Categories
lomsh

E hënë, paradite! – Shqipëria në Euro 2012

A erdhi koha që më në fund Shqipëria të jetë kandidate serioze për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian?! Ndeshja e fundit kundër Rumanisë ishte diçka shumë pozitive që na ngjall shpresat se mund të arrijmë sukses kësaj radhe. Rumunët ishin me fat që arritën të nxjerrin barazim kundër Shqipërisë. Një skuadër e rinuar me shumë mesfushorë vërtetë u tregua e suksesshme. Ajo çfarë po mungon është serioziteti dhe kompaktiteti në mbrojtje. Nga kjo pranuam golin. Problemi mendoj se qëndron tek kapiteni. Lorik Cana, rolin e kapitenit e ka luajtur në mënyrë të shkëlqyeshme në të gjitha skuadrat që ka qenë. Këtë e bën edhe tek kombëtarja. Por, sa ka autoritet?! Mendoj se shumë vetave nga kombëtarja ju pengon që për kapiten ta kenë Canën dhe shpesh nuk i binden urdhërave të tija. Nuk di pse ndodh kjo, por mund të ketë shumë arsye. Problem tjetër mund të jetë taktika, strategjia defanzive që përdoret gjatë topave të ndërpërerë. Megjithatë, të shohim se çfarë do të ndodh neser kundër Luksemburgut. Duhet fitore gjithsesi, por mbi të gjitha një seriozitet i skuadrës dhe një lojë dominante. Duhet të adaptohemi të luajmë futboll pa marrë parasysh rezultatin. Edhe rikthimi kundër Rumanisë ishte diçka që nuk ka ndodhur më herët tek kombëtarja jonë. Mirëpo, Kuzhe ka bërë punë të mirë deri tani.

Fati i keq që shorti nuk na ka mundësuar të ndeshemi me Francën këtë vit dhe të shfrytëzonim formën e tyre jo shumë të mirë. Sidoqoftë pika në Rumani është sukses. Por, në ndeshjet si vendas nuk guxojmë të falim pikë.

 

Luan Morina