Categories
Filma

Daddy’s Home 2 (2017) – Recensim

Filmat e festave nuk kërkojnë filozofi të madhe për të kënaqur shikuesin. Në disa tituj të këtyre filmave mund të gjejmë emrin e Will Ferrell, i cili ‘Elf’ e ‘Blades of Glory’ i shton edhe ‘Daddy’s Home 2’. Ata që e kanë parë ‘Daddy’s Home’ do ta kenë parë, do ta shohin këtë film. Dhe jo vetëm një herë. Do të shohin edhe ‘Daddy’s Home 3’. Edhe sado që vijnë më pas, ndonëse dyshoj që do të jetë një ‘Fast and Furious’, edhe pse është shumë, shumë më i mirë.

Për bashkëpunimin e Mark Wahlberg e Will Ferrell jemi njohur tek ‘The Other Guys’. Nuk kanë qenë hiq më pak të mirë tek ‘Daddy’s Home’. E tek vazhdimi i dytë, gjërat vetëm sa shkojnë një hap më tutje. Për pushime vijnë baballarët e Brad (Ferrell), e Dastit (Wahlberg). Dhe karakteret e tyre nuk kanë mundur të përshtaten më mirë se sa nga John Lithgow si babai i Brad, Don; dhe Mel Gibson si babai i Dastit, Kurt. Të dy janë krejt pole të kundërta, dhe asaj që ata e kanë parë komike në filmin e parë, e dyfishojnë në të dytën. E si shtesë në krejt këtë, shfaqet edhe burri i të dashurës aktuale të Dastit, John Cena si Rogjer.

Që të gjithë vendosin të shkojnë në një pushimore dimërore, ku ndodhin aksidente e zënka komike, për shumëkënd klishe. Nuk është vetëm koha në pushimore e mbushur me këto skena e ngjarje komike. Ato vazhdojnë rrugës, në shtëpi, gjatë pritjes në aeroport, e gjithkah. E përsëris që ata që nuk e kanë parë, ose nuk janë në qejf të komedive së Will Ferrell, e filmave të Mark Wahlberg, as mos të lodhen ta shohin.

Skenari e regjia nuk është shumë komplekse. Përsëri vjen nga Sean Anders i cili ka bërë We’re the Millers, Horrible Bossess 2, e Dumb and Dumber To. Pra, është një trajektore e ngjashme me këta filma, porse e ndihmuar nga dyshja e shumë përmendur këtu – Will ferrell e Mark Wahlberg. Një film që tashmë është kthyer në një klasik për festat e fundvitit për mua. Nota personale: 4/5