Edhe FIFA – shtëpia e futbollit botëror ka lansuar ‘streaming’ platformën e saj, së paku për momentin falas.

Duke mos devijuar nga shërbimet tjera simotra, edhe kjo do të ketë prapashtesën + (plus) mbrapa. Mbi 40 mijë ndeshje të garave të sotme, e 2000 ndeshje nga arkiva do të jenë pjesë e kësaj platforme, varësisht sipas regjioneve. Por, më së shumti, qartazi do jenë dokumentarët

Në mesin e filmave dokumentar, më atraktivi për momentin duket të jetë ai për Ronaldinhon i quajtur me të drejtë The Happiest Man in the World.

Tek seritë, ajo që në plan të parë duket interesante është nga producenti i Sunderland ‘Til I Die, që ndjekë tetë kapiten kombëtaresh – Modriç, Aubameyang, Kaltak (Vanuatu), Blake (Xhamajka), Maatouk (Libani), e Thiago Silva gjersa udhëheqin ekipet e tyre drejt Katar 2022. Marrë parasysh që figuron si sezoni i parë për Captains, me shumë gjasë mund të presim edhe sezone tjera.

Emisione tjera origjinale, dokumentarë kryesisht, pritet të jenë edhe për emra tjerë të njohur si dokumentari për Dani Alves dhe misionin e tij për tu kthyer me Brazilin në Katari 2022, pastaj Ronaldo Nazario, Lukaku, e yje të futbollit femëror Lucy Bronze e Carli Lloyd.

Dhe do jenë dokumentarët ata që nuk duhet të paraqesin problem për bllokim gjeografik në vendin tonë.

Do mbetet të shihet se sa do të jetë problem kjo gjë kur jemi te transmetimet e ndeshjeve.

Derisa fillimisht duket që do të kemi transmetimet e ligave të Danimarkës, Polonisë, e Sllovakisë, pa harruar edhe përmbledhjet e ndeshjeve nga ligat tjera, si ajo e Zvicrës.

Detyrimisht do të kemi më shumë gara nga vendet që janë më pak të mbuluara në internet, prandaj mund të presim ndeshje nga ligat afrikane e aziatike më shumë.

Një hapësirë e madhe do t’i kushtohet ligave të futbollit të femrave dhe garave për moshat e reja. E di që shumica nga këto kanë qenë në dispozicion në mycujoo më parë e tash elevensports, por ndërfaqja ka qenë e tmerrshme tek ai shërbim, e shumica e ndeshjeve kanë qenë pa komentim.

FIFA deklaron që do të ketë 40.000 ndeshje të transmetuara drejtpërdrejtë gjatë vitit nga 100 federata. Nga këto 11 mijë ndeshje do të jenë të garave të femrave.

Padyshim që do të kemi të gjitha garat e organizuara nga FIFA – kampionatet botërore të meshkujve e femrave, të moshave të reja, e të klubeve.

Më e mira e këtij shërbimi do të jetë oferta e 2500 videove me 2000 orë transmetime nga arkiva e FIFA-s, përfshirë kampionatet botërore deri së paku në vitin 1950 (nuk e di a ka transmetime të mëhershme!).

Si futbolldashës, kjo është më e mira e kësaj platforme.

Por, si çdo gjë, edhe ky duhet të jetë hapi i parë i një organizate tjetër sportive që kalon në sistemin D2C. Marrë parasysh që shpenzimet për të drejtat sportive kanë arritur majën, tash e tutje në territoret ku organizatat, në këtë rast FIFA, sheh që nuk po merr çmimin e mjaftueshëm, nëse jo në tërësi, mund të zgjedhë që një pjesë të drejtave – streaming në këtë rast – t’i shesë direkt tek konsumatori i fundit. Nuk jemi larg parapagimit direkt në FIFA e jo në platformat lokale.

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: