvaji i ka marr 3 gola si faj direkt i Musleres ,mandej edhepse pas Italise jam tifoz me Holanden, ne finale kane lujn karate jo futboll, Spanja per momentin ka mjeshter ne mesfushe te afte me mbajt topin, ose qysh thote Berluskoni ” me ta mshef”,e ka shfrytezu kete arme perfekt ne momentet vendimtare,e vet Holanda qe prej 1990 kurre futboll ma te dobte nuk ka ba sesa ne kete boteror,se mbaj mend kur Holanda ka lujt me shkattru loje kundershtari, tanaheret ka ndertu, ky o kane SUI GENERIS rast qe thote Ermani, hahah
Capellon,se kisha fajesu, ni lojtar anglez i ka lujt mesatarisht beso ose jo 14 loje ma shume se sa ni lojtar gjerman para boterorit,para se me fillu loja,lojtaret e Anglise dojshin me dhane shpirt,nejse mdoket qe jau ka ndalu me i kry ato punet e mira me grate e veta qaty ka gabu po neyse…dooooh
Dr. flm per komentin,
Shume sennde, ose ma mire me thon krejta i ki me vend.p