Që nga largimi i DavidTennant, gjithmonë ka ekzistuar ajo frika e dëshpërimit nga Doktori i ardhshëm,ani pse edhe Matt Smith, e edhe Peter Cappaldi (dyshimet e mëdha për shkak tëmoshës) kanë shkëlqyer në këtë rol. Ardhja e Jodie Whittaker – të cilën nuk ekisha parë më herët në asnjë seri, nuk ishte aq e frikshme sa ishte largimi iSteven Moffat nga roli i producentit.
Por, ky sezon ishte ndër më të mirët të ‘Doctor Who’ që nga ringjallja. Ndoshta për faktin se shumica e ngjarjeve ndodhin në planetin tonë, në periudha të ndryshme dhe ka më pak udhëtime nëpër kohë. Me vete, Doktori ka tre persona, secili me histori të ndryshme, ndonëse ndërlidhen mes vete këto karaktere. Megjithatë, besoj që fakti se secili episod nis dhe përfundon tregimin, si episod në vete, e bën më interesante këtë sezon.
Pos tregimeve mbresëlënëse, ky sezon ka edhe goxha momente emocionale, sidomos në udhëtimin në Montgomery të Alabamasë dhe në Indi. Janë ngjarje ndoshta pak të ndjeshme për publikun e gjerë, dhe si rrjedhojë kemi edhe vlerësimet e dobëta që mund të gjenden nëpër internet, por personalisht, kanë qenë këto episode që kanë bërë këtë sezon të veçantë. Mund të jetë edhe gjinia e Doktorit, me të cilin vet Doktori si zakonisht edhe këtë sezon ka pasur disa linja komike. Kanë qenë linja komike që kanë ngacmuar doktorin e mëparshëm dhe krejt idenë e ndërrimit të tij.
Aspak i zhgënjyer, përkundrazi, jashtëzakonisht i kënaqur me këtë sezon dhe krejt këto ndryshime tek ‘Doctor Who’. Me padurim pres episodin festiv, dhe pastaj të shohim si mund të durojmë deri në vitin 2020. Nota personale e sezonit: 4/5