Categories
Filma

Casablanca (1942) – Recensim

Madhështinë e Cascablanca-s, si njëri ndër filmat romancë më të mirë në histori të filmit mund ta shihni vetëm pasi të përfundoni filmin. Prandaj, arsyeja pse Casablanca është special, nuk do të gjendet në rreshtat në vazhdim.

Por, çfarë mund të gjeni janë pak fjalë për skenarin, karakterin e Rik Bllejn, Luftën e Dytë Botërore, dhe Kazablankën.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, me Evropën në flakë, e në Afrikën në pritje, në Kazablankë, në Marokun e kolonizuar nga francezët, një amerikan me emrin Rik Bllejn, ka një kafene, që përkundër presioneve të autoriteteve, është shndërruar në një rrugëdalje për refugjatët që kërkojnë shpëtim nga përndjekjet duke siguruar letrat për Amerikë.

Karakteri i Rik Bllejn është Humphrey Bogart, vetvetja si asnjëherë më parë. Është ai që i jep kuptim karakterit, është mishërim i përkryer i një aktori me karakterin e tij në fjalë. Okej, nëse jemi të sinqertë, e dimë që Bogart bën të njëjtën, para dhe pas ‘Casablanca’ edhe me karaktere tjera, disa prej tyre nga më të dashurat për mua, por më mirë se në rolin e Rik Bllejn nuk e bënë asnjërin, ndoshta.

Jeta e Bllejn, ashtu siç e përmenda, duke u shtyrë me autoritetet është ‘normale’, me mysafirët që kënaqen në parajsën e tij të cilën e mbron nga të këqijtë, me pianistin Sem që luan disa nga këngët më të këndshme, përfshirë legjendaren ‘As Time Goes By’.

Por, një ditë, në kafenenë e tij, me të njëjtin qëllim si shumica e ‘turistëve’ që vijnë nga Evropa, shfaqet ish-e dashura e tij, Ilsa, e cila me të dashurin që përndiqet nga gjermanët, provojnë të shkojnë në Amerikë. Pjesa tjetër, është vet filmi ‘Casablanca’.

Skenari i ndërtuar për mrekulli deri në finalen e famshme. Fotografi që përputhet me temën dhe qytetin, po aq sa edhe muzika. Perfeksion. Nota personale: 5/5