Categories
Journal

Demonët

Sipas fejës dhe mitologjisë dreqi osht ni qenie që identifikohet me të keqen dhe të ligën pasi osht mallku prej krijuesit.

Sipas mitologjisë, demonët janë qenie t’mbinatyrshme që jo patjetër jon t’liga e t’kqija. Por, sipas fesë demoni dhe djalli e dreqi jon i njëjti send.

Domethon krejt kto jon sende mbinatyrore, jo njerëz. Mirëpo efekti i tyne n’jeten tonë nuk osht i njëjti për tek krejt edhe i njëjt me efektin që kan njerëzit n’neve. Dikush beson n’ta, dikush nuk beson, mirëpo thellë n’vetveti krejt e dimi që i kemi demonët tanë.

Demonët mundemi mi përshkru si probleme, mendime, dëshira, qefe, vesvese, etj. Shumica kqyrin mi përshkru si sende negative demonët, edhe n’fakt jon. Mirëpo, nuk mundemi mi injoru.

Ato mendimet qe na vijn, t’kqijat, qe na e bojn krejt erresir, terr, ferr, mut, ato jon rezultate t’mendimit t’teprum. Ja nisim me u marr me ni send, edhe mendojm e mendojm derisa ta gjejm ni send negativ per me heq dore pi ktij mendimi ose plani. Diqysh ia bojm vetvetes kijamet edhe mbesim qaty ku jemi. Nuk kemi guxim me rreziku rahatllëkun për shkak t’ni ngjarje që ka probabilitet minimal t’ngjarjes.

Edhe pos qe kemi pune me demonët tonë, përditë e përnatë, na shfaqen edhe njerëzit. Shumica presin prej neve mu kon n’qef përditë, mu kon n’formë përditë, mu kon t’buzëqeshën përditë. N’rast se nuk e kallzoni veten n’qef, njerëzt ikin. Se kërkush nuk don dramë e pikëllim. N’këtë kohë ka sa t’dush shokë e shoqe që na bojn me kesh. Pse mu marr me kta melankolikat? Sa qejf-prishsa që jon!

Pra, na duhet mu kon n’luftë t’brendshme me vetveten, edhe me u kallzu si loqka para tjerëve sepse na hupin miqt. E çka na vyn miqt që nuk jon për dita t’errta e me plot vranësira? Për me festu e me knu, edhe t’panjohurit na bashkohen. Për mërzi e errësirë kërkush s’vjen. Edhe rryma kur u nalke, mysafirtë qohen shkojnë te shpija. Ma mirë terri jon se i huji.

Nëse e shihni dikon që osht i gzum e i hareshëm, që duket se krejt sendet i ka n’brazdt edhe osht ma i knaqti n’botë – dijeni që kur t’shkojnë te shpija n’mbramje ka me hjek maskën edhe me i lshu demonët brenda. Krejt kan demonë, dikush i mshef, i mshef, i mshef edhe BUM lshoen, ikin. Tani mi mledh osht zor, sidomos nëse je vet, e tjert nuk jon t’interesum me u kon pjesë e kastit t’Ghostbusters. Secili i ka t’vetat, edhe kërkush nuk ka kohë për kërkond.

Nuk osht keq me ia nis mi ndihmu njoni-tjetrit, mu kon për njoni-tjetrin kur t’ju duheni mas shumti. Nuk osht keq me u marr edhe me demonët e njoni-tjetrit. S’paku osht mirë me i lon njerzt me demonët e tyne. Secili i ka betejat e veta, nëse nuk mundeni me ju ndihmu, s’paku mos ja boni ma rond.