Kronikë amerikane – 21 mars 2011
NBA
Al Jefferson shënoi 17pikë/19 asistime, ndërsa Paul Millsap që u rikthye pas mungesës në 5 ndeshje për shkak të lëndimit të këmbës së majftë pati 35 pikë, por nuk mjaftuan të mposhtin Rockets e Houston. Kyle Lowry pati DT me 28pikë/11kërcime/10asistime ndërsa u ndihmua nga Kevin Martin me 34 pikë (18-18 nga gjuajtjet e lira) dhe fillestari Patrick Patterson që pati 14pikë/13kërcime për fitoren ndaj Utah që i ngjet në gjysmë ndeshje para Jazz dhe Phoenix.
Ndeshja e mirë shihet në çerekun e parë. Dhe në atë çerek Knick shënuan vetëm 9 pikë krahas 32 pikëve të Milwaukee. Bucks nuk arritën ta ruanin krejt epërsinë, por, arritën të ndalen në 5 pikë, që të sigurojnë fitore ndaj New York, që po duket as Anthony nuk i ka kthyer shkëlqimin e dikurshëm. Carlos Delfino shënoi 30 pikë, ndërsa Brandon Jennings i mungonte 1 asistim për DT, 14pikë/11kërcime/9asistime. Stoudemire pati 25pikë/11kërcime, Anthony 23 pikë, ndërsa Billups 21 pikë për New York. Është kjo humbja e dytë radhazi për Knicks, dhe e pesta në gjashtë ndeshjet e fundit, një seri jo shumë premtuese për play-off.
Leandro Barbosa kishte barazuar ndeshjen e parafundit për Raptors, dhe tashti ndoshta duhet ta fitonte. Megjithatë nuk ishte ai që befasoi Thunders në Oklahoma. Ishte koshi i Amir Johnson 1.4 sekonda para fundit që mbylli një seri të errët prej 14 humbjeve si mysafir të Torontos. DeRozan ishte më i miri tek Toronto me 16 pikë, ndërsa James Harden shënoi 23 për Oklahoma Cityn.
Dallas siguroi pozitën në play off duke mposhtur Golden State me 28 pikë epërsi. Dirk Nowitzki shënoi 20 pikë, ndërsa Peja Stojakovic shtoi edhe 17 tjera për të siguruar pjesëmarrjen e 11radhazi të Mavs në play-off.
Edhe konkurrentët kryesor të tyre në Perëndim shënuan sukses. Ata pos që mposhtën Portlandin, siguruan play-offin dhe fituan divizionin e tyre. Vlen të theksohet që Lakers në 35 sezonët e fundit vetëm dy herë nuk kanë arritur në garat përfundimtare, në sezonin 1993-94 dhe 2004-05. Ishte çereku i katërt ku Lakers falë lojës së shkëlqyeshme të Bryant dhe Fisher kaluan në epërsi dhe siguruan fitoren. Bryant shënoi 10 nga 22 pikët e tij në çerekun e fundit, ndërsa Lakers fitoren e 12 nga 13 ndeshje pas All-Star fundjavës e arritën pa qendrën Andrew Bynum. Bynum është suspenduar nga skuadra pas sjelljeve josportive në ndeshjen e parafundit, të premten kur Lakers mposhtë Minnesotan.
NHL
P.K. Subban kurrë në jetën e tij, as si fëmijë i vogël thotë që nuk i kujtohet të ketë shënuar het-trik. Megjithatë kjo ndodhi kundër Minnesotas të cilën Canadiens e mposhtën me rezultat të thell, 8-1. Ai u fut në librin e rekordeve të Canadiens, duke qenë fillestari i parë defanziv që shënon het-trik në sezonin e parë. “S’kam menduar kurrë që as për një milion vite do të mund të shënoja het-trik në një ndeshje NHL,” deklaroi Subban pas ndeshjes. Subban ishte ai që i dha epërsinë prej 3-0 Montrealit, ndërsa në listën e shënuesve u renditën edhe Ryan White, Andrei Kostitsyn, James Wisniewski, Travis Moen, e Tom Pyatt. I vetmi që shënoi për Wild ishte Mikko Koivu kur zbuti epërsinë në 1-7 nga penalltia në periudhën e tretë.
Vetëm dy ditë pas shënuan 5 herë në periudhën e parë, Rangers u rikthyen për të mposhtur Penguins në periudhën e tretë, duke shënuar 4 gola. Anisimov hapi serinë në periudhën e parë, ndërsa barazoi Jordan Stall. Në periudhën e tretë Penguins kaluan në epërsi me Chris Kunitz. Por, vetëm për 11 sekonda Rangers shënuan dy herë me anë të Marian Gaborik, dhe lojtarit të ndeshjes Ryan Callahan, të dy herët kishin një lojtar më shumë në fushë. Në fund në listë të shënuesve u përfshinë edhe Derek Stepan, e Brandon Dubinsky. Ishte kjo fitorja e 4 e Rangers radhazi që njëherit është edhe rekord sezone, ndërsa lajm i mirë për Penguins mund të jetë rikthimi në akull, edhe pse nuk luajti, i Sidney Crosby që është jashtë fushe që nga 5 janari.
