Categories
Milan Sport

Çka me Seedorfin?

seedorfMë në fund erdhi radha të shkruaj për një trajner tjetër pos Allegrit. E mbaj mend shkrimin pas ndeshjes së parë të tij, inspiruar nga Cirku i Diellit titullohej ‘Allegria’. Kishte nisur për merak, për të vendosur Sokratisin kundër Bogdanit në ndeshjen e dytë dhe turpërimin kundër Catanias menjëherë. Megjithatë nuk mund të ankohemi vetëm për rezultate te këqija. Largimi i pleqve, titulli në Serie A, diçka që kurrë nuk ia dilte të bënte Carlo përkundër gjithë atyre superlojtarëve (dhe ndoshta për shkak të Calciopolit), mbeten disa nga pak sukseset e tij gjatë kohës në Milan.

Dështimet fillojnë nga humbja palidhje nga Tottenhami, mospërsëritja e titullit me Ibrën e Silvën në sezonin e dytë, startet e dobëta për tri sezonet e fundit, keqmenaxhimi i skuadrës, keqmenaxhimi i lëndimeve, deri tek humbja totale e kontrollit mbi skuadër dhe transferimi i famshëm i Matrit për atë shumë që për verat e fundit të Milanit ishte astronomike.

Megjithatë, ai është histori, dhe kaq me të.

Tani të kthehemi tek Seedorf.

Si lojtar, në kohët më të mira ka shkëlqyer. Largimin e tij, ngjashëm si të Pirlos dhe shumicës së ‘pleqnarve’ e kam pritur me gëzim. Akoma nuk jam pishman dhe kurrë s’do të jem për largimin e Pirlos – është lojtar me ide të njëjta dhe i mbivlerësuar.

Nuk jam aq i gëzuar sa kur ishte larguar që kthehet tani. Nuk mendoj që është lojtari më i mirë për të nisur një cikël, por, besoj se mund të bëj më shumë se Allegri me këtë skuadër. Sidomos më pëlqen stafi i tij që do të përbëhet nga Jaap Stami (nëse e lëshon Ajaxi, kuptohet), Crespo e Kluivert. Të gjithë lojtarë që e dinë vlerën e fanellës kuqezi më mirë se paraardhësi i Seedorf.

Pika kryesore që duhet të përqendrohet Seedorf është menaxhimi i personelit, lojtarëve. Kjo skuadër nuk është për aty ku gjendet për momentin. Ndoshta nuk jemi për tituj, por me këta lojtarë jemi për Top 3 në Serie A. Gjithnjë kam deklaruar që skuadra luan nën aftësitë e tyre. Fajin e ka pasur trajneri i kaluar, dhe këtë duhet ta përmirësoj Seedorf.

Pika e dytë që Seedorf duhet të merret është përcaktimi i një formacioni të duhur. Ancelotti në dy finalet e fundit të Champions-it ka arritur me vetëm një sulmues në dispozicion. Kuptohet mbrojtja e asokohe ishte më e mira në botë, dhe nuk duhet ndoshta të shkojmë në futboll defanziv. Por, s’do të thotë që vetëm futbolli ofanziv sjell tituj e rezultate. Gjithçka u prish me largimin e Ancelottit kur Berlusconi kërkonte futboll ofanziv, 4-3-3, që detyronte Leonardon të fuste Huntelaarin si sulmues krahu (jo pa arsye pati vetëm një sezon tek ne). Seedorf duhet të zgjedh formacionin dhe të mbetet me të. 4-2-3-1 duket se do të jetë formacioni i tij, dhe funksionon për mendimin tim. Edhe nëse kthehemi në 4-3-2-1 apo 4-3-1-2 nuk do të ishte problem. Megjithatë le ta gjej një formacion, një 11she që është standarde dhe të vazhdoj me të. Jo të bëj eksperimente çdo ndeshje me lojtarë të ndryshëm në pozita të ndryshme. E mbani mend vjeshtën e vitit 2012 sa herë mbrojtja ka qenë e njëjta në dy ndeshje – asnjëherë, prandaj ishte edhe fundosja e vjeshtës që vazhdoi edhe këtë vit, edhe pse sivjet Zapata-Mexes kanë qenë qendërmbrojtësit e rregullt.

Pika e tretë e Seedorf është të zgjedh problemin me Mario Balotellin. Unë kam qenë kundër ardhjes së Balotellit, kundër tentimeve për prurjen e Tevezit, e ngjashëm edhe kundër largimit të Patos. Ky i fundit, ngjashëm si El Shaarawy ka qenë viktimë e stafit në keqmenaxhimin e lëndimeve. Balotelli ka talent, por nuk ka karakter futbollisti. Milani njeh qendërsulmues që me sezone nuk kanë marrë kartona të verdhë, e lëre me të kuq. Balotelli nuk është i tillë. Largimi i tij në qershor, sidomos nëse nuk kualifikohemi në Evropë, dhe për shkak që ka Raiolan agjent është pothuajse i sigurt. Nuk do të më pengonte largimi i tij, në rast se duhet të mbajmë El Shaarawyn. Seedorf dhe Stam besoj që kanë çfarë duhet për të menaxhuar Balotellin dhe për të themeluar një personalitet futbollisti shembullor tek ai.

Pika e katërt (apo më mirë ti quaj detyra) është kualifikimi për Evropë. Milanit i duhet Evropa. Në fakt më shumë Italisë i duhet Milani në Evropë (së paku neve nuk na pengon bora siç ju ndodh manipuluesve). Europa League duket si i vetmi opsion për momentin, por, askush nuk duhet të na ndaloj së ëndërruari. Jo vetëm Coppa është e vetmja rrugë për Evropë. Kemi 22 pikë dhe 19 ndeshje. 13 fitore, 4 barazime e 2 humbje mund të na siguronin në fund 65 pikë. Kur lufta për titull ka qenë e ndarë në dy ekipe, dhe mbi 5 ekipe kanë luftuar për pozitën e tretë, zakonisht kanë mjaftuar rreth 65-70 pikë për pozitën e tretë që dërgonte në Champions. Akoma është e njëjta mundësi, pasi lufta për titull do të jetë ndërmjet Juventusit dhe Romës, derisa tjerat do të luftojnë për Evropë. Shpresa humb e fundit, por, nuk duhet të na interesojnë skuadrat tjera. Le të arrijmë 13 fitore e 4 barazime, apo edhe 15 fitore me 4 humbje dhe do të jetë sukses për neve. Nuk janë as katër skuadra më të mira se ne në Serie A për kah forma (vetëm Juventus e Roma mund ti konsideroj si më të mira se ne).

Detyra e pestë e Seedorf është të vijë me ide të qarta qysh në fillim. Mos të kërkoj kohë për rregullimin e skuadrës, e as lojtarë. Të gjitha janë, vetëm duhet të rregullohet atmosfera. Ndoshta do të kryente më shumë punë Ukshini i 3Gjermanëve, megjithatë unë besoj që Seedorfi mund të kthej këtë skuadër ku e ka vendin, edhe atë pa investuar aspak.

Luan Morina
Kolumnist për ACMilanShqip e Shqipmedia