Categories
TV Reviews

Clique – Sezoni 1

Seritë e errëta me femrat si protagoniste kryesore janë në trend kohëve të fundit. Njëra ndër to, por për të cilën zor që keni dëgjuar është edhe ‘Clique’.

‘Clique’ është seri e përqendruar për tinejxherët e gjinisë femërore më shumë, si një tentim feminizmi, por jo në mënyrë aq të kthjellët. Pra, nuk është nga ato tentimet e feminizmit që tenton të përsërit aftësitë e femrave në jetën e përditshme. Por, është diçka që ka të bëj me femrat, është një botë femrash.

Bota këtu sillet rreth dy shoqeve të ngushta të cilat pranohen në Universitetin e Edinburgut. Me tu pranuar, njëra nga to futet menjëherë në një shoqëri të ngushtë, pa kaluar gjithë ato procedurat e zakonshme që jemi mësuar ti shohim nëpër filmat tjerë perëndimor ku vijnë në shprehje këto gjëra. Georgia është ajo që pranohet, derisa mikja e saj Holly nis misionin për të zbuluar se çfarë qëndron pas këtij pranimi të befasishëm të Georgias. Në proces zbulon që diçka nuk është në rregull, dhe nis një hetim i cili është i mbushur me mister, triler, dhe mbi të gjitha errësirë.

Është një serial me heroina dhe anti-heroina, që do të joshte jo vetëm gjininë femërore për ta shikuar. Nuk është i gjatë, gjashtë episode 45-50 minutash. Edhe nuk është diçka kushedi sa i veçantë. Ia vlen të kaloni një ditë me shi me këto episode. Nota personale: 3/5