Categories
Milan

Dy mrekulli!

Ka kohë që nuk kam shkruajtur për formën e Milanit. Jo që nuk ka pasur hapësirë për kritika dhe lavdata, por unë nuk kam pasur shumë kohë. Sidoqoftë do të përmbledh shkurt ato që ka ndodhur deri mbrëmë, dhe pak më gjatë në atë që ndodhi mbrëmë.

Me Palermon kemi bërë lojë të mirë, dhe ndoshta pak fat që kemi fituar. Por, Palermo është ajo që na ka mposhtur shumë herë në San Siro viteve të fundit. Ashtu sikur nuk mund të fitonim në Napoli, kishim vështirësi edhe me Palermon. Këto janë dy gjëra që kanë ndryshuar nga vitet e kaluara që japin shenja se këtë vit mund të presim Skudeton pas 7 viteve. Para Palermos kemi luajtur me Barin. Aty kemi fituar kohëve të fundit, dhe ishte Pato ai që shkëlqeu. Përsëri Bari është skuadër e dorës së dytë, ndaj të cilave nuk kam dyshime që Pato mund të shkëlqejë. Ndaj Interit kemi bërë lojën e tyre që kanë bërë kundër Barselonës vitin e kaluar. Kemi luajtur me një stil të Murinjos, njëri ndër tre strategët më të mirë të gjallë sipas mendimit tim. Por, Inter pati pësuar gol vitin e kaluar, ne e bëmë më mirë. Kemi mposhtur një skuadër që tashmë konsiderohet mesatare, kemi bërë një shmangie nga skuadrat tjera, dhe tani gjithçka varet nga ajo që bëjmë ne. Nëse humbim skudeton këtë vit është faji jonë. Na duhet kontinuiteti që fatmirësisht nuk po na mungon këtë vit. Kemi vetëm dy barazime (Lacio dhe Katania) dhe dy humbje (Çezena, dhe Juventus). Nuk është aspak keq, është një seri e mirë pesë fitore radhazi në të gjitha garat. Nuk po dështojmë kundër skuadrave mesatare dhe të dobëta siç po bëjnë konkurrentët, dhe gjithashtu po fitojmë lojëra të rëndësishme jashtë. Fitorja ndaj Interit ka qenë një shtytje para, sidomos në aspektin psikologjik tek skuadra. Tani ne ndihemi se jemi mbi ata dhe meritojmë të jemi. Nuk jemi keq. Në fakt unë besoj në skudeto. Dhe për më tepër Allegri ka arritur të krijoj një filozofi bazë për skuadrën. Ka larguar mos sigurinë, ka bërë disa ndryshime në formacion dhe po bën vendime të mira. Në rregull, Ronaldinjo nuk po inkuadrohet, por, kjo vjen si pasojë e lëndimit të Pirlos. Nuk ka kurrfarë lidhje në formacion në mes këtyre dyve, por Allegrit i nevojitet një mesfushor lidhës dhe jo shumë ofanziv. Sedorf është zgjedhja më e mirë, por të luash 4 lojë a nuk di sa i ka luajtur radhazi, do të ketë rënie të formës së tij në ndeshjet vijuese. Kjo u pa në mbrëmë ku Sedorf nuk ishte në nivel. Boateng po më befason me lojën e tij në pozitën e mesfushorit ofanziv. Pranoj skepticizmin për mosangazhimine tij nga fillimi në atë pozitë. Është një bast për t’u vënë, dhe e kuptoj pse Allegri preferon Sedorfin para Boatengut. Gatuzo dhe Ambrosini do të shkaktojë probleme tek ne. Të dy janë plakur dhe vërehet lodhja e tyre. Ata mund të luajnë disa lojë, por edhe duhet të pushojnë. Përndryshe kjo do të na rrezikojë të mbesim me lojtarë ma pak në ndeshjet në vijim. Të gjithë e dijm agresivitetin e tyre, dhe pak rigorizitet më i madh tek gjyqtarët mund të na lë me një apo dy