Para se me ja nis me shkru, s’pari ish kon mire me sqaru qe ky shkrim nuk osht per Dhuratën, shoqen tonë t’klasës. Nëse kisha shkru për nojkond t’klasës kisha shkru për Fakin (jo Faikin. Nuk kom pas n’klasë Faik) nashta, edhe pse për krejt muj me bo ka ni referat t’gjon e t’gat… jo ma t’gat se ato që i lypke profesori i gjuhës. Hala jom nervoz me Nuhin…
Gjithë e kom pas problem me definu konceptin e dhuratës në këtë dynja t’komplikume. Ma keq se dhurata osht veq ‘favori’(e mira). Kur ta bojn ni t’mirë dije që ta nxjerrin, dy-tre fish ma rond. Për qato nuk kom qef me m’bo t’mira. Edhe çkado që bohet mas miri osht me jav pagu, mi dhon nojsend se parja i mshel krejt, i barazon, s’paku te shqiptarët. E di që bonvaki kom pas punë veq me njerëz të tillë që për çdo t’mirë i presin ka dy-tri t’mira, e për çdo dhuratë i presin ka dy-tri dhurata. Ky osht ni proces zingjiror që zor osht me mrri ni fund, e fundin që e mrrin zakonisht osht idhnim dhe fjalë t’kqija për njoni-tjetrin që kan shkëmby dhurata.
Ama çka osht dhurata? Dhurata e klasës bajagi qikë e mirë osht kon, si shumica e qikave edhe djemve. N’fakt pak jemi kon t’mirë që nuk kem ikë pi orëve. Me zor m’qitshin jashtë!!!
Nejse, çka osht dhurata? Dhurata osht ni send, kryesisht jo-abstrakt që ta jep dikush për pikë t’qefit. Pse jep njeri sende për pikë t’qefit, pa prit nojsend prej tyne? Se jo krejt jemi robër t’kapitalizmit. Osht faji i kapitalizmit që ka mbjell ni kulturë te na që nëse japim diçka, duhet me prit prej atij me t’dhon nojsend. Kjo osht budallaki.
Tashti, unë po i jap dikujt diçka, ni kimik për shembull. Mas ksaj dhënie t’dhuratës vijnë dy rrugë. E para mundesh tan jetën me prit çka po t’jep ai që ja ke dhon kimikin. A po t’dhuron për ditlindje me noj kimik ma t’madh, a dy kimika. Ose me prit ditlindjen tjetër se n’kton ka harru. Edhe kshtu me harxhu kohën deri sa ta shihsh ni dite e ta bojsh ‘kahre’ për qat kimik që ia ke pas dhon para do vjete.
Ose rruga tjetër, ma e mira, që e përdorim edhe na tash e sa vjet, osht me harru çka ke dhon. Thjesht, nuk ja vlen me harxhu kohë n’ksi sende. Jep, jepju atyne që gzohen, diçka për t’cilën gzohen, diçka që ju kryn punë.
Pra dhurata – sipas meje – osht ni send që ti i jep dikujt për pikë t’qefit, ni send që nuk t’vyn ty, ose ni send që mundesh me dhon për dikon që i kryn punë ose e gzon. Pra, diçka që e bon mu ndi mirë.
E ku osht Fitimi? Fitimi sigurisht osht tu fjet n’këtë vakt se boll po lodhet ditën, edhe pse moti s’kena fol. Osht djalosh, prej ma t’mirëve, nejse ma i miri n’klasë se e kom pas n’bankë. Plus ka intervenu n’matematikë shpeshherë. Nejse de, gjithmonë!
Fitimi osht që neve na bon mu ndi mirë kur e bojm mu ndi mirë dikon. Shumicën e njerëzve, shpresoj, që i bon mu ndi kshtu. Ama, nëse pas ni t’mire, ni dhurate fshihet diçka dytësore, n’prapavijë, ma mirë mos e bon at’ t’mirë hiq, e as mos jep dhurata. Boll jena lodh me njerëz t’korruptum nëpër institucione. N’fakt, ata njerz dalin prej mesit tonë. Sot bojn favore e ti nxjerrin si qytetarë i thjesht, nesër kur t’hin n’institucione veq që e rrit kamatën.
Le t’bohemi pak si babadimni. Tipi që sa vjet që e maj n’mend un m’bjen dhurata. Edhe kurrë kurgjo nuk lyp. Kalo me sa t’dush te shkolla (Rina zakonisht me pesë po kalon! #Fore98tes), bonu evlad i mirë a i keq, mos e ngo msusin, nuk i intereson tipit. Ta bjen dhuratë, tap-fap, as nuk e sheh kah erdh as ka shkoj. Ia nis e han, e vazhdon nesër me koncertin e Vjenës e kërcimet e Garmishit. Edhe noj lojë e Premier Ligës shkon për qef.
Jepni dhurata, amo mos pritni kompenzime.
Luani