Categories
Journal

dicka per neser

para pak kohe kom shkru dicka per ni jose tjeter… btw e di qe osht e pazakonte une mos me shkru kah dy jave ktu… as statuse, as kurgjo… per sport shkoni tek borozani, per filma e seriale tek maniakat, e t’dyjat i keni te bllogu…
mirepo, ni dite muj edhe une mos me shkru hiq…

bejsbolli osht ni sport qe pak e hiq kqyret tek na… mirepo osht loje e mire, edhe pse pak e gjate… n’moment e fiton kejt lojen, n’moment e humb… shumecka m’varet pi hedhesit, pitcherit (qe dikush n’shqip e perkthen edhe si bakall)…

hedhesi ta fiton lojen nese i sherben topa t’zorshem kundershtarit qe nuk munet mi kap… strikeoutat jon loqke… ani nese ki fantasy ekip… teper i mire n’strikeout ka qene edhe Jose Fernandez…

masi m’ka knaq nja dy vjet n’fantasy, Jose ka pas lendim qe e ka mbajt jashte per ni sezon t’plote… e kisha cilesu si King Jose t’Lindjes, per dallim me King Felixin e Perendimit, t’dyte jon teper t’mire per strikeout, edhe per fitore… fatkeqsisht vetem njoni prej ktyne munet me vazhdu me mrekullite e tij…

para pese dite Jose ka pas loje me Marlins qe jon ekip jo e mire, kjo ka qene loja e fundit e tij… ne t’njejten dite, Jose ka publiku qe osht tu prit femine e pare, per t’cilen ka dhane mesazh se do te jete gjithmone aty… mirepo, ai s’osht ma…

dje, Jose osht gjet i vdekur masi varka me te dhe dy veta tjera ka godit gure ne bregdet duke i lane te tre t’mbytur…

t’dilen, familja e tij osht zgju prej gjumit para kohe me lajmin ma t’trishtueshem n’jeten e tyre…

ka njerz qe jon qu njejt t’dileve, derisa ni nate ma heret kane shku n’gjume pa asni ide qe e nesermja ju ndryshon jeten…

ka njerz qe me t’njejtin lajm munden mu zgju edhe neser, e marte, apo cdonjeren prej shtate ditve t’javes… pa prit, edhe pa kujtu, jeta e dikujt mundet mu kry, me mbaru… osht aq e lehte, aq e thjeshte… ama, njekohsisht osht edhe aq e rendsishme…

sa t’jemi n’jete, osht mire me shfrytzu kryesisht per gjAna t’mira, ma njerz t’mire…
s’ja vlen me hup kohe me seriale paldihje, muhabete per tjere me paragjykime, inate, idhnime, e urrejte… aq ma pak me njerz t’familjes, ose dikond qe e keni t’afert per zemer…

nese keni noj idhnim, apo nese nuk keni thirr nojkond, s’keni fol me nojkond, per ni kohe t’gjate a t’shkurter, thirreni per kafe, thirrne n’telefon, boni muhabet… nese nuk i keni thirr prindt, motrat, vllaznit, hallen, a shokun e bankes, thirreni…

Jose ka qene 24 vjet…

vdekja nuk pyet as moshe, as shendet… vjen kur nuk e pret… periudha masanej osht e mundimshme… mos leni kurgjo per neser, se neser nuk dihet sa prej neve jemi gjalle…