lojtarë ma pak. Agresiv është Flamini, por është më i ri. Flamini vrapon tërë lojën dhe e ke në çdo pozitë. Edhe angazhimi i Flaminis është një hap para i Allegrit. Me rikthimin e Pirlos, në lojë duhet të rikthehet edhe Ronaldinjo në vend të Sedorfit, dhe të largohet edhe njëri nga Ambrosini apo Gatuzo. Nëse luajmë me njërin nga Flamini-Boateng dhe njërin nga Ambrosini-Gatuzo, me Pirlo si lidhës dhe Ronaldinjon para, ky formacion mund të na ndihmojë deri në fund të sezonit. Por, jo më shumë. Unë do të preferoja dyshen e parë, por nëse duhet të zgjedh në mes të atyre dyve atëherë do të shkoja për Flamini. Ka tre vite në Milan, dhe tashmë duhet të jetë bazë e skuadrës. Sulmi, me lëndimet e Inzagit (sinqerisht më vjen mirë që nuk do ta shoh deri në fund të sezonit) dhe Pato (që po lëndohet si shpesh), ka pësuar ndryshime. Robinjo po vuan në realizim, në finalizim, por po funksionon për mrekulli me Ibrën. Ibra na ka kryer shumë punë këtë vit. Na ka shpëtuar pasi të gjithë topat ajror ndalen te ai dhe me një Robinjo të shkathët dhe të shpejtë në krah, ofron mundësinë që të fitojmë topa të degazhuar nga Abiati. Abiati në anën tjetër po shkëlqen. E di që Amelia është më i mirë dhe më i sigurt. Por, përpos intervenime të shkëlqyeshme, Abiati po ka shumë dalje të suksesshme në topa të ndërprerë. Të kujtojmë viteve të fundit kur Dida dilte të kapte topin në kornera apo harkime. Ka qenë tmerr, unë personalisht jam trishtuar kur kam parë që ai të dal të marrë ata topa, pasi afër gjysma e tyre ka përfunduar me gol. Abiati shpesh po ka disa hamendje të grushtojë apo të kap topin, por, unë besoj që ai mund të kap topat në ajër në 90% të daljeve të tij. Ka dalje kur rrezikon, por në përgjithësi ky fakt më bën të dalloj që kemi një përparim këtë vit. Përparim me vitet e kaluara është angazhimi i Nestas. Pa marrë parasysh sa e kritikoj për disa dalje, për shkak të moshës, gjithnjë kam thënë që ai mbetet shtylla e Milanit. Vitin e kaluar me Favallin në qendërmbrojtje kemi pësuar shumë herë. Por, Tiago Silva mund të bëhet shtylla kryesore për shumë vite në Milan. Çfarë më pëlqen më së shumti tek ky lojtarë? Nuk mendon shumë! Shumë thjesht, nuk mendon ku të gjuaj topin kur nuk ka hapësirë, ka vetëm një qëllim sa më larg portës, dhe sa më pëlqen kjo! Mbrëmë patëm rastin kur Zambrota deshi të “filozofonte” në zonën tonë. Kur jemi te Zambrota, ky njeri ka mbaruar. Kam patur shpresa tek ai, por shumë gabime në ndeshjet e fundit. E përkrahi Allegrin që po fut Zambrotën në të majtë dhe Abaten në të djathtë. Të dy janë zgjedhjet më të mira që kemi tani. Ndoshta Sokratis do të ishte më i mirë në të djathtë, dhe jam i sigurt që do të kontribonte më shumë në mbrojte se Bonera, por, Allegri duhet të bindet për këtë. Ronaldinjo nuk po aktivizohet, por, mbrëmë bëri mrekullin e dytë pas asaj të Ibrahimoviç. Dy gola fantastik, dy golat mjeshtëror nga dy superyje. Këto janë dy mrekullitë që përmenda në titull. Ndoshta loja nuk ka qenë aq e mirë, por çfarë gola!

Luan Morina