NCAAB
Kanë përfunduar edhe ndeshjet e rrethit të dytë të NCAAB, liga universitare në basketboll për meshkuj. Befasitë nuk munguan përsëri, ndërsa në “Sweet Sixteen”(16shen e ëmbël) do të mungojnë një bartës i parë dhe dy bartës të dytë. Pittsburgh u menjanua të shtunën nga skuadra e Butler që arriti t’i mposht pas një përfundimi me plotë gabime. Shelvin Mack me 30 pikë ishte më i miri tek Butler, por ishte Matt Howard që shënoi njërën nga gjuajtjet e lira 0.8 sekonda para fundit.
Në 16she do të mungoj edhe skuadra e Notre Dame, e cila ishte bartëse e dytë në JugPerëndim, por u menjanua nga skuadra që po shkëlqen në Mars, Florida State. FSU fitoi me 14 pikë epërsi, ndërsa vlen të veçohen Bernard James 14pikë/10kërcime, dhe Michael Snaer 13 pikë.
Për herë të parë që nga 1985, kur ekziston ky format i garave, kemi dy bartës të 11 që janë kualifikuar në 16shen e fundit. VCU që është e 11ta në JugPerëndim mposhti Purdue me rezultatë të thellë, gati 20 pikë epërsi. Për kualifikimin e parë në 16she të Virginia Commonwealth University në masë të madhe u përkujdes Bradford Burgess që shënoi 23 pikë, ndërsa Joey Rodriguez pati DD me 12pikë/11asistime dhe asnjë gabim për 34 minuta sa kaloi në parket. VCU së pari mposhti USC për tu kualifikuar në turneun përfundimtar, pastaj ishin më të mirë se Georgetown (6), dhe tani mposhtën edhe Purdue (3). Tani ata do të ndeshen me FSU që eliminoi Notre Dame.
Bartësi tjetër i 11të që u kualifikua për 16she është skuadra e Marquette. Ata pas fitores ndaj Xavier, eliminuan bartësin e tretë në Lindje, skuadrën e Syracuse. Ishte treshja e Darius Johnson-Odom që ngriti Marquette në epërsi prej 3 pikë 27 sekonda para fundit duke u siguruar biletën e parë për 16she në tetë vitet e fundit.
Ndërsa kandidatët kryesor për titull sipas mendimit tim, Ohio State demoloi skuadrën e George Mason me fitore prej 32 pikë diferencë. David Lighty ishte i pandalshëm duke shënuar 7 treshe pa huqur asnjëherë dhe pati 25 pikë, ndërsa William Buford dhe Sullinger shtuan edhe nga 18 pikë. E tërë skuadra e Ohio State dominoi nga vija për tre pikë duke shënuar plotë 16 treshe mbrëmë.
Në anën tjetër skuadra e Duke u kualifikua në 16she me mjaft vështirësi. Ata mposhtën skuadrën e Michigan që nuk arritën të shënojnë në çastet e fundit. ishte Nolan Smith me 24 pikë që udhëhoqi Blue Devils drejt rrethit tjetër duke siguruar fitoren e 900të në karrierë trajnerit Mike Krzyzewski, që ndoshta më mirë e njihni si trajner të SHBA-ve në kampionatin e kaluar botëror.
Kronikë Amerikane përgatitet nga Luan Morina
Rezultatet dhe Renditja
NBA
Washington – New Jersey 98-92
Atlanta – Detroit 104-96
Milwaukee – New York 100-95
LA Clippers – Phoenix 99-108
Minnesota – Sacramento 95-127
Houston – Utah 110-108
Oklahoma City – Toronto 93-95
Dallas – Golden State 101-73
LA Lakers – Portland 84-80
NHL
Pittsburgh – NY Rangers 2-5
Buffalo – Nashville 3-4 OT
Columbus – New Jersey 0-3
Minnesota – Montreal 1-8
Phoenix – Chicago 1-2
Anaheim – Calgary 5-4 OT
NCAAB
Washington – North Carolina 83-86
Michigan – Duke 71-73
George Mason – Ohio State 66-98
Arizona – Texas 70-69
VCU – Purdue 94-76
Marquette – Syracuse 66-62
Illinois – Kansas 59-73
Florida State – Notre Dame 57-71