Edhe Platoni osht kon nervoz n’njerezimin. Pse?
osht kon nervoz, i deshprum, i irritum, i ka pas tullusum se gjinja kane glorifiku, adhuru ma shume aktoret e sportistat e asaj kohe se sa Platonin me shoke… po, i ka ardh inati herifit, amo apet ish kon i deshprum edhe sot mu kon, se apet e kane keqinterpretu n’shume sende, sidomos n’demokraci…

pra, mundemi me perfundu qe gjinja si atehere, si sot, qasi soji jone… qka mundemi me perfundu osht qe shume pak prej neve kqyrin ‘muhabete’ te TED, e edhe nese ju dalin pahiri kah Rrokumi, menihere duhet me ndrru kanalin me shku psh te First Channel edhe me u knaq tu kesh me ‘komedien’ mosvet…

ni muhabet i TED, n’mesin e shume ‘muhabeteve’ te ngjashme kallxon qysh njerzt nuk jetojne ni jete origjinale, t’veten… kjo osht normale se prej qe po lindin fmija, si po dijn pak, po ja futin ni telefon para durve edhe kqyr spajdermena e sene palidhje… vazhdojne mu rrit si shumica e njerzve, tu kqyr tjert cka po bojn, cka po hajn, cka po veshin, e cka po thojn per neve… ma thjeshte, na jetojme jeten e dikujt tjeter, qysh na thojne tjert, sepse ngajm mas aprovimit n’shoqni, ndoshta per shkak t’mungeses se kujdesit nga prinderit, ose ku ta di cfare arsyetimi tjeter frojdian apo jungian apo sorenkirkegardian… ky i fundit osht shembull qysh ‘me jetu jeten e juj’…

la la landi…
ni shoqe ka prit dy jave me ja arsyetu ‘obsesionin’ tem me kete film t’cilin ju kom plas nervat tu e permend, amo nijet se kom mu nal… unfriend, unfollow nalt lirisht (bile gzona, se shume jon 531 miq per ni introvert asocial, deshtak si une)..

osht zor me kuptu la la landin nese dashnia e zhades e fatmagylyt osht shembull per juve… a ku ta di kta indiant me te cilet jeni trenu krejt… normal qe dashnija nuk shkon pa probleme, e gjithmone duhen mu kriju trekendeshat, e berlloGu tjeter…

mirepo, mbetemi tek ajo jeta e huj – shkolla, puna, nusja/burri, fmija, nipat, vdekja… kjo osht vija… per mu martu, per me dasht duhet me pas shume faktor tjere material, plastik, hekuror, e edhe letrar (jo librat, tybestikfar… paret), e tani mundeni me dasht… pra jon do para-faktor per me dasht ni njeri, per shembull me prit tane diten n’shkalle me kqyr mos po ta mshon nojkush me ti marr mendt e me t’praptu shkalleve…

la la land me ni menyre a tjeter provon me jav bo bajat krejt kta para-faktor qe ju duhen me dasht dikon… amo deshton, keq… nejse, ajo qika deshton keq, se nuk ndrron karrieren per kete djalin… ky djali heq dore prej ondrrave per mi plotsu ambiciet e vjehrres tij… okej, normal qe prindt kane qef fmija mu kon sa ma mire, amo cka t’vyn rehatia kur s’ke dashni n’zemer…

kam frike qe shumica nuk e kane shiju dashnine… ku me shiju me ni vend qe para disa dekadave ka martu njerzt pa u pa hiq, ku prindt kane ‘dhon’ qikat dikun ku ju kane marr mendja se ka me jetu mire e rehat… ku me shiju dashnin ku verat edhe ardhja e ‘shacive’ konsiderohet si pazar per lidhjen e kurorave ndermjet dy vetave qe dojne siguri prej njoni-tjetrit, jo dashni…

e di, jom budalle, jom deshtak qe mendoj n’ksi sene… nashta tek e fundit veq kom kqyr shume filma, e seriale, e kom lexu nashta edhe pak libra sa me m’hup kshtu… mirepo, sado qofte zor me rezistu ksaj farse totale qe po kaplon dita-dites njerezimin, une kom me vazhdu me ondrru, edhe n’qofte qysh ja bon Seb tek LaLaLand veq edhe ‘ni onderr qe s’muj me realizu’…

tekefundit LaLaLand osht per budallt qe guxojne me ondrru…