Categories
Journal

Drita

Secila doktrine fetare u le emra te ndryshem engjejve… tashti mu lodh mi mbajt n’mend tre kater emrat e te njejtit engjull, e engjujve nuk kom provu… osht filozofi e jemja… e prej ktyne filozofive osht qe ka shume engjej n’toke… emri i disave mu t’perkthehet ndoshta n’shume gjuhe, amo shkelqimi mbetet i njejte… qashtu osht Drita…

Drita osht ashtu qysh e ka emrin, si drite… asi drite kur ne ato 3-4 dite qe nuk shihet dielli i fshehur n’mjegull (qe mu m’knaqin kto dite), ajo i bon drite krejtve atyne qe ju prek jeten… nuk osht engjell, amo osht prej engjejve ma t’mire qe njoh, prej atyre pak qe njoh, e po njoh dita e dites…

Drita osht axhami… jo qe osht e papjekur, po osht aq njeri i mire sa qe beson n’miresine e krejtve… refuzon me besu qe ka t’keqe n’kete bote… refuzon me mendu t’keqen n’kete bote… n’njerz… nuk e sheh, jo qe s’doket, po kqyr me gjet ate t’miren edhe pa veq qat t’mire… kjo nuk osht virtyt i mire per njerzt, t’cilet mas ni kohe heqin dore prej krejtave edhe vendosin mu bo cinik ndaj jetes, ndaj t’mires… amo qe jo Drita… Drita hala si ni fmi tabullarase per kah gjynahet beson n’miresi…

edhe jeta osht e lidht n’menyre t’mistershme… gjithcka qe ndodh ka arsye, edhe qashtu edhe Drita osht shfaq me ni moment t’papritur, moment qe sot mas sa viteve e bon njanen prej tri shoqeve t’ngushta qe i kom (per dy tjerat kurre s’kom me shkrujt, as masi t’vdesin edhe pse une vdes para tyne, ama edhe ato jane engjej n’vete… ose nashta shkruj)… momente pahiri, palidhje, te paarsyeshme, edhe ja ku jemi…

me shkrujt dicka keq per msysh po thuni?
seriozisht, a sene t’mira po ju doken qe shkrujta ato deri nalt a?

Drita osht me Arsenalin – hatri i Drites nuk shkruj keq per ta, se shoqen nuk e rondon njeri;
Drita osht bajagi patriote – boll e ka per Arsenalin, tashti une duhet me shkru dicka;
Drita ka shoqni t’madhe, edhe jo krejt ata meritojne shoqnine e saj, osht ajo vegza qe i lidh krejt n’ate shoqnine e saj, edhe cdo problem a sen qe ndodh aty, qellone kush duhet me rregullu? Drita ofcourse – per kete arsye se meritojne…
Drita osht bije, mbese, shoqe, BFF qe krejt kishin lakmu me pas…
mbi te gjitha, Drita osht ni engjell drite per krejt ata qe e kane n’jeten e tyne…

para ni viti e dy dite ju kom thone bonu si Genti…
sot po ju them bonu si Drita… n’mujshi… veq mos e teproni si Drita per kah miresia…

edhe jo, une boll i kom tri shoqe BFF, s’ka vend per tjera… Driten e asnjonen prej atyne dyjave se ndrroj me kurgjo e per kerkond… thenkjuuuu