Categories
Journal

Droni

Vendimi i CAS-it osht kon i përkrym. Arsyetimi për vendimet e tyne edhe ma i përkrym. Festimi i shqiptarëve me sirena e me imazhe t’dronit budallallëk.

Pse?

Na si popull nihere n’vjet e bojm ka ni tubimi, feste, xhymyshi t’ktill. Si kojshia qysh e lshon muzikën me trazu ni mahalle ‘per inati’ qe po martohet, po fejohet, a po pret gjenitale mashkullore, edhe ni pjese e popullit tone, qohen e festojn per inati t’serbeve.

Vjet e kane festu humbjen n’finale t’kampionatit botëror n’basketboll, sivjet po e festojmë (n’mnyrë t’tepruar) vendimin e CAS-it.

Nuk osht festë nëse t’japin diçka që t’ka taku. A festoni nëse merrni rrogë n’fund t’mujit për atë punë qe keni bo? (ai 30% që kan punë) Jo. Ama na gjejm arsye.

Tashti ta hedhim ni paralele për ngjarjet e sotme.  N’Prishtinë osht festu për hu tri pikë që i kemi marr n’kualifikime, derisa n’Beograd osht festu ditëlindja e Nikola Teslës.

N’Beograd kanë festu edhe do sende tjera para do dite. Titullin e kampiones së Evropës n’basketboll, titullin e ligës së botës n’vaterpolo, edhe titullin e kampionit t’botës n’futboll për t’rinj. Plus e kan pas edhe ni përkujtim t’20vjetorit t’titullit t’eurobasketit.

Na kemi pas me festu 4 korrikun – ditën e pavarësisë t’Amerikës, amo s’di qka ka ndodh. Megjithatë dorën n’zemër edhe medalja e Norës na ka gzu shumë, edhe ka dëshmu që Kosova osht sportive. Për kojshit tonë nër kufi – jo edhe aq shumë (kqyrni trajektoren e zhvillimit t’kombëtares edhe numrin e kosovarëve n’ekip – osht e njëjtë).

Derisa festojmë për diçka që na takon, amo që kurrfarë vlere nuk ka n’krahasim me sukseset që i kan kojshia tanë, osht ma mirë mu përqëndru e me u zhvillu si popull, si sportdashës. Sikur t’ishim kon aq t’entuziazmum mas sportit sa jemi ndaj bastoreve si popull, larg kishim mrri. I kishim pas 103 medalje olimpike, e jo asnjo.

Droni nuk na ka sjell këtë fitore. Fitore që kish ndodh ashtu kshtu n’fushë t’gjelbërt qysh u pa për ata 40 minuta. Droni që osht ni budallallëk i ni ahmaki për me knaqën shtresën më t’ultë t’popullit na ka kushtu veq 100 mijë euro ksaj here. Pa marr parasysh pasojat, futbolli luhet me top n’fushë. As me drona (na), as me karriga e huligana (ata).

Osht mirë mi përcaktu prioritetet.