Para një shekulli, një historian serb kishte shkruar një libër historik për shqiptarët si njerëz primitiv, analfabet, dhe me bisht. Fuqia e një libri, është më e madhe që mendohet! Futja e një kombi të tërë në një thes, është mëkati më i madh që mund të bëjmë, që mund të na bëhet.

Ariana është vendi që shtrihet në Lindjen e Mesme dhe përfshin territor të Afganistanit, Pakistanit, dhe vendeve të ish-BRSS-së. Strukur në një vend jo shumë pjellor, kryesisht malor, jetojnë popuj me etni e besime të ndryshme. Së paku kanë jetuar, pasi gjysmë-shekullin e fundit ka pasur qërim hesapesh ideologjie. Më së shumti i njohim talebanët, dhe tentimin e tyre për të vendosur ideologjinë e tyre.

Kjo ideologji e tyre bie ndesh me atë të një mësuesi i cili ka vendosur të mësoj të bijën e tij shkrim-lexim. Me të mësuar këtë autoritet radikale burgosin mësuesin, derisa familja e tij mbetet e mbyllur pasi që ndalohet dalja e femrave në rrugë, qofshin edhe të mbuluara me burka. Për të siguruar bukën, e bija e tij duhet të dal të vazhdoj punën, por kur zbulohet se është vajzë, përzihet në shtëpi.

Për ti rezistuar kësaj ideje, ajo merr një hap guximtar të cilin nuk po e përmendi edhe pse nuk do të ishte spoiler. Pos karakterit të bijës së tij të vogël, karaktere tjera edhe jashtë familjes së mësuesit shfaqen në dy pole të kundërta të ideologjive të tyre.

Është një film me skenar goxha të mirë, një film për pakicën e popullsisë që shtrihet në këto anë, dhe terrorizohen e nëpërkëmbën nga ideologjitë radikale, diçka me të cilën mund të përballemi edhe ne dikur nëse nuk jemi mjaft të kujdesshëm.

Një film që provon të sjell luftën ndërmjet të mirës dhe të keqes në mënyrën më të bukur, animacioneve. Nota personale: 5/5

 

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: