Kur ka debutuar kjo seri, kam qenë goxha i ri në moshë në krahasim me çka jam tani! Dhe, disa komedi ecin me moshën, e kjo komedi nuk është për adoleshentët! Cili adoleshent do të kënaqej me një shakatë e një qeli?! Kur bëhet vet qel, atëherë i shkojnë për vete!

Pas Seinfeld, Larry David kishte vendosur të sillte një seri me një titull që do të ulte njerëzit në tokë, duke mos i lënë të bëhen shumë entuziast sepse nuk do të ishte një komedi aq e lartë sa Seinfeld në cilësi.

Pasi ende nuk kam përfunduar Seinfeld-in (kush me kqyr e me shkru krejt kto sene, për juuuuveeee :!), nuk do të hidhja një dallim ndërmjet këtyre serive. Edhe ashtu kam parë vetëm sezonin e fundit të Curb Your Enthusiasm dhe dy e diçka sezone të Seinfeld! Këtu, Larry David luan vetveten, me krejt të zezat e tija. Seriali nuk duket të ketë skenar, duke qenë improvizim i situatave, diçka që e bën shumë përtokë, shumë real, shumë të thjeshtë. Dhe krejt këto përditshmëri ngjyrosen me një dozë komedi të habitshme më shumë se sa komedie që të bën të shkrihesh së qeshuri. Dhe kjo komedi, me kalimin e moshës veçse bëhet më e dashur për një ‘serialoholik’.

Që nga tentimi për të heq qafe një asistent, ofendimi i berberit, mosmarrëveshjet me polic, bisedat e thella me një mysafir hoteli, dhënia e ryshfetit një portieri funerali, prishja e paqëllimtë e lidhjeve të shokut, qitja prej takti të një mësuese joge(!), shpëtimin e një të panjohuri nga mafia, përleshja për një pastrues lëvozhgash të guacave, tek ofendimi i nënës së agjentit të tij, e krejt këto derisa ka në shpinë fatwan sipas të cilës do të duhej të vritej se padashje ka ofenduar një lider mysliman në një projekt të tij, janë të gjitha taksiratet e Larry David në sezonin e nëntë të ‘Curb Your Enthusiasm’.

Okej, rregullojeni frymëmarrjen tash. Eh mirë. ‘Curb Your Enthusiasm’ është një komedi që më ka habitur për të mirë. Më ka kënaqur, dhe dyshoj që mund të kënaq shumicën e fansave të komedisë. Por, është ndoshta një nga komeditë më së miri të përgatitura në televizion. Sezoni i parë është shfaqur në vitin 2000. Është rinovuar për sezoni ne dhjetë. E nota personale për këtë sezon, të nëntin: 5/5.

 

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: