Categories
Journal

Diaspor(dh)a

Nga 1 miliardë e 590 milionë euro, doganat kanë kontribu me 930 milionë euro n’buxhetin e Kosovës për vitin e kalum. Kjo normë e të hyrave n’buxhet përfshi edhe tatimet indirekte zakonisht nuk duhet me kalu, nuk e kalon 1/3 e t’hyrave buxhetore n’vendet e mençura. Mirëpo, te na qkamos ndodh e ka me ndodh.

Gzimi ma i madh për neve jon kur t’vijnë diaspora ose ‘auslanderat’. Jo veq për neve si individë, por edhe për shtetin. Qaty mbushet arka e buxhetit, edhe me qato pare jav blen qeveria librat fmive te shkolla, ju jep pensione e jav rrit pagat. Hashimi e Isa nuk i japin pi xhepit paret e rrogave e seneve tjera. Kurr nuk i kan dhon.

Për shumicën e sendeve, shumicën dërrmuese t’investimeve (edhe pse s’ka) duhet me ju falënderu auslanderave t’cilët i kpusim me tatime deri n’fyt. Edhe ato veq për faktin që pos n’mnyre direkte prej doganës, edhe n’niqin mnyra tjera e ushqejnë Kosovën me ‘deviza’.

Që qeveria jonë kurr nuk i ka dhon pesë pare as per neve e as për diasporën osht kon e pritur. Qeveria e cubave qysh ja bon Halili, nuk ndihmohet veq prej tatimeve n’dogana, edhe blerjeve direkte që i bojnë auslanderat. Ajo shpërblehet edhe për paret që i qojnë auslanderat tek na që jemi ktu.

Sa veta i keni pa n’kafe n’mëngjes me ka dy ‘ajfona’ tu e qu makiaton me tymin e duhonit? Ni kallaballëk. Tipat as nuk lodhen për me shku n’punë, e as nuk lodhen me lyp punë! Papunësia matet n’mnyra t’ndryshme edhe ajo pjesa e popullit t’papunë që nuk kërkon aktivisht punë jon kta tipat që furnizohen pi auslanderave. Pi shtatë evladve mjafton 2 mi pas jashtë edhe ki me rrnu si beg! Pse me lyp punë?

Sa na ndihmojnë neve auslanderat aq edhe jon ka na lëndojnë, ka na kpusin. Pse?

Mu kon t’menqum, ni vjet mos me ardh, shumica se krejt s’mujn pa ardh mu livdu me kerre, zinxhira, e kmisha me V e sprinka t’Ed Hardyt, doganat kishin pas me pas t’hyra ma t’ulta. Me to ishin vonu njo 2-3 rroga n’sektorin publik. Kta ishin qu n’greva edhe kish nis ni revolucion kundër cubave (trademarked – Halili).

Mos me ju pas qu pare atyne t’shpis, ata kishin livrit bethen edhe kishin lyp punë. Punë sun kishin gjet edhe kish nis pakënaqësia n’popull se makiatot e ajfonat tashmë jon bo adet e lypin pare me mbijetu. Edhe apet noj mini-revolucion.

Jo që jon shkaktar t’revolucioni, katalizator, edhe jo që na vyn patjetër revolucion, po s’paku kishin mujt me ndiku me u përmirsu gjendja, e mbi t’gjitha kultura e badihavgjive tanë.

Kështu që derisa t’punojnë auslanderat e t’ja ngin gushën sa qeverisë aq edhe popullit, kta veq kanë me nejt tu pi makiato edhe tu u pordhë tan ditën e lume.