Ktunihere ‘qitshin kulaq’, mlidheshin burrat në dhomë, rinia te dera, edhe bojshin hajgare tu përgoju noj plak, ose nojkon qaty te fmija.

Masanej dita e grave, ose dita kur e nisshin qejzin. Gratë që merrshin nuse shkojshin ma vonë, edhe veç kqyrshin, si delegatë në lojë të futbollit, e ato të nuses e kallshin. Në fund, gratë e merrshin qejzin, edhe ato të nuses vazhdofshin me kallë, me ni atmosferë ma të zymtë pak.

Dita e dasmës.

Ka ni peshkir nëpër kerre, bajraktari e merrke flamurin edhe e majke me kilometra, me 10 euro në xhep, me ja dhonë atij që e man bajrakin te nusja.

Burrat shkojshin, folshin, kryjshin muhabetin, edhe tani ‘awkward silence’. Ka dy tri herë çojshin te gratë noj djalë me kqyr a janë gati. Çfarti!

Gratë e kallshin, ‘po ja marrim ma të mirën nanës,’ e qesi dissa derisa hypshin në kerr. Edhe tani tyt tytttt… ata t’shpisë kajshin, këta të dhondrrit u kallshin, e qeshtu…

Tash e tutje krejt sprint, me mrri mu bo gati për hotel.

Në hotel, në 7 shkojshin këta t’shpisë, edhe rresht për ni me prit mysafirët. Deri në 9.

Tani mule me shku me hongër edhe me kcy, e me kcy, e me kcy. Tani darka, tash ni tempo ma e madhe e kcimit edhe opa po vijnë çifti. Nalen dritat, ja nis ajo pjesa e killt romantike… e prejnë torten edhe tani shkon ajo butë deri të ja nis prapë me tempton e madhe.

Tash çohen çifti, kcejnë, edhe tani burrat, nëse s’ka qit dikush me armë qatëhere kur ka ardh çifti, tash osht rasti i fundit.

Ata t’nuses shkojnë, pak ma vonë edhe çifti, edhe mesin badihavgjitë që kqyrin me gjet atë knaqsinë që krejt e lypin, po asnjë nuk e gjen.

Ma së paku ata t’shpisë që i kanë harxhu kushedi sa mijë euro për m’i knaq ni dynja edhe në fund prapë gjejnë noj të metë. Nuk kënaqen.

Nuk janë kënaq as sa ka qenë dasma.

Vazhdimisht kanë nga me kqyr a osht buka gati, a kanë ardh edhe ata 10% që nuk kanë prit që vijnë, mos i ka marr nojkush fmijën, mos osht ftofë darka. Tani kur krejt buka osht në rregull i lëshohen muzikës, hajt pak ma shumë se s’po boni shumë zhurmë.

Po badihava, mungon ajo kënaqësia. Shpirti nuk kënaqet as tu knaq tjerët, as tu bo zhurmë, as tu e mushë barkun.

Shpirti i secilit kënaqet në atë mënyrën e tij.

Masanej vjen depresioni. Po prapë nuk e pranojnë.

Shkun paret, u kry ky mision në të cilin kanë punu qe 5 vjet. Tash duhet me prit noj syneti a noj fmi tjetër, me ia kalu ktij gjymyshi. E deri atëherë, urimi që çifti sa ma shpejt mu trashëgu se ky osht qëllimi, si kafshët, veç mu shumu, s’ka lidhje a janë të lumtur, a kënaqen, po me bo ni fmi, mos me mendu, që tjerët mu kënaqë e vjehrria mu lavdru në plleshmërinë e fëmijëve të tyne.

Ndërkohë, DVD-jat e dasmës, të cilat mas noj viti s’ka pajisje që i lun, edhe shkon i kthen në formatin e ri, edhe i kqyr ata që të kanë vdekë, tu prit me kqyr me gjet ni buzëqeshje të fundit, ni moment të fundit kur kanë qenë të lumtur ata që s’janë ma. I kqyr e i kqyr edhe në fund e sheh që mas asaj buzëqeshje të tyne, thellë brenda e sheh një vuajtje.

Masanej e kupton që edhe ti e ke qat ndjenjë, edhe të doket gjithçka e kotë.

Ia len fajin pleqnisë, tash ma s’po jetohet, po n’fakt ti kurrë nuk ke jetu.

Ti veç ke kqyr çka kanë bo tjerët, edhe je tut me bo diçka që s’kanë bo tjerët. Je mundu me kon pjesë e shoqnisë, i pranushëm, sepse je tut prej vetmisë. Je tut që ka me t’hangër ujku si atë delen që ndahet prej turmës.

Ke jetu prej gjymyshit gjymysh, prej veres n’verë, prej t’premtes në t’premte, edhe në fund krejt çka ki me kallu janë kujtimet të cilat nuk i man n’mend mirë se ose ke qenë i pitë, ose të kanë ushtu veshtë prej muzike, ose s’ke pas kohë tu u marr me logjistikë.

Ti je kon veç ni fantazmë që ke kcy n’dasma.

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: