Categories
Journal

Daja Skënder

Osht ni fjali e urtë – kallxom me kon rrin t’kallxoj kush je. M’doket që osht qeshtu, po osht pak e ekzagjerume. Edhe unë kisha mujt me thon ‘kallxom çka kqyr, t’kallxoj kush je’… amo edhe kjo osh e ekzagjerume.

Kasandra e lovisna para luftës jon kon loqkë, mas luftës u pat kon terra nostra me xhuljanën, zhadja me zhaden (s’di çka keni pa tek ajo), mbreti i lopëve, engjëlli i shfrenum, jag, 70tat, allo allo. Ktv-ja e pat pas edhe ni serial t’sponsorizum prej t’hujve per bashkëjetesë e sene. Pat dështu…

Masanej erdh familja moderne, tani kafeneja jonë, tani lagjja e re, shka ka shpija, spitaliksi, tre gjermont, tani njo palidhje ka 21shi e qeshtu… jon kon edhe do drama palidhje… nejse kanë qenë disa ideja t’mira t’realizume jo shumë mirë… dramat kurrë nuk kanë lon gjurmë… për arsye…

Nejse… boll me përmbledhje…

Mu kon t’sinqertë, krejt kto serialet tona kanë pas ka noj t’metë, mirëpo disa e kanë tepru… thjesht sun kanë mbijetu n’këtë shoqni me përqëndrim vëmendjeje të shkurtër… osht qudi që s’kanë mujt me mbijetu me ni popull që knaqet tu kesh me senzacione interneti që s’kanë kurrfarë lidhje me komedi… keshin me do anonima interneti emrat e t’cilëve s’jom munu me jav majt n’mend pos që kom mëndu që Linda Halimi ish qmend…

Keshim me reklama t’amoretit, me lindën, me komentimin e skyfterit, me sene që ma shumë jon për mu kajt… kur ta shihsh me qka keshin disa nime t’vjen me kajt…. keshin që politikant po vjedhin, keshin me shifra t’korrupsionit, keshin me sene me t’cilat duhet me kajt… osht zor me emancipu ni popull… as nuk ja vlen… mirëpo disa njerëz n’televizion e n’media jon mundu… do ia kan dal, do kanë dështu n’fillim… do kanë provu me i dhon satirë problemeve aktuale ditore… disa ia kanë dal, disa kanë dështu…

Mirëpo serialet kanë dështu për shkak të harxhimit t’temës edhe plakjes t’serialeve… dy ma t’mirat e t’pasluftës, familja moderne e kafeneja jonë e kanë tepru për një sezon a dy n’fund, mirëpo n’majen e tyre kanë qenë loqkë…

Problemi osht që nuk ka pas kush mi trashëgu… edhe thjesht revolucioni turk i ka varros kta edhe krejt prodhuesit vendor…

Televizionet nisën mu bo serioze masanej tu sjell drama prekëse turke, provun talk-show që te na thjesht nuk dhezin edhe s’kanë me dhez kurrë, sidomos nëse ka ma shumë se ni emision n’javët… ja futun debate, politik, shoubiz e sene… komedia humbi… u shfaros pi televizionit… ktv’ja e bon interaktivin shtatë orë tu e prish ni orar loqkë t’komedive t’orës 11e30, rtk-ja investon n’drama serioze edhe dokumentar snobist e ekzagjerum, prej 21shit mas king of the queens s’kemi pas qka me prit… turqisht, turqisht, politikë, lajme… komedia s’ka vend…

Për këtë arsye populli detyrohet me kqyr qiftin e lindës për me kesh, me ngu reklamën e amoretit mas krejt traumës që ia ngarkon seriali turk, edhe shkon n’youtube me gjet linqe t’vjetra t’familjes moderne për me kesh me diçka shqip…

Për me kesh n’anglisht i keni maniakat… jo me kesh me ta, ata ju kallxojn me qka me kesh… edhe nëse jeni te maniakat, sigurisht jeta juve e serialeve, e argëtimit ka ndryshu për t’mirë… s’ka përse…

E për shqip, për shumë kohë, për shumë vjet kemi me lyp me gjet n’youtube Dajën Skënder… dajën Skënder se si që 12 vjet që ka nis familja moderne s’ka pas… edhe 12 vjet tjera zor që bohet nojnjo… e televizionet tona kombëtare?! keni kabllovika sa t’doni…