Kampionatet kombëtare pushojnë këtë javë. Fillojnë kualifikimet për kampionati evropian me një orar të ri. Ndeshjet luhet të premten dhe të martën, një ditë më herët se deri më tani, e shtunë-e mërkurë. Kjo do të sjell fundjava të zbrazta që do të ju mundësojnë tifozëve të kalojnë pak kohë pa futboll. Për dikë do të jetë e vështirë por dikush mund ta mirëpret këtë termin të ri.

Sidoqoftë le ti kthehemi ndeshjeve.

Kombëtarja jonë do të ndeshet me atë rumune në Bukuresht. Një barazim do të ishte më se i mirëseardhur. Mos të harrojmë se para jo shumë kohe jemi rrahur nga Rumania, 6:1. Kuzhe pritet të startojë me Canan dhe Currin në qendërmbrojtje ndërsa Skela do të luaj pas Bogdanit dhe me dy krahë, Agollin dhe Duron. Nuk kam ndonjë opinion se sa do të funksionojë kjo strategji, por shpresoj të mos përsëritet 21 korriku i 2007-tës.

Shumica janë të interesuar të shohin se si do të rikthehen Franca dhe Italia në skenë, pas dështimit në kampionatin botëror. Të dy kombëtaret kanë trajner të ri, që është dashur ti kenë para dy viteve, që mos të turpëroheshin ashtu në botëror. Blan dhe Prandelli, janë munduar të sjelli freski në ndeshjet e para miqësore në gusht, por nuk rezultuan siç prisnin. Rikuperimi i këtyre kombëtareve mund të merr kohë, sidomos Francës e cila ka dënuar disa futbollistë kyç, të cilët sipas mendimit tim vepruan drejt duke bojkotuar Domenek. Federata e Francës, gabimin e tyre është munduar ta përmirësojë duke dënuar lojtarë bazë si Anellka, Riberi, e kapiteni Evra. Barrën kryesore do ta bartë Blan i cili nuk do ta ketë lehtë të komponojë skuadrën.

Në anën tjetër, Çezare Prandelli ka plotësuar dëshirat e italianëve në ndshjen e parë për sulmin e tyre të famshëm, Kasano-Ballotelli. Pak a shumë i gjithë formacion ka qenë i bazuar në dëshirat e gazetarëve dhe mediave. Dështoi. Tani ai ka kthyer Pirlon që më herët ka qenë ura lidhëse në mes të reparteve në skuadrën e Italisë. Ai gjendet larg formës së tij më të mirë. Më e keqja është që nuk ka kush ta zëvëndësojë. Për këtë duhet të ndryshohet formacioni në 4-3-3. Përsëri Italianët nuk kanë krahë me përvojë dhe nëse vendos lojtarë si Kasano e Pacini në krahë atëherë nuk mund të presësh sukses. Eventualisht punë në krahë mund të kryejnë Pepe e Kualjarela. Mbrojtja është rinuar, ndërsa edhe mesfusha ka nevojë të pastrohet nga lojtarë si Pirlo, Kamoranezi, e Gatuzo. Italia ka lojtarë të mirë, por problemi është se sa do tu besojë Prandelli atyre.

Sidoqoftë edhe Franca edhe Italia, kanë kundërshtarë relativisht të lehtë. Franca pret Bjellorusinë, ndërsa Italia ndeshet me Estoninë në Talin. Të dy skuadrat presin fitore të lehta.

Prej kombëtareve tjera vlen të përmendet ndeshja Belgjika-Gjermania. Gjermanët pritet të vazhdojnë me ofanzivën e tyre “të çmendur“ të udhëhequr nga Lëv, ofenzivë e cila turpëroi Kapellon, e deri diku edhe Maradonan (i cili nuk është i bërër për trajner futbolli). Mungesa e Ballakut do të dëshmohet si pozitive sikurse ishte në botëror. Ai njeri mund ti sjell vetëm probleme skuadrës gjermane, duke filluar nga mendjemadhësia e tij se ai duhet të jetë kapiten. Lëv duhet të tregohet i guximshëm dhe të ja tregoj derën Ballakut, i cili nuk ka vend në përfaqësuese para lojtarëve si Ozil, Shvajnshtajger, e Myller. Spanja nuk do ta ketë vështirë me Lihtenshtajnin. Anglia e Kapellos pret Bullgarinë, ndërsa Portugalia Qipron. Të dyja skuadrat nuk duhet të kenë shumë probleme.

Ndeshje interesante mund të jetë ajo ndërmjet Lituanisë dhe Skocisë, Malit të Zi dhe Uellsit, si dhe ndeshja Suedia-Hungaria.

Prej sporteve tjera këtë javë do të zhvillohet rrethi i tretë i US Open. Deri tani e vetmja befasi është eliminimi i Rodikut. Federer vazhdon të dominojë në terrene të forta. Se është mbreti i tenisit, i të gjitha kohërave, dëshmoi edhe atraksioni që bëri në rrethin e parë. Përsëriti veprimin e vjetshëm duke kthyer një top mes këmbëve nga pjesa e pasme e fushës për të fituar pikë. Favorit tjetër për të fituar është Marrej. Sa për Nadal nuk besoj se mund të bëj diçka në terrene të forta.

Tek femrat favoritet akoma janë në lojë. Ndeshje intersante të premten do të jetë ajo në mes të Hantuçovas dhe Dementievas. Uilliams dhe Klajsters nuk do ta kenë vështirë në rrethin e tretë, ndërsa n[ të katërtin pres një ndeshje në mes të Vozniaçkit dhe Sharapovas, si dhe Ivanoviç – Klajsters. Të dyja premtojnë të jenë ndeshje të mira.

Edhe më interesante do të jenë ndeshjet e rrethit të dytë në basket. Kemi disa ndeshje që premtojnë betejë të madhe. Më e madhja pritet të zhvillohet të shtunën ku do të ndeshen armiqtë e vjetër Kroacia dhe Serbia. Serbia vjen favorite në këtë ndeshje, mirëpo ajo do të ju jep motivim shtesë skuadrës së re kroate, e cila arriti të kualifikohet në rrethin e dytë disi. Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Spanjës dhe Greqisë që zhvillohet po ashtu të shtunën. Ndërsa pa probleme këtë rreth pritet ta kalojnë SHBA (që pritet ta fitoj edhe titullin pa problem), Lituania dhe ndoshta Sllovenia. Një derbi i veçante do të jetë ai i Amerikës Jugore, ku skuadra më e mirë në botës sipas FIBA-s, Argjentina do të ndeshet me fqinjët Brazilin. Të dyja skuadrat kanë pasur paraqitje të mira deri tani, dhe pritet të jetë një ndeshje e baraspeshuar. Turqia ka fituar pesë ndeshje, por ata dinë të befasojnë për së keqi kur më së paku pritet. Franca nuk është për t’u nënçmuar.

Luan Morina