Categories
TV Reviews

Dickinson – Sezoni 2 (pa spoilera)

Fillimisht, nuk pata planifikuar të shkruaja për sezonin e dytë të kësaj serie, marrë parasysh që është goxha pak i popullarizuar tek ne.

Por, prapë, insistojë që gjërat e mira duhet të përmenden, të shkruhet e të flitet për to! ‘Dickinson’ ngjashëm si vepra e Emily Dickinson, mendoj që është ndër ato që ia vlen.

Sezoni i parë ishte përqendruar më shumë rreth jetës dhe veprës së Emily Dickinson, duke provuar të adaptonin sa më shumë nga historia e saj. Qysh në fillim të sezoni të dytë kemi një ‘njoftim’ për devijim nga ky synim.

Sezoni i dytë fillon të zgjerohet sa në karakteret dytësore, po ashtu edhe në nismat shoqërore siç janë luftimi i racizmit e barazia gjinore!

Ndonëse të dy këto tema janë në ‘trend’ në seritë amerikane, këtu kursehen nga shtytja në plan të parë, aty ku ende mbetet Emily Dickinson, dhe vepra e saj që, fatkeqësisht, është më pak e pranishme se në sezonin e parë.

Më duket që më shumë hapësirë ka paranoja dhe puna rreth botimit të veprave të saja, se sa krijimtaria e saj në këtë sezon. Dhe sigurisht, Su!

Aktrimi i të gjithë familjes Dikinson është në nivel edhe në këtë sezon, sidomos me faktin që Ostin e Lavinia ndahen në një botë të veten, krejt ndryshe nga e Emilisë. Ky fakt nxjerrë në pah edhe aftësitë e Adrian Enscoe e Anna Baryshnikov, të cilët duken më të rehatshëm se sa në sezoni ne parë. Për prindërit Dikinson nuk vlen kjo, për shkak të përvojës së tyre.

Pastaj Ella Hunt si Su!

Karakteret dytësore më kanë pëlqyer me snobizmin që i japin asaj periudhe të historisë, sidomos grupi i ‘thashethemxhinjeve’ udhëhequr nga Toshiaki!

Ndoshta mund të vërehet një paqartësi sa i përket drejtimit, më shumë komedi a më shumë dramë serioze, sidomos për shkak të temave! Por, në përgjithësi vazhdon të jetë një formë e kënaqshme argëtimi! Nuk besoj që do të shkojë të përmirësohet, por ende është e denjë si seri. nota personale: 4/5