Categories
Journal

Bredhi

bredhi…
prej qe e maj n’mend kem pas bredh…
edhe per cdo vjet e kem ndreq, se qashtu e kem bo tradite… e kem prit babadimrin me na pru dhuratat edhe cdo nate kah fundi i vitit, prej dy javeve deri n’dy muj i kom kqyr dritat qe jon lshu e nal me ritmin e tyre t’programum (por kur keku ka nderhy)…
mbledhja e bredhit gjithmone ka qene drepesive… duhet me prit ni vjet per me ndreq apet… edhe cka ndodh ndermjet ksaj periudhe osht mister… mister i frikshem qe e tut cdo qenie qe merr fryme… e panjohura, sikur terri na trishton, na tmerron…
derisa i mbledh stolite e shiritat mas finaleve t’kercimeve t’Bishofshofenit, nis e mendon se cka do te ndodh gjate 340 diteve tjera… kush do ta ndreq bredhin, Eda? Vesa? a nashta edhe Nilda rritet boll? a ki mu kon ti me ndreq bredhin? a ki me ndreq bredhin n’rend t’pare?
e ardhmja osht e panjohur, ama cdo dite qe lind dielli edhe na duhet mu qu, deri kur ni dite t’na vjen merzi edhe vendosim mos mu qu… mos mu qu se lodhemi…
e kurgjo nuk na lodh sa muaji i janarit… muaji ma palidhje qe ekziston… edhe si per inati i ka 31 dite, shumice me shi, lloq, llopovine, diell… osht muj i lodhshem, bajat, berllog…
ndoshta nihemi kshtu pse trupi lyp me baraspeshu gzimin qe e kemi pas n’dhjetor, dhuratat e babdimtrit e kto gjAnat… ama per dallim pi babadimrit, ky perfundim per baraspeshimin e ndjenjave osht veq mit, trillim…
shkurti osht pak ma i mire, ama hiq ma pak berllog, njejte si marsi… shume veta qe njoh njihen kshtu… disa e kan rrafsh mujin, jeten, rrugen, llafet… lum kta… e per neve tjerve, Zoti ju dhasht force e durim deri n’prill… Zoti ju dhasht shnete e jete me ndreq bredhin apet…