Telekom Srbija ka ble të drejtat e Premier League për vendet e ish-Jugosllavisë për 100 milion euro në sezon.

Canal+ në Francë edhe Sky në Gjermani paguajnë më pak së bashku për Gjermani dhe Francë!

Pse Telekom Srbija është në gjendje me pagu 3-4 fish më shtrenjtë se çmimi i tregut?

Sepse, në Serbi janë dy kanale të pavarura – N1 dhe Nova, që të dyja pjesë e United Media; edhe një gazetë e pavarur – Danas.

Gjithçka tjetër është pro-shokut të ish-presidentit!

Arena Sport është 80% pronë e Telekom Srbija, e cila është pronë e qeverisë së Serbisë!

E vërtetë që operon edhe në Kroaci, BeH, Maqedoni e Mal të Zi. Mirëpo, në Kroaci, pos ndeshjeve të Ligës së Serbisë, asnjë ndeshje nuk transmetohet në gjuhën serbe! Krejt janë kroatisht. Kanale të dedikuara ka edhe për vendet tjera! Së paku nga një kanal.

Për Kosovë, ka qenë një kanal në internet Arena Sport 1 KiM – Kosovo i Metohija, mirëpo nuk ka transmetu shqip!

Nuk osht hera e parë që Kosova quhet si krahinë e Serbisë.

Në kampionatin botëror të atletikës në Katar, në vitin 2019, në grupin kualifikues në 800m kanë vrapu Amel Tuka i BeH e Musa Hajdari i Kosovës. Komentatori ka prezantu të gjithë, deri në momentin e prezantimit të Musait, kur ka vendos me hesht.

Pak para pandemisë, ArtMotion, që internetin gjithë e kanë pas prej Telekom Srbija, edhe para se me i ble ni kompani ‘e panjohur’ e regjistruar jashtë vendit, ka vendos me shfrytëzu ‘vrimën’ duke lejuar një kompani që kinse ka të drejtat për Kosovë, ani pse ashiqare në kontratat paraprake ka shkruar që Arena Sport i ka të drejtë për Serbi, mirëpo pahiri dikush ju ka kujtu që Kosova është pjesë e Serbisë, edhe voila.

Fillimisht është dëmtu Kujtesa me Champions League. Masanej Ipko me Premier League.

Së pari ArtMotion ka marrë Kujtesën nën vete, e tash edhe Ipkon.

Pra, sot, kemi një gjendje mediatike si në Serbi.

Tre nga pesë operatorët më të mëdhenj në vend që zotërojnë ma shumë se gjysmën e tregut sipas shifrave të AKREP janë bashkë. Njëjtë edhe për ato kanalet ‘kombëtare’ që i gjeni në Top10, pos nja dy-tri edhe RTK!

Veçse, këtu të bashkuar janë kundër qeverisë, atje janë për qeverinë!

Pra, nesër, kur të paguni cilindo prej tre operatorëve që kanë Arena Sportin, mos harroni që jeni pjesë e asaj faturës vjetore prej disa milionëve që shkon drejt në xhep të Vuçiçit!

ArenaSport paguan 10fish më pak se një kompani që blenë të drejtat për shqip, derisa operon për 100% për të tregut.

Me këtë ritëm, në vitin 2027 ka gjasa askush mos m’i ble të drejtat për shqip në Kosovë. Masanej kënaqen tu kqyr serbisht, sepse futbolli s’ka gjuhë.

Mirëpo, kushedi sa veta jemi gjallë deri atëherë qysh po kërcënon Vuçiçi çdo ditë. Së paku e dimë që nëse na vrasin, na kanë vra këta që kanë pagu për Arena Sport, njëjtë si ata që blejnë Dobro Jutro e Pllazma.

